Friday, February 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Britania në alarm, publikohet raporti sekret: 40% e emigrantëve me gomone janë nga Shqipëria

Editor by Editor
August 6, 2022
in AKTUALITET
0
VIDEO/ Britania në alarm, publikohet raporti sekret: 40% e emigrantëve me gomone janë nga Shqipëria
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pothuajse 500 milionë paund janë shpenzuar në 7 vitet e fundit për parandalimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian.

Në total përfshihen shuma të mëdha që i janë dorëzuar qeverisë franceze në një përpjekje për të parandaluar azilkërkuesit e mundshëm që të largohen nga brigjet e tyre, si dhe për koston fillestare të marrëveshjes së azilit që Britania e Madhe ka firmosur me Ruandan.

LEXO EDHE:

Mbytet në Ulqin një 12 vjeçar shqiptar

Por, media britanike DailyMail ka publikuar një raport sekret të ushtrisë britanike, që zbulon se 40% e emigrantëve që kanë kaluar me gomone janë nga Shqipëria.

“40% e emigrantëve që kalojnë Kanalin anglez janë nga Shqipëria, një vend në paqe, jo një komb i shkatërruar nga lufta, sipas një raporti sekret të inteligjencës ushtarake”, raporton media britanike.

Gjithsej 1075 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla të organizuara nga bandat e kontrabandës së njerëzve gjatë një periudhe 6 javore këtë verë, ndërsa vitin e kaluar gjithsej 757 shqiptarë kaluan me gomone, sipas shifrave zyrtare të qeverisë britanike.

Bandat shqiptare thuhet se po blejnë gomone të fuqishme nga fabrikat kineze dhe po i përshtatin ato duke u kërkuar firmave kineze t’i bëjnë ato më të mëdha për të vendosur sa më shumë emigrantë në bord.

Ekspertët besojnë se kalimet po ushqehen nga mediat sociale, me kontrabandistët që reklamojnë shërbimet e tyre në TikTok dhe paguajnë deri në 5,500 paund për person. Ndërkohë, një oficer ndërlidhës i policisë shqiptare do të vendoset në Dover për të ndihmuar në trajtimin e problemit në rritje, por raportohet se ka mungesë të përkthyesve shqiptarë për të ndihmuar.

Zbulimi vjen në ditën kur një burrë në një kajak duhej të shpëtohej nga autoritetet britanike dje pasi u përpoq të kalonte kanalin i vetëm. 288 persona të tjerë kaluan Kanalin Anglez të premten, më 5 gusht, duke e çuar numrin e përgjithshëm të emigrantëve që arritën në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë në 1,372.

Pesë varka të vogla kaluan gjatë periudhës së fundit 24-orëshe, tregojnë shifrat e qeverisë. Në fillim të kësaj jave, një rekord i ri ditor u vendos pasi 696 persona bënë udhëtimin e rrezikshëm të hënën, sipas shifrave nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo shënoi vetëm herën e dytë këtë vit që më shumë se 600 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar përmes kalimeve me varka të vogla, me 651 që ishin regjistruar më 13 prill. Me 696 emigrantë të hënën, numri i përgjithshëm i njerëzve që kaluan këtë vit u rrit në 17,134.

Ndërkohë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel pritet të shpallë së shpejti një paketë të re financimi, që do të përfshijë dhjetëra milionë paund për francezët për më shumë patrullime në plazh dhe pajisje vëzhgimi.

“Rritja e kalimeve të rrezikshme të Kanalit është e papranueshme. Jo vetëm që janë një abuzim i hapur i ligjeve tona të imigracionit, por rrezikojnë jetë dhe pengojnë aftësinë tonë për të ndihmuar refugjatët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore. Akti i Kombësisë dhe Kufijve do të na mundësojë të godasim abuzimin me sistemin dhe kontrabandistët e njerëzve, të cilët tani do të jenë subjekt i një dënimi maksimal me burgim të përjetshëm”, tha një zëdhënës i qeverisë angleze.

Previous Post

VIDEO/ U ngacmuan gratë, plas grushti në Vlorë: Gjakosen keq pushuesit

Next Post

Tragjedi në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan nga pallati ditën e datëlindjes

Next Post
Tragjedi në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan nga pallati ditën e datëlindjes

Tragjedi në familjen shqiptare në New York, burri hedh gruan nga pallati ditën e datëlindjes

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jose Mourinho flet për herë të parë: Menaxhimi i ngjarjeve ka qenë sfidues.

Jose Mourinho flet për herë të parë: Menaxhimi i ngjarjeve ka qenë sfidues.

February 20, 2026
Autobusi mbyll derën në kohën e papërshtatshme, një e re plagoset, nis procedimi për shoferin.

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë në kryeqytet, raportohen të dhëna për një të plagosur

February 20, 2026
Burri, gruaja dhe djali arrestohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një fëmijë tjetër shpallet në kërkim.

Vrasja me thikë e një 32-vjeçari në Tiranë pas një mosmarrëveshjeje, detajet e para

February 20, 2026
"Helikopteri i policisë fluturoi mbi qytetarët në shesh", raporti i gazetarit për 20 shkurtin 1991: Monumenti i Enver Hoxhës si simbol i suksesit për studentët.

“Helikopteri i policisë fluturoi mbi qytetarët në shesh”, raporti i gazetarit për 20 shkurtin 1991: Monumenti i Enver Hoxhës si simbol i suksesit për studentët.

February 20, 2026
Jose Mourinho flet për herë të parë: Menaxhimi i ngjarjeve ka qenë sfidues.
LAJME

Jose Mourinho flet për herë të parë: Menaxhimi i ngjarjeve ka qenë sfidues.

by timoni.al
February 20, 2026
0

Jose Mourinho, trajneri i Benfica-s, u shpreh për mediat para ndeshjes së Ligës portugeze kundër AVS, një praktikë e zakonshme...

Read moreDetails
Autobusi mbyll derën në kohën e papërshtatshme, një e re plagoset, nis procedimi për shoferin.

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë në kryeqytet, raportohen të dhëna për një të plagosur

February 20, 2026
Burri, gruaja dhe djali arrestohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një fëmijë tjetër shpallet në kërkim.

Vrasja me thikë e një 32-vjeçari në Tiranë pas një mosmarrëveshjeje, detajet e para

February 20, 2026
"Helikopteri i policisë fluturoi mbi qytetarët në shesh", raporti i gazetarit për 20 shkurtin 1991: Monumenti i Enver Hoxhës si simbol i suksesit për studentët.

“Helikopteri i policisë fluturoi mbi qytetarët në shesh”, raporti i gazetarit për 20 shkurtin 1991: Monumenti i Enver Hoxhës si simbol i suksesit për studentët.

February 20, 2026
Milan, Massimiliano Allegri, tre kartona të kuq dhe tensioni i rritur, palë e nxehtë e trajnerit të kuqezinjve.

Milan, Massimiliano Allegri, tre kartona të kuq dhe tensioni i rritur, palë e nxehtë e trajnerit të kuqezinjve.

February 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jose Mourinho flet për herë të parë: Menaxhimi i ngjarjeve ka qenë sfidues.

Jose Mourinho flet për herë të parë: Menaxhimi i ngjarjeve ka qenë sfidues.

February 20, 2026
Autobusi mbyll derën në kohën e papërshtatshme, një e re plagoset, nis procedimi për shoferin.

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë në kryeqytet, raportohen të dhëna për një të plagosur

February 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al