Friday, June 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Valona Construction” 3.4 milion euro tendera/ Nga “Marina Bay” tek tenderat publikë: Lidhjet e dyshimta të Besnik Lulajt me qeverinë dhe bosët e Meksikës

Editor by Editor
June 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Valona Construction” 3.4 milion euro tendera/ Nga “Marina Bay” tek tenderat publikë: Lidhjet e dyshimta të Besnik Lulajt me qeverinë dhe bosët e Meksikës
0
SHARES
152
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Besnik Lulaj, biznesmen me bazë në Vlorë, njihet si pronar përfitues i kompanisë Valona Konstruk­sion (NIPT K26330202E), e themeluar në gusht 2001. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ai mban 99% të aksioneve dhe ka shërbyer si administrator që në vitin 2002, me ndryshime të përsëritura në bord gjatë viteve të fundit  .

Valona Konstruk­sion është pjesë të një grupi firmash, përfshirë “Marina Bay Luxury Resort & Spa” (i riemërtuar Valona Konstruk­sion në fund të 2019) dhe “Entertainment & Gaming”, të gjitha me Besnik Lulajn si themelues dhe administrator  .

Në vitet 2017–2022, kompania ka përfituar tenderë publikë në vlerë të përafërt me 3.4 milionë euro, përfshirë kontrata të rëndësishme nga Kryesia e Kuvendit, Kryeministria dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare  . Disa nga tenderët më të spikatur janë:

  • Rikonstruksioni i Spitalit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, ku Valona Syntax fiton në kombinim me “Ndregjoni” me ofertë që kap 96% të fondit limit, pavarësisht se kishte oferta më të ulëta nga konkurrentë  .
  • Tenderi për shkollën “Lef Sallata” në Vlorë, me vlerë rreth 1.5 milionë euro, ku pavarësisht se 6 nga 9 ofertuesit kishin çmime më të ulëta, Valona Konstruk­sion arriti të fitojë kontratën  .
  • Projekte të tjera në Pogradec, Spitalin Qendror dhe vila qeveritare, shpesh me procedura që ngrejnë dyshime për mungesë konkurrence dhe skualifikim të konkurentëve ().

Në të njëjtën kohë, media investiguese dhe burime si Pamfleti kanë lidhur Lulajn me kartelin meksikan “Sinaloa”, përmes biznesit të përbashkët me Luftar Hysa — i akuzuar si anëtar i kartelit — në sektorë si kazinotë, resortet dhe prodhimi i midhjeve në Liqenin e Butrintit  .

Nga marsi 2014, Besnik Lulaj, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ka marrë leje për monopol në prodhimin dhe eksportin e midhjeve në Butrint, përmes kompanisë “Aquaproduct Butrinti Sh.p.k.” — duke marrë përdorim për 99 vjet pa qera, dhe duke diktuar çmimin dhe skema ndaj prodhuesve të tjerë  . Po kështu, kanë rezultate dyshime që liçenca për resortin “Marina Bay” në det shtetëror dhe dy kazino janë dhënë me ndërhyrje politike, pas takimit të Lulajt e Hysës me kryeministrin në 2 tetor 2020  .

Rrjeti i tyre i biznesit përfshin kompani të tjera, si OVLA Systems (bashkëpronarë Geri Lulaj e Fabjon Hysa) dhe “Gaming MTech Sh.p.k” (bashkëpronarë në lidhje me Gramoz Murataj – i burgosur)  . Financimet e mëdha, si 24 milionë euro nga grupi i El Chapo për dy kazino, si dhe 18 milionë për resortin në Vlorë, janë dokumentuar nga inspektimet ndërkombëtare  .

