E enjtja ka nisur e vrullshme në SPAK. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas të gjitha gjasave nuk është thirrur për inceneratorët apo dosjen 5D, por Veliaj do të japë deklarime para prokurorit Olsi Dado në lidhje me hetimin e regjistruar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
BKH me urdhër të SPAK tre javë më parë i sekuestroi celularin gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.
SPAK është duke hetuar pasurinë e familjes së kryebashkiakut të Tiranës.