Monday, October 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Vdekja e Artur Zhejit, një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë në vend”, avokati Llangozi: Ambulanca krejtësisht e papajisur! Pacienti nuk u shtri në barrelë…

Editor by Editor
August 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media, Vendi
0
“Vdekja, kjo Zonja e Madhe!” Çfarë ka shkruar Artur Zheji për ndarjen nga jeta një vit më parë
0
SHARES
46
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Llangozi në reagimin e tij është shprehur se humbja e publicistit ka ardhur nga mënyra e trajtimit që iu bë në Spitalin e Sarandës dhe ekipin e urgjencës së këtij institucioni.

Ai theksoi se ditën tragjike kur Zheji shprehu shqetësime shëndetësore mbërriti një ambulancë që rezultoi krejtësisht e papajisur për të përballuar një rast të tillë kritik. Avokati shtoi se pacienti nuk u mor i shtrirë në barrelë, por eci vetë për të hipur në ambulancë. Ai shtoi se ky është një veprim që bie ndesh me çdo standard mjekësor dhe që rrit ndjeshëm rrezikun në rast infarkti akut.

Avokati u shpreh se tragjedia e Artur Zhejit nuk është vetëm një dështim individual i një ekipi të urgjencës, por një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë publike në vend. Sipas tij qytetarëve u mungon garancia më elementare për trajtim sipas standardeve.

“Një nga shkaqet që çuan drejt humbjes së jetës së publicistit të njohur Artur Zheji lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e trajtimit që iu bë në Spitalin e Sarandës dhe ekipin e urgjencës së këtij institucioni.

Pas njoftimit për gjendjen e rëndë të pacientit, në vendngjarje mbërriti një ambulancë që rezultoi krejtësisht e papajisur për të përballuar një rast të tillë kritik. Në vend që të zbatohej protokolli standard për një atak akut kardiak, që përfshin monitorim kardiak, oksigjenoterapi, EKG, aspirinë, medikamente për dhimbjen dhe transport urgjent të pacientit në barrelë, ambulanca kishte vetëm një shtrat bosh, pa asnjë pajisje bazike për shpëtimin e jetës.

Më skandaloze është fakti se pacienti nuk u mor i shtrirë në barrelë, por u lejua të ecte vetë për të hipur në ambulancë, një veprim që bie ndesh me çdo standard mjekësor dhe që rrit ndjeshëm rrezikun në rast infarkti akut.

Një tjetër element kritik ishte mungesa e përgatitjes së defibrilatorit. Në çdo ambulancë dhe urgjencë spitalore defibrilatori është pajisje bazë që duhet të vihet menjëherë në dispozicion sapo dyshohet për atak kardiak. Në rast arresti, ekipi duhet të nisë reanimacionin kardiopulmonar (CPR) dhe të aplikojë defibrilacion sipas protokollit ACLS. Në rastin e Zhejit, nuk u bë as përgatitja më minimale për këtë procedurë jetike, duke e lënë pacientin pa mundësinë elementare të shpëtimit.

Ky rast tregon jo vetëm mungesën e pajisjeve bazë në shërbimin e urgjencës së Sarandës, por edhe papërgatitjen profesionale të stafit. Në vend që të ishte një ambulancë e pajisur për të shpëtuar jetë, ajo u shndërrua në një mjet transporti i ftohtë dhe i padobishëm, duke ia mohuar pacientit shansin për të marrë ndihmën e parë të specializuar dhe për të mbërritur gjallë në një qendër spitalore me kapacitete më të larta.

Tragjedia e Artur Zhejit nuk është vetëm një dështim individual i një ekipi të urgjencës, por një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë publike në vend. Qytetarëve u mungon garancia më elementare për trajtim sipas standardeve, duke u lënë jetën në mëshirë të fatit dhe të një sistemi të degraduar që shpesh dështoi edhe atje ku çdo sekondë ishte çështje jete a vdekjeje.

Edhe më shqetësuese është fakti se, pavarësisht shkeljeve flagrante të protokolleve mjekësore dhe dyshimeve të arsyeshme për neglizhencë që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së Artur Zhejit, organet ligjzbatuese nuk kanë nisur asnjë hetim.

Deri më sot, as prokuroria dhe as institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të verifikuar përgjegjësinë ligjore të personelit mjekësor apo të drejtuesve të spitalit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se rasti po tentohet të mbulohet në heshtje,” tha ai.

Previous Post

Bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë: Macron sugjeron se Putin mund të kishte ‘manipuluar’ Trump-in nëse…

Next Post

Kuvendi përfundon shqyrtimin e pozicioneve negociuese për 6 grup-kapitujt/ Spiropali: Po presim dy konferenca ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Koalicioni VLEN siguroni fitoren në 4 komuna në raundin e parë, ndërsa BDI me partnerët e saj arrin 3 të tilla. Rezultatet në territorin shqiptar.

October 19, 2025
Pamje/ Kontest për dy kartonë të kuq, Real Madrid mposht rivalët e kryeqytetit me një gol të Mbappes dhe rikthen liderin në La Ligë

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në RMV, Daut Beqiri nga VLEN-i arrin të fitojë në Haraçinë me një epërsi prej mbi 30 votash ndaj kandidatit të AKI-së.

Kandidati i koalicionit VLEN kryeson ndaj kandidatit të AKI-së në Tetovë me mbi 3 mijë vota përparësi.

Lajmi Fundit

by timoni.al
October 19, 2025
0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur se shumica e votave janë numëruar në komunat shqiptare, me disa rezultate që kërkojnë...

Read moreDetails
Pamje/ Kontest për dy kartonë të kuq, Real Madrid mposht rivalët e kryeqytetit me një gol të Mbappes dhe rikthen liderin në La Ligë

Pamje/ Kontest për dy kartonë të kuq, Real Madrid mposht rivalët e kryeqytetit me një gol të Mbappes dhe rikthen liderin në La Ligë

October 19, 2025
Rezultatet e zgjedhjeve lokale në RMV, Daut Beqiri nga VLEN-i arrin të fitojë në Haraçinë me një epërsi prej mbi 30 votash ndaj kandidatit të AKI-së.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në RMV, Daut Beqiri nga VLEN-i arrin të fitojë në Haraçinë me një epërsi prej mbi 30 votash ndaj kandidatit të AKI-së.

October 19, 2025
Kandidati i koalicionit VLEN kryeson ndaj kandidatit të AKI-së në Tetovë me mbi 3 mijë vota përparësi.

Kandidati i koalicionit VLEN kryeson ndaj kandidatit të AKI-së në Tetovë me mbi 3 mijë vota përparësi.

October 19, 2025
Video/ Super Leao nxjerr në pah Milani, portugezi shndërron ndeshjen me dygolësh ndaj Fiorentinës dhe çon kuqezinjtë në krye të klasifikimit.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Koalicioni VLEN siguroni fitoren në 4 komuna në raundin e parë, ndërsa BDI me partnerët e saj arrin 3 të tilla. Rezultatet në territorin shqiptar.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Koalicioni VLEN siguroni fitoren në 4 komuna në raundin e parë, ndërsa BDI me partnerët e saj arrin 3 të tilla. Rezultatet në territorin shqiptar.

October 19, 2025
Pamje/ Kontest për dy kartonë të kuq, Real Madrid mposht rivalët e kryeqytetit me një gol të Mbappes dhe rikthen liderin në La Ligë

Pamje/ Kontest për dy kartonë të kuq, Real Madrid mposht rivalët e kryeqytetit me një gol të Mbappes dhe rikthen liderin në La Ligë

October 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al