Pavarësisht këtyre fakteve, deri tani nuk janë ngritur akuza zyrtare nga SPAK. Shumë nga mediat kanë kërkuar hetim të menjëhershëm, duke argumentuar se në tavolinën e SPAK janë prova të mjaftueshme për të hetuar lidhjet e Lulajt me korrupsion dhe krim të organizuar

Tendera me vlera të larta – pa konkurrencë, me dyshime

  • **Tender 1 – Spitali “Mbretëresha Geraldinë” (Tiranë)**
    Fitues: Valona Konstruk­sion në bashkim me “Ndregjoni” shpk.
    Objekti: rikonstruksion, termoizolim. Fond limit: ~237.85 mln lekë pa TVSH (rreth 3 miliardë lekë të vjetra).
    Oferta fituese: ~96% e fondit limit, ndonëse një kompani tjetër kishte ofertuar rreth 300 mln lekë të vjetra më pak  .
  • Tender 2 – Bashkia Vlorë (Shkolla “Lef Sallata”)
    Kompania fitoi rreth 1.5 milionë euro, edhe pse oferta të tjera të ulta u injoruan; ekspertët e të ashtuquajturat “flamur të kuq” të Open Data Albania evidentuan mungesë konkurrencë ().
  • Tender 3 – Bashkia Pogradec (Shkolla “Myredin Bashalli”)
    Vlera: rreth 600 milionë lekë të vjetra. Valona Konstruk­sion u shfaq si fituese, megjithëse kishte konkurrencë me oferta më të lira që u përjashtuan  .
  • Tender 4 – Vila qeveritare (kryeministri)
    Vlera: rreth 1.3 miliardë lekë. Dyshime për proceduralitet të “paracaktuar”, pasi konkurrentët u skualifikuan pa meritë të dukshme  .

🧩 

Lidhjet me grupe kriminale – shqetësim ekzistencial

  • Investigimet në media theksojnë se Valona Konstruk­sion është pjesë e një rrjeti që lidh kompani me pronarë të akuzuar për lidhje me kartelin Sinaloa (Meksikë), përmes ortakut Luftar Hysa  .
  • Tenderi i Spitalit “Geraldinë” u menaxhua nga Drejtoresha e Spitalit, Ediona Demaliaj, një episod që përforcon dyshimet për influnce të organizuar në prokurime publike


Si Besnik Lulaj mori tenderin 3 miliardë lekë tek materniteti mbretëresha Gelardinë!

Duket se krimi ka hyrë gjithmonë e më shumë në tenderat publikë. Nëse më parë kemi denoncuar rastet kur tenderat jepeshin ndaj personave të ndryshëm në mënyrë korruptive ku secili merrte pjesën e tij, tashmë duket se krimi është përfshirë gjithashtu në procedurat e prokurimit.

Kështu rezulton se Spitali Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë i drejtuar nga Eliona Demaliaj i ka dhënë një tender prej rreth 3 miliardë lekësh të vjetra me TVSH Besnik Lulaj. Ky i fundit është pronar i një sërë kompanish, mes të cilash VALONA KONSTRUKSION apo MARINA BAY LUXURY RESORT.

Emri i tij është përmendur shumë shpesh në media si një person i cili ka lidhje me kartelet e drogës në Meksikë. Bëri bujë lajmi para pak kohësh se media meksikane “El Universal” botoi një artikull ku akuzoheshin pronarët e “Marina Bay” se janë të lidhur me kartelin famëkeq të drogës, Sinaloa në Meksikë.

Në një pjesë të shkrimit të kësaj gazete thuhet se “Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare dhe se ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa”. Luftar Hysa cilësohet prej kohësh në media si ortak i Besnik Lulaj.

Duket se drejtoresha e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, Ediona Demaliaj, ka filluar tashmë të luajë “rëndshëm” duke u përfshirë në tendera edhe me persona të akuzuar gjerësisht në media si pjesë e krimit. Bashkëpunimi mes tyre ka ndodhur konkretisht në tenderin me numër reference REF-66641-04-20-2023 dhe me objekt “Rikonstruksion, përforcim i godinës së Obstetrikës, rikonstruksion dhe termoizolim i fasadës së godinës së Gjinekologjisë dhe sistemimet e jashtme, brenda kompleksit të godinave të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Fondi limit i tenderit është llogaritur në vlerën 237,852,663 lekë të reja pa TVSH ose gati 3 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Në procedurë kanë marrë pjesë 5 kompani nga të cilat dy kanë dhënë ofertë zero. Është e kuptueshme se kur në mes është krimi, dihet fituesi dhe të gjithë hapin krahun.

Madje edhe kur dikush jep ofertë më të ulët përsëri nuk merret në konsideratë, siç edhe ka ndodhur në këtë rast ku rezulton se njëra nga firmat ka ofruar gati 300 milionë lekë të vjetra më pak, një diferencë kjo kolosale.

