Beteja e forcave për zjarfikje, banorëve dhe vullnetarëve vazhdon për të tretë ditë me frontet e zjarrit në shumë zona të Greqisë, me ndihmën e mjeteve ajrore. Mëngjesi i së enjtes ka pranuar raportime për vatra zjarri në Ahaia, pranë Patrës, me një situatë më të mirë në ishujt Hios dhe Filippiada. Ndërkohë, operacionet e zjarrfikësve kanë arritur të vendosin nën kontroll zjarret në Zakintho dhe Ilia të Peloponezit.
Në Ahaia, pesë avionë dhe gjashtë helikopterë po punojnë për të shuar zjarrin e vazhdueshëm. Janë angazhuar mbi 140 zjarrfikës, të mbështetur nga 5 grupe këmbësorësh dhe 41 automjete. Një numër i konsiderueshëm banorësh ka braktisur shtëpitë e tyre pas një urdhri nga autoritetet, ndërsa policia ka arrestuar të paktën dy persona për zjarrvënie të qëllimshme në këtë zonë.
Në Kipouries të Kios, situata ka filluar të përmirësohet pas një beteje intensive me flakët gjatë natës. Po ashtu, pranë qytetit të Artës, avioni zjarrfikës ka filluar të veprojë për të menaxhuar një zjarr të madh që kishte kërcënuar disa fshatra, dhe falë përpjekjeve të zjarrfikësve dhe vullnetarëve, janë shuar shumë vatra zjarrish, duke lënë disa të vogla.
Megjithatë, një zjarr i madh ka shpërthyer në Argolidha të gadishullit të Peloponezit. Zjarret kanë shkatërruar mbi 100,000 hektarë tokë, duke përfshirë pyje, ullishte dhe banesa, dhe kanë çuar në humbjen e shumë bagëtive. Shumë nga zonat e prekura nuk kanë energji elektrike ose ujë. Autoritetet ende janë në gjendje gatishmërie të lartë, pasi rreziku i zjarreve vazhdon të jetë në nivelin 4 në pesë rajone të vendit. Situata mbetet alarmante dhe përpjekjet për kontrollin e zjarreve janë në vazhdimësi.















