Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën, i “detyron” të jetojnë në një pallat me vrasësin

Editor by Editor
May 29, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën, i “detyron” të jetojnë në një pallat me vrasësin
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji i tij, një burrë me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në sytë e banorëve dhe qytetarëve të Durrësit të cilët nuk u habitën aspak.

Jo sepse e prisnin viktimën, por sepse krimi kishte kohë që ishte paralajmëruar. Tre denoncime në polici. Fqinjë që ankoheshin vazhdimisht për dhunën dhe agresivitetin e autorit.

Një viktimë që kishte denocuar disa herë autorin në polici para se të ndodhte vrasja e askush nuk i mori për bazë. Dhe mbi të gjitha, institucione që heshtën, u justifikuan dhe zgjodhën të mos veprojnë.

ADVERTISING

Ky është një rrëfim mbi krimin e paralajmëruar që nuk u ndal, për shkak të dështimeve institucionale, mungesës së reagimit, shpërfilljes së të dhënave dhe injorimit të rrezikut të dukshëm.

Një histori që vë në pikëpyetje sistemin e kujdesit për shëndetin mendor në Shqipëri, policinë e rendit dhe institucionet e mbrojtjes sociale. Dhe mbi të gjitha, një thirrje për llogaridhënie.

1 vit më parë në mes të një dite të zakonshme, në 14 shkurtin që duhej të ishte një simbol dashurie, qyteti i Durrësit u trondit me krismën e një tragjedie që shpoi zemrën e një nëne.

Halil Koka, vetëm 46 vjeç, u rrëmbye nga jeta në mënyrën më të dhimbshme, nga dora e një komshiu në mes të lagjes ku kishte ndërtuar jetën. Një konflikt banal, një goditje me thikë dhe një jetë u shua në vend.

Në polici, autori është shprehur se nuk kishte pasur për qëllim të vriste fqinjin e tij dhe ka menduar se vetëm e ka plagosur. Policia e Durrësit deklaroi pas ngjarjes se 35-vjeçari i cili kreu krimin vuan nga probleme të shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia.

Hetuesit në Durrës duke se tashmë e kanë të qartë se Halil Koka u vra pa faj, vetëm se kishte debatuar me fqinjin e tij që vuante nga probleme të theksuara mendore. Gjatë marrjes në pyetje, autori i krimit 35-vjeçari, Ilir Koçilja është shprehur se sherri kishte nisur para disa ditësh për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. Ndërsa mesditën e ngjarjes ai e priti fqinjin sapo doli nga pallati dhe e ndoqi me thikë në dorë derisa i mori jetën.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që të mos e linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi.

Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta.

Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gërvishtur makinën time. Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh.

Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagjja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”?. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë.

Më pas u largova dhe u fsheha për disa orë te lagja 11 deri sa më kapët ju. Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte.

Me vjen shumë keq për atë që ndodhi, jam penduar. Por konfliktin e nisi Halili”, – ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja.

Fqinjët tregojnë se 35-vjeçari ishte person problematik dhe konfliktual.

Mesditën e 14 shkurtit ai goditi me thikë në zemër 46-vjeçarin Halil Koka, të cilin e ndoqi nga pas për disa metra nga hyrja e pallatit deri në rrugën kryesore. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Koçilja i kishte para borxh dhe nuk pranonte t’i shlyente, por autori e ka mohuar këtë konflikt gjatë dëshmisë së tij në policinë e Durrësit.

Në banseën e famijes Koka aktualisht gjendet e vetme nëna e vitimës, e cila kudo ka vendosura fotografitë e djalit të saj të vetëm Halilit, të cilit i morën jetën padrejtësisht, si dhe nipit e nuses.

Këta të fundit janë larguar nga banesa për në Itali përkohësisht, ndërsa bashkëshortja e djalit e telefonon vazhdimisht të moshurën e cila endet nëpër dyert e institucioneve për të kërkuar drejtësi për të birin, por edhe për të siguruar një jetë normale larg vendit të krimit për nipin e saj dhe nusen e djalit.