Por Eliona Demaliaj e kishte vendosur prej kohësh fituesin dhe si rrjedhojë është shpallur i tillë bashkimi i operatorëve VALONA KONSTRUKSION”sh.p.k. në pronësi të Besnik Lulaj dhe “NDREGJONI” sh.p.k. në pronësi të Xhetan Ndregjoni. Ata kanë ofruar vlerën prej 228,905,956 lekë të reja pa TVSH ose gati 3 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Kuptohet qartë që fituesi është i paracaktuar edhe nëse bëjmë raportin mes vlerës fituese dhe fondit limit. Kështu rezulton se oferta fituese është sa 96% e fondit limit.

Provat për SPAK: Besnik Lulaj i “Marina Bay-Vlorë”, ortak në 2 kazino e 3 biznese me Luftar Hysën e El Chapo

Është detyrim, të fillojnë hetimet për këtë celulë të kartelit meksikan “Sinaloa” që po vepron prej 5 vitesh në Shqipëri, me mbështetjen që po u jep kryeministri Edi Rama, me leje për toka, troje, resorte, kazino, ndërtim kullash, tenderë e përjashtim nga taksat…

Aq traumë të fortë psikike i dha Edi Ramës dokumentari i “RAI-3”, duke e faktuar si kryeministër që ka lidhje me eksponentë të kartelit mafioz meksikan “Sinaloa”, sa të vetmen rrugë për të fshehur të vërtetat, i mohoi duke gënjyer turpshëm.

Kryeministri Edi Rama, tha se anëtarin e kartelit mafioz “Sinaloa”, Luftar Hysa, ia kishin çuar në zyrë, duke ia prezantuar si biznesmen serioz nga Kanadaja, për mendime lidhur me një biznes kazinoje, pa e ditur se kush ishte dhe nuk e ka parë qysh atëherë.

Dhe për anëtarin tjetër të kartelit “Sinalo”, Besnik Lulaj, trafikant e biznesmen me qendër në Vlorë, Edi Rama, tha se nuk e njeh, por ka dëgjuar që është qytetar e biznesmen model, kur faktikisht e ka një nga kamikazët dhe sponsorët e PS në Vlorë, të cilit i jep miliona Euro tenderë e shkon për relaks te resorti i tij.

E vërteta është, se Edi Rama, 3 vite para takimit në zyrë me anëtarët e kartelit “Sinaloa”, u dha leje për ndërtimin e resortit “Marina Bay” në Vlorë mbi tokë shtetërore të grabitur, ndërsa 2 muaj ps takimit “vëllazëror” në kryeministri me 3 tetor 2020, u dha lejen për kazino në këtë resort.
Edhe pronari i “Marina Bay”-Vlorë, Besnik Lulaj e një familjar i tij me emrin Besmir Lulaj, që u prezantua në një emision televiziv si jurist i resortit, tha se nuk kanë asnjë lidhje dhe ortakëri në kazino e biznese, me anëtarin e kartelit El Chapo, Luftar Hysa.

Si informacion për SPAK-un, po publikojmë prova zyrtare, që vërtetojnë, se Besnik Lulaj e Luftar Hysa kanë lidhje biznesi e ortakërie në resortin “Marina Bay”, në kazino e kompaninë “Valona Konstruksion”, të cilat janë kompani guackë të kartelit “Sinaloa”, që nëpërmjet Luftar Hysajt pastrojnë miliarda në Shqipëri, konkretisht 28 milionë dollarë deri tani.

Gazetari i “RAI-3”, tha se Luftar Hysa e Besnik Lulaj, kanë marrë vetëm 1 leje për kazino te resorti “Marina Bay”-Vlorë; por më 26 gusht 2022, ata kanë marrë leje për kazino tjetër “Balkan Interaktive Group” te hoteli “Radisson Collection Morina” në Farkë-Tiranë, në pronësi të bashkë-trafikantit Lul Morina, të cilin e inauguroi Edi Rama.

