Në seancën e sotme plenare, që ishte e para e parlamentit në këtë sesion kryefjalë ishte debati mes opozitës, PD-së.
Lindita Nikolla lexoi një njoftim që tha se i kishte dërguar Lulzim Basha ku ishte emëruar edhe kryetar i grupit të PD-së në vendin e Gazment Bardhit. Kjo shkaktoi të qeshura në Kuvend, por edhe debat mes Bardhit dhe Bashës.
Në momentin që u mbyll seanca, Bardhi kishte akuza të forta për Lulzim Bashën. “Mos u habisni që të shpallet edhe kryeministër.
https://www.tiktok.com/embed/v2/7274896259742190853?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2F5pyetjet.al%2F2023%2F09%2F04%2Ffoto-bardhi-debat-me-bashen-ne-kuvend-qesharak-kryetar-i-grupit-jam-une%2F%3Ffbclid%3DIwAR2iu_BLOPyYwfkIAoKRCYllPBHEucqP2nZQog-QC2mn93qfjNB7hEThZ40_aem_AWjqyUTtbdypLA7ryVzwIQhx91RziqdlZ7bj-AKbqwkGqXs3VursHuzMoYuWRCevzg4
Kryetari i grupit të PD-së, ashtu sikur kryetari i grupit të PS-së, zgjidhet nga anëtarët e grupit, deputetët, as nga kryetarja e kuvendit, as nga kryeministri dhe as nga një grup tjetër, si i PS-së. Imagjinoni pastaj të zgjidhet nga administrata e Kuvendit.

Kryetarin e grupit do ta zgjedhin deputetët e kuvendit, as Edi Rama, as deputetët e PS-së. Basha nëse ka ambicie për t’u bërë kryetar i grupit, të sigurojë 18-ta vota dhe e 19-ta do të jetë e Gazment Bardhit, kaq borxh ia kam për hir të bashkëpunimit që kam pasur me të” tha ai.