Monday, November 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vendi i parë i G7 që ndërmerr këtë hap, DW: Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Editor by Editor
July 27, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vendi i parë i G7 që ndërmerr këtë hap, DW: Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FRANCË- Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do ta njihte shtetin palestinez. Njohja zyrtare, tha Macron, do të bëhej në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Macron e sheh këtë hap si reagim ndaj situatës gjithnjë e më të dëshpëruar në Gaza, ndaj pamjeve dhe raportimeve të njerëzve të uritur dhe ndaj thirrjeve të përsëritura dhe dramatike nga organizata të shumta ndihme.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve dhe ndihmë humanitare masive për popullin e Gazës”, shkruan Macron. Në të njëjtën kohë, ai bën thirrje për “demilitarizimin e Hamasit”  dhe të gjithë shtetit palestinez, pasi të njihet nga Franca, i cili duhet ta “njohë plotësisht Izraelin”. Kjo, tha ai, do të kontribuonte në sigurinë e të gjithëve në rajon. Nuk ka alternativë.

Njoftim i mëparshëm

Presidenti francez kishte premtuar edhe më parë njohjen e Palestinës, por më pas e kishte shtyrë këtë. Fillimisht ai donte ta njoftonte këtë në një konferencë të OKB-së mbi zgjidhjen me dy shtete në Nju Jork – por për shkak të sulmit izraelit ndaj Iranit, kjo konferencë u shty nga qershori në fund të këtij muaji.

Macron tani e rindez debatin ndërkombëtar të bllokuar mbi zgjidhjen me dy shtete. Franca ndjek shembullin e vendeve të tjera evropiane si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia, të cilat gjithashtu e kanë njohur kohët e fundit Palestinën. Një total prej 147 shtetesh e kanë ndërmarrë këtë hap. Njohja nga Parisi do të kishte rëndësi të veçantë ndërkombëtare: Franca do të ishte shteti i parë i G7 që do të njihte Palestinën – dhe anëtari i parë perëndimor i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Njoftimi i presidentit francez motivohet edhe nga politika e brendshme. Kundërshtarët e tij politikë e kanë akuzuar prej kohësh se ka vepruar me shumë hezitim në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe se nuk ka arritur të krijojë një vijë të qartë. Tani Macron sheh një mundësi për ta profilizuar Francën si një aktore të pavarur në konfliktin e Lindjes së Mesme. Ato pjesë të publikut francez që prej kohësh kanë kërkuar një rol më aktiv evropian në Lindjen e Mesme e mirëpresin veprimin e presidentit të tyre. Duhet thën se vështirë se ka një vend në Evropë ku konflikti i Lindjes së Mesme është aq polarizues sa është në Francë.

Kritika të ashpra nga Izraeli, vlerësime nga bota arabe, po perëndimi?

Reagimet nga Izraeli pas njoftimit nuk vonuan. Kryeministri Benjamin Netanyahu e dënoi ashpër vendimin e Macron, duke thënë se ai “shpërblente terrorizmin” dhe “rrezikonte krijimin e një shteti tjetër përfaqësues iranian, ashtu siç ishte bërë Gaza si  e tillë”. Një shtet palestinez në këto kushte, tha Netanyahu, “do të ishte një platformë startimi për shkatërrimin e Izraelit”.

Vetë organizata terroriste e Hamasit e mirëpriti vendimin e Macronit si një “hap në drejtimin e duhur”, edhe pse sigurisht nuk do të ishte dakord me kërkesën për “çmilitarizimin”. Vlerësime erdhën edhe nga bota arabe, veçanërisht nga Arabia Saudite, Ministria e Jashtme saudite e mirëpriti pozitivisht njoftimin e Macronit.

“Duke njohur Palestinën, Franca do të inkurajojë ose edhe do të ushtrojë presion mbi shtetet e tjera që të ndjekin shembullin e saj, qoftë Belgjika, Danimarka apo Luksemburgu. Apo edhe Britania e Madhe, Australia apo Kanadaja”, u shpreh për DW Hugh Lovatt, ekspert i Lindjes së Mesme në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu gatishmërinë e tij ndaj një iniciative të re evropiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por mbetet i kujdesshëm në çështjen e njohjes së Palestinës.

