Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Urdhëroi fshirjen e kamerave”! DOSJA e drejtorit të IT: Përdorte kartën e një punonjësit për të fshehur ‘gjurmët’

Editor by Editor
April 11, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Urdhëroi fshirjen e kamerave”! DOSJA e drejtorit të IT: Përdorte kartën e një punonjësit për të fshehur ‘gjurmët’
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas ‘arrestit në shtëpi’ të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muçës. Rezulton se drejtori Ervin Muça në panik e sipër, kërkoi të fshijë edhe pamjet filmike të kamerave të ambienteve të Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, me qëllim që të mos dalloheshin personat që ai kishte marrë nga jashtë për të eksportuar bazën e të dhënave të sistemit TIMS. Gjithashtu në raportin sekret të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore thuhet se nga pamjet filmike ka rezultuar se më datë 2 Gusht 2023 në orën 17:45 në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit kanë hyrë Besjon Tanuzi, Drejtor i Drejtorisë së Sistemeve, si dhe shtetasi i identifikuar si Klodian Mazari, me detyrë përgjegjës sektori në AKSHI, pranë QKB.

“Drejtori Ervin Muça kërkoi gjithashtu të kontaktojë me nxitim personin përgjegjës për kamerat e ambienteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por për momentin ky person nuk i është përgjigjur. Kjo që ka ndodhur është një grabitje e të dhënave policore nga një person që nuk ka as një muaj në punë, dhe po kështu as certifikatë sigurie. I emëruar me fshehtësinë më të madhe për të marrë të dhënat e informacionit sekret policor ashtu siç bëri në Tatime. Ku po kështu ky person deri para një muaji ishte drejtor i IT te Kadastra, ku ka vjedhur të gjithë databazën e pasurive hipotekore të shqiptarëve nën pretekstin e kadastrës dixhitale”, thuhet në denoncim.  

Ky denoncim vendosi në lëvizje edhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pranë Departamenti të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më tej Prokuroria ka zbuluar faktin se Ervin Muça ka fshehur detaje të të shkuarës së tij në Itali.

“Personi nën hetim, sipas shkresës nr. 3041/1 prot, datë 08.01.2024 të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjës për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit E. M. i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”,-thuhet në dosjen, e siguruar në emisionin Shënjestër në News 24.

Në bazë të verifikimeve të mëtejshme, rezulton se këta shtetas, kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, duke përdorur kartën hyrëse të njërës prej punonjësve të institucionit. Dhe më tej po këta persona janë parë të futen në zyrën e specialistëve për të dalë nga aty rreth mesnatës. Për të fshehur gjurmët apo për arsye të tjera, fakt është që drejtori Ervin Muça për të hyrë e dalë nga institucioni ka përdorur kartën e një prej punonjëseve të tij. Referuar pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, del se Drejtori i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça dhe Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve DTI, Besjon Tanuzi kanë hyrë dhe kanë dalë nga institucioni disa herë. 

“Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se në orën 23:52 nga zyra kanë dalë shtetasi Klodian Mazari dhe A. V. Të dy janë ngjitur në katin e dytë. Në orën 23:54 nga zyrat e DTI, ka dalë punonjësja A.V dhe më pas në orën 00:19 të datës 3 Gusht 2023 kanë zbritur nga kati i dytë dhe dalin jashtë drejtori i DTI Ervin Muça dhe shtetasi Klodian Mazari. Rezulton se Ervin Muça ka dalë nga institucioni në orën 23:01. Ai ka përdorur kodin e një vartëseje të tij në sistemin e hyrjeve daljeve. 15 minuta më vonë, ai ka hyrë sërish në institucion duke përdorur kodin e vartëses. Zyrtarja deklaroi se kodin e hyrjes ia kishte dhënë drejtorit Besjon Tanuzi dhe jo eprorit Ervin Muça,“-thuhet në dosje.

Një nga elementët e provës që grupi hetues siguroi ishte edhe Hard Disku që u përdor për të eksportuar materialet nga sistemi TIMS, aty ku edhe u evidentuan edhe gjurmët e back up-it të kryer në Hard Diskun e jashtëm të përdorur nga drejtori Ervin Muça dhe personat që ai kishte thirrur në ndihmë si edhe intervalet kohore kur ishte bërë ndërhyrja në server. Për të aksesuar në server ishte përdorur një kompjuter dhe përmes tij do të kopjoheshin të dhënat në Hard Disk.

Një ditë më parë (9 prill) drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar. Prokuroria e Tiranës e akuzon për ‘Hyrje të paautorizuar kompjuterike” në sistemin TIMS që rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit. Kërkesa e prokurorisë u miratua nga Gjykata më 9 prill 2024, dhe po në këtë datë Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku firmosi pezullimin e tij dhe Muça u vu në ‘arrest shtëpiak’. 

Previous Post

Shkarkohet gjyqtari që liroi nga burgu Dritan Rexhepin

Next Post

“Vendi i tij do të ishte para semaforëve”, komentatori i njohur bën komente raciste për Lamine Yamal

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Operacioni “Ura”/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin

AKTUALITET

by Editor
May 23, 2025
0

Në lidhje me operacionin Shqipëri-Itali, ku u goditën 3 grupe kriminale të trafikut të drogës, janë zbardhur pjesë nga dosja...

Read moreDetails
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Operacioni “Ura”/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin

May 23, 2025
Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një Gofundme-i

Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një Gofundme-i

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al