Namire Koka mes dhimbjes rikthen skenën e ndodhur: “Jam nëna e Halil Kokës që më është sulmuar, më është vrarë tragjikisht me thikë nga një komshi këtu përballë shtëpis dhe menjëherë ka ndërruar jetë, ka gjet vdekjen”.

Ajo nuk kërkon luks, as drejtësi të madhe — vetëm të shpëtojë nipin e mitur nga hija e tragjedisë, nga dritarja ku babai i tij pa për herë të fundit jetën.

Mes lotësh Namira shprehet se: “Kjo është e papërballueshme, por bëhem e fortë për hir të nipit. Djali më ka lënë nipin 5 vjec. Të gjithë për këtë bëhet, që ta marr pjesën në rrugë ligjore, që kur të rritet ta përdorë për nevojat e veta”.

Ndërsa avokatja Erjola Perlesi shprehet se: “Fëmija i mitur ka të drejtën të ketë mbrojtjen e tij, por mos të rritet në një vend që i shkakton trauma psikike, psikologjike dhe sociale në zhvillimin e tij”.

Por Gjykata e Durrësit e sheh këtë si një rrezik për fëmijën e mitur që po i shitet banesa ku jetonte me gjyshen dhe nënën e tij, e mundet t’i mohojnë pjesën e pronës që i takon.

Denoncuesja sqaron se prona është e trashëguar dhe nuk ka konflikt me askënd për këtë banesë: “Shtëpia ka qenë në emër të Sherif Kokës, burrit që më ka vdekur. Kam bërë çelje trashëgimie, kam nxjerrë dhe dokumentin për çelje trashëgimie të Halilit që t’i takojë pjesa nipit dhe këtë kërkesë e ka bërë vetë nusja që djali të marrë pjesën”.

Një histori absurde, a thua se të miturin më shumë se nëna dhe gjyshja e tij e do vërtetë një gjyqtare e shkallës parë Durrës.

Zonja Koka më tej shton: “Më 20 janar të vitit 2025 gjyqtarja tha rrëzohet kërkesa sepse nuk e dinte gjyqtarja në është apo nuk është në të mirën e të miturit, një përgjigje pa kuptim”.

Ndërsa nëna e të miturit së bashku me gjyshen, kërkojn të shesin shtëpinë pasi përballë hyrjes së tyre kanë xhaxhanë e vrasësit dhe në katin e parë përballë, banesën e autorit të vrasjes.

Dhe këtë, vetëm që i mituri të mos rritet në një vend ku iu vra babai, për t’u shpëngulur në një lagje tjetër po në qytetin e Durrësit.

Ata nuk duan hakmarrje, por të jetojnë jashtë atij realiteti makabër që panë fëmijën dhe bashkëshortin të mbytur në gjak e ku kryefamiljari humbi jetën padrejtësisht. Por edhe për të miturin që kërkon babanë e tij në shtëpi apo lagje ku ata banojnë.

Mes kujtimeve dhe komshinjve që i shkaktuan dhimbjen Namire Koka ndihet e kërcënuar: “Përballë është autori i vrasjes Ilir Koçilja, e kam përballë shtëpisë, ja ku është, këtu jeton xhaxhai i vet, ndërkohë unë kam frikë të dal nga shtëpia se poshtë ka pasur shtëpinë e vet ai.

Vijnë edhe njerëzit e afërt të atij, kështu që këtu jeta është komplet e pabanueshme për mua”.

Avokate Erjola Perlesi sqaron se, “duke qenë në rast konkret që banesa e autorit dhe viktimës janë shumë afër dhe ngjarja ka ndodhur po shumë afër banesës, me të drejtë familjarët e viktimës i janë drejtuar Gjykatës”.