Bëjmë me dije, se 24 milionë Euro për 2 kazinotë në Vlorë e Tiranë, i ka financuar grupi i kazinove “Entretenimiento Palermo-S.A DE” të kartelit El Chapo që i përfaqëson Luftar Hysa.
Geri Lulaj, djali i Besnik Lulajt, është ortak me Fabjon Hysajn, djalin e Luftar Hysajt në firmën “OVLA Systems” të pajisjeve të kazinove e basteve, me burim financimi nga rrjeti i kazinove të kartelit El Chapo në disa qytete të Meksikësm Poloni e Palermo.

Rudi Lulaj, djali tjetër i Besnik Lulajt, është ortak në kompaninë e basteve “GAMING MTECH” me adresë resorti “Marina Bay”-Vlorë; në ortakëri me Fatos Hysaj, vëllai i Luftar Hysajt dhe trafikantin Gramoz Murataj, i dënuar burg në Itali në një bandë me vëllain e Fatmir Xhafajt.

Besnik Lulaj është pjesë e kompanisë “ROSETTA GAMING INC. në Poloni, me adresë: “Aleja 29 Listopada 20, 31-401 Krakovë”; ku pronarë janë Luftar Hysa dhe i biri i tij Fabjon Hysa; ndërsa me Koço Kokëdhimën, ka pastruar miliona lekë, duke shitur e blerë fiktivisht aksionet e kompanisë “Remonit Elektrik Elbasan Sh.A”.

Është detyrim, të fillojnë hetimet për këtë celulë të kartelit meksikan “Sinaloa” që po vepron prej 5 vitesh në Shqipëri, me lejimin dhe mbështetjen që u jep kryeministri Edi Rama, me leje për toka, resorte, kazino, ndërtim kullash, tenderë miliona Euro e përjashtim nga taksat.

Previous Post

Masakroi me thikë fqinjin italian dhe vajzën e tij 16-vjeçare, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj në Itali

Next Post

Trump: Khamenein e shpëtova nga një vdekje e keqe dhe ai më godet me deklarata urrejtjeje!

Next Post
Trump: Khamenein e shpëtova nga një vdekje e keqe dhe ai më godet me deklarata urrejtjeje!

Trump: Khamenein e shpëtova nga një vdekje e keqe dhe ai më godet me deklarata urrejtjeje!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

June 27, 2025
FOTOLAJM/ Nga Kylie Jenner te Ivanka Trump, çfarë veshën sot të ftuarit e famshëm në dasmën e Bezzos dhe Sanchez

FOTOLAJM/ Nga Kylie Jenner te Ivanka Trump, çfarë veshën sot të ftuarit e famshëm në dasmën e Bezzos dhe Sanchez

June 27, 2025
Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

June 27, 2025
Trump i jep fund bisedimeve tregtare me Kanadanë: Do ta njoftojmë në vijim për tarifën e re që do të paguajë për të bërë biznes me SHBA

Trump i jep fund bisedimeve tregtare me Kanadanë: Do ta njoftojmë në vijim për tarifën e re që do të paguajë për të bërë biznes me SHBA

June 27, 2025
BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok
AKTUALITET

BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

by Editor
June 27, 2025
0

TIRANË- Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ Nga Kylie Jenner te Ivanka Trump, çfarë veshën sot të ftuarit e famshëm në dasmën e Bezzos dhe Sanchez

FOTOLAJM/ Nga Kylie Jenner te Ivanka Trump, çfarë veshën sot të ftuarit e famshëm në dasmën e Bezzos dhe Sanchez

June 27, 2025
Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

June 27, 2025
Trump i jep fund bisedimeve tregtare me Kanadanë: Do ta njoftojmë në vijim për tarifën e re që do të paguajë për të bërë biznes me SHBA

Trump i jep fund bisedimeve tregtare me Kanadanë: Do ta njoftojmë në vijim për tarifën e re që do të paguajë për të bërë biznes me SHBA

June 27, 2025
Pas rrahjes nga gardianët, i dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, prokuria merr të pandehur 6 policët

Pas rrahjes nga gardianët, i dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, prokuria merr të pandehur 6 policët

June 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

June 27, 2025
FOTOLAJM/ Nga Kylie Jenner te Ivanka Trump, çfarë veshën sot të ftuarit e famshëm në dasmën e Bezzos dhe Sanchez

FOTOLAJM/ Nga Kylie Jenner te Ivanka Trump, çfarë veshën sot të ftuarit e famshëm në dasmën e Bezzos dhe Sanchez

June 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al