Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve”/ Zbardhet vendimi, pse gjykata la qeli kryebashkiakun

Editor by Editor
April 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Telefononi Gent Sulën dhe Meron se po luaj mendsh”, Veliaj në panik: Duan të më transferojnë në Alkatraz!
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka zbardhur vendimin për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndaj të cilit më 13 mars u konfirmua masa e sigurisë “arrest me burg”. Në vendimin e siguruar nga Dosja.al thuhet se pse u pranua kërkesa e SPAK për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës. 

Gjithashtu në vendim thuhet dhe sjellja intimiduese jo vetëm e Veliajt por dhe e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe rreziku se mund të ‘helmojnë provat’. Në vendim thuhet qartë se Veliaj i cili është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij.

Pjesë nga vendimi i Apelit të GJKKO-së

Në rastin konkret Gjykata e çmon të drejtë qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme se në rastin e titullarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit Erion Veliaj, por edhe të bashkëshortes së tij, shtetases Ajola Xoxa, rreziku i marrjes ose vërtetësisë së provës, bazuar kjo në tërësinë e rrethanave të faktit është real dhe i vazhdueshëm, nëse shtetasit nën hetim vijojnë të mos i nënshtrohen kufizimeve të lirisë nga ato që Kushtetuta e Republikës dhe ligji procedural penal parashikon.

Kjo kërkesë argumentohet me qëllimin e Prokurorisë së Posaçme për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur pengimin, ngadalësimin apo dhe devijimin në mënyrë të parregullt të procesit të të provuarit dhe vërtetimin e rrethanave të faktit të lidhura këto me procedimin penal në fjalë.

Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej vartësve të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit e BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimin se ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’

Ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak deri në këtë moment, sidomos në raport me personat që janë thirrur për të bërë deklarime pranë organit procedues, por edhe me sjelljen që kanë shfaqur shtetasit nën hetim gjatë kësaj periudhe. Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues.

Gjithashtu, prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e “Partners Law” sh.p.k., dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksioneve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës. Nga ana tjetër, duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqendruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, është e qartë se mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni është e prekshme, përsa kohë që nga vetë natyra e tij hierarkike persona të varur në funksionet e tyre mund të intimidohen nga shtetasi nën hetim.

Gjithashtu, Gjykata çmon se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se shumica e deklaruesve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme janë kontaktuar para dhe pas seancave të marrjes në pyetje nga shtetasit nën hetim, specifikisht bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë. Akoma më e rëndë paraqitet kjo situatë po të kemi në konsideratë dyshimet për kryerjen e veprimeve të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një pjesë e madhe e deklaruesve ka pohuar se janë kontaktuar nga shtetësja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej saj, duke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues. Akoma më e rëndë paraqitet situata kur bëhet fjalë për shtetasen Ina Goxhaj, e cila është treguar mjaft e qartë në lidhje me takimet e zhvilluara para se të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme, çfarë e ka orientuar shtetësja Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka, si edhe faktin që ka takuar shtetasen Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, sipas orarit të lënë nga këto të fundit. Ky takim është dokumentuar nga grupet e vëzhgimit të hetuesve të BKH-së. Për më tepër, nisur nga deklarimet e shtetases Ina Goxhaj, kësaj të fundit i është kërkuar telefoni, i cili në fakt i është marrë, për t’ju zëvendësuar me një tjetër nga shtetësja Ajola Xoxa. Po, ashtu sipas të njëjtave deklarime, të cilat do të jenë objekt hetimi përgjatë hetimit paraprak, ka dyshime se aparati telefonik celular i kësaj shtetase është asgjësuar me ndihmën e shtetases Klotilda Bushka, në shtëpinë e prindërve të kësaj të fundit. E pyetur në lidhje me këto kontakte për persona që nuk janë pjesë e stafit të “Partners Law” sh.p.k., shtetësja Ajola Xoxa i mohoi në mënyrë kategorike.

172.2.2. Gjykata, vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, duke pasur parasysh sanknsionin e veprës penale dhe prirjen normale dhe natyrore të çdokujt për gëzimin e lirisë personale ka vend për të dyshuar racionalisht se, personi nën hetim ka nevojë të sigurohet. Kështu, në rastin objekt gjykimi, Gjykata vlerëson se, kemi të bëjmë me një frikë, mendim dhe dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit po të lihen pa masë, ata mund të largohen për të pamundësuar apo penguar qëllimisht zhvillimin normal të procedimit penal, duke pasur parasysh pasojat e veprës dhe marzhin e dënimit të veprës penale që dyshohet se kanë konsumuar, që dënohet me 5, 12 dhe 15 vjet burgim.

"Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve"/
"Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve"/
Previous Post

Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës

Next Post

“Huazojmë para nga fshatarët kinezë”, Kina reagon pas komenteve të zëvendëspresidentit Vance: Injorant dhe i pasjellshëm

Next Post
“Huazojmë para nga fshatarët kinezë”, Kina reagon pas komenteve të zëvendëspresidentit Vance: Injorant dhe i pasjellshëm

"Huazojmë para nga fshatarët kinezë", Kina reagon pas komenteve të zëvendëspresidentit Vance: Injorant dhe i pasjellshëm

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

December 16, 2025
BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

December 16, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Lajmi Fundit

Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

by timoni.al
December 16, 2025
0

Ushtria amerikane ka realizuar sulme ajrore ndaj tre anijeve të dyshuara për trafikim droge në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar vdekjen...

Read moreDetails
BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

December 16, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

December 16, 2025
BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al