Qëndrimi politik i Berlinit zyrtar ndaj iniciativës së Macronit ka qenë gjithashtu i kujdesshëm dhe i baraspeshuar. Gjermania ende nuk e njeh Palestinën, ajo ruan qëndrimin e saj të mëparshëm, se një hap i tillë duhet të ndërmerret vetëm në përputhje me negociatat ndërkombëtare. Por iniciativa e Francës e vendos Berlinin në një pozicion të vështirë: Nga njëra anë, Gjermania kërkon unitet evropian, ndërsa nga ana tjetër, Gjermania është partnerja më e ngushtë e Izraelit në Evropë.

Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara mbajtën qartë anën e Izraelit dhe e kritikuan ashpër njoftimin e presidentit francez. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, postoi në X se vendimi “i shërben vetëm propagandës së Hamasit” dhe është “një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit”. Më 7 tetor 2023 Hamasi kreu një sulmi terrorist të paparë ndaj Izraelit, ku u vranë më shumë se 1,200 vetë dhe më shumë se 250 të tjerë u morën peng. Ky sulm ishte shkaku i drejtpërdrejtë për luftën aktuale në Rripin e Gazës.

Cilat janë pasojat praktike të njohjes së shtetit palestinez nga Franca?

Vendimi i Macron është kryesisht simbolik, pasi ai nuk ka ndonjë pasojë konkrete sipas ligjit ndërkombëtar përtej asaj të marrëdhënies dypalëshe midis Francës dhe një shteti palestinez. Por Franca mund të krijojë ose thellojë marrëdhënie të drejtpërdrejta me Autoritetin Palestinez në të ardhmen – për shembull, përmes ambasadave, marrëveshjeve tregtare ose programeve të ndihmës.

Ajo që diihet thjesht njohja e shtetit palestinez nuk ka gjasa të ndryshojë situatën në terren për momentin,, pasi çështje të rëndësishme mbeten të pazgjidhura, si psh: kufijtë brenda të cilëve do të njihej një shtet palestinez. Është gjithashtu e paqartë se si ideja e Macron për një “shtet të çmilitarizuar” që do të njihet nga Izraeli mund të pajtohet me idetë e qeverisë izraelite, por edhe të Hamasit./DW

Previous Post

Bashkë me një tjetër dhunoi kamarierin në Vlorë se ngatërroi porosinë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë, Ardian Isufi

Next Post

U dhunua nga ish-shefi i qarkullimit Vlorë, flet kamarieri 18-vjeçar: I thash mos ofendo, më goditën me grushte

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

November 3, 2025
Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

November 3, 2025
Tirana nuk arrin të gjendet as me trajnerin e tretë këtë sezon, teksa pëson një tjetër humbje në kampionat nga Bylisi.

Tirana nuk arrin të gjendet as me trajnerin e tretë këtë sezon, teksa pëson një tjetër humbje në kampionat nga Bylisi.

November 3, 2025
Napoli, Antonio Conte: ‘Marotta s’ka keq’ për arbitrat? Disa fjalë dhe çfarë pasoi…

Napoli, Antonio Conte: ‘Marotta s’ka keq’ për arbitrat? Disa fjalë dhe çfarë pasoi…

November 3, 2025
29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge
LAJME

29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

by timoni.al
November 3, 2025
0

Në kuadër të aktiviteteve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Forca e Posaçme Operacionale...

Read moreDetails
Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

November 3, 2025
Tirana nuk arrin të gjendet as me trajnerin e tretë këtë sezon, teksa pëson një tjetër humbje në kampionat nga Bylisi.

Tirana nuk arrin të gjendet as me trajnerin e tretë këtë sezon, teksa pëson një tjetër humbje në kampionat nga Bylisi.

November 3, 2025
Napoli, Antonio Conte: ‘Marotta s’ka keq’ për arbitrat? Disa fjalë dhe çfarë pasoi…

Napoli, Antonio Conte: ‘Marotta s’ka keq’ për arbitrat? Disa fjalë dhe çfarë pasoi…

November 3, 2025
Turqia pëson një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 4.9 ballë, në të njëjtën zonë si ai i javës së kaluar.

Turqia pëson një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 4.9 ballë, në të njëjtën zonë si ai i javës së kaluar.

November 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

November 3, 2025
Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

November 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al