Ndërsa psikologia Enertila Bekteshi thekson se: “Në një rast të tillë shteti duhet të mbështesë në një qasje të integruar ku përfshihet Ministria e Shëndetësisë me trajtim psikiatrik për agresorin dhe ndihmë psikologjike për viktimat.

Dhe në një rast të tillë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës zgjidhjen e shpejtë për banesën dhe mbrojtje ligjore për viktimat si dhe duhet që nëpërmjet Bashkisë të përfshijë strehim alternativ të përfshirë në programe sociale. Gjithashtu të përfshihet në këtë proces edhe Policia e Shtetit për t’i dhënë siguri”.

Sot, një vit më pas, Namira Koka nëna e Halilit endet nëpër korridoret e gjykatave duke kërkuar që shtëpinë ku ajo banonte me djalin e saj të vetëm, nipin dhe bashkëshorten e djalit, ta kalojë në bashkëpronësi dhe ta shesë që të largohet nga shtëpia që tashmë është kthyer në varr të hapur emocional.

Mes pikëllimit, Namira ndan dhimbjen që ky sistem i shkaktoi: “Këtë djalë këtë dritë kisha djalë me zëmër të madhe”.

Denoncuesja akuzon sistemin gjyqësor:  “Flora Reka, i kam shkuar më është mohuar e drejta ligjore zonjë, herën e parë nuk më priti, herën e dytë më tha kam shumë punë, kam shumë punë, a thua kishte ajo hallin tim”.

Në një ditë që duhej të ishte e heshtur për një tjetër dhimbje, ajo u kthye në tragjedi personale. Por brenda atyre pak hapave, ndodhi e paimagjinueshmja.

Në befasi, pa paralajmërim, djali i saj u qëllua me thikë nga Ilir Koçilja, pikërisht në momentin që ai po priste tek stacioni i autobuzit. Sipas familjarëve të viktimës, Halili nuk pati kohë as për fjalë, as për ndihmë dhe kjo ishte një ndarje e papritur dhe e përjetshme e tij.

Dhe ajo që nisi si një nderim për një humbje, përfundoi në dhimbjen më të madhe të jetës së saj.

Namire Koka rikthen ngjarjen dhe përshkruan momentet e fundit kur djalin e kishte përkrah: “Djali sa më la mua në shtepi. 100 metra larg shtëpisë ai i del dhe e godet me thikë menjëherë në befasi, më sjell mua në shtëpi, e presin shokët, aty në befasi e sulmon i sëmuri mendor dhe të gjithë njerëzit janë befasuar se djali im aty gjeti vdekjen e menjëhershme”.

Ilir Koçilja që i mori jetën Halil Kokës, vrasësi që i mori jetën, sipas dëshmisë së nënës, ishte një njeri i braktisur nga familja — jetonte i vetëm, pa mbështetje, pa kontroll, pa ndonjë sistem social që ta ndalonte përpara se të kthehej në rrezik.

Ndërsa banonte i vetëm në një apartament në katin e parë para pallatit të tyre. Ku sot është vendosur mbishkrimi “Vrasësi Endacak”.

Denoncuesja sqaron se i sëmuri mendor jo vetëm që ishte braktisur nga shteti, por edhe nga prindërit e tij: “Vrasësi që më vrau djalin ishte i braktisur nga 2 prindërit. Ata ikën në Amerikë, e kishin braktisur”./Vetting

Previous Post

“Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

Next Post

Alimehmeti ankimon rezultatin e zgjedhjeve, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Next Post
Alimehmeti ankimon rezultatin e zgjedhjeve, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Alimehmeti ankimon rezultatin e zgjedhjeve, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

December 14, 2025
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

December 14, 2025
Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.
AKTUALITET

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

by timoni.al
December 14, 2025
0

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se aksesi rrugor Kakavijë–Janinë, veçanërisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar...

Read moreDetails
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

December 14, 2025
Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

December 14, 2025
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al