Pasanikët e futbollit evropian, sidomos ata të Premier League, do të përfitojnë nga rregullat e reja financiare që sapo u miratuan. UEFA shpreh shqetësim për ndikimin e këtyre rregullave, duke paralajmëruar se ato mund të ndryshojnë ekuilibrat ekonomike dhe sportive në futbollin europian.
Nga sezoni i ardhshëm, klubet e Premier League do të aplikojnë sistemin e njohur si Squad Cost Ratio (SCR), që lejon shpenzimin e deri në 85% të të ardhurave për mbulimin e kostove të skuadrës, përfshirë pagat dhe transferimet. Në disa raste, kufiri mund të arrijë deri në 115%. Nga ana tjetër, UEFA ka vendosur një limit më të ulët prej 70% për skuadrat në kompeticionet europiane, duke theksuar një diferencë në hapësirën financiare që kanë klubet angleze.
Kjo situatë do t’i ofrojë klubet e Premier League, veçanërisht ato që nuk marrin pjesë në turnetë evropiane, mundësi shpenzimi shumë më të larta se rivaleve të tyre, duke forcuar kështu pozitat ekonomike të kampionatit anglez. Sipas të dhënave, deri në gjashtë skuadra angleze janë në 1/8 e finales së Champions League, që tregon dominimin e tyre aktual.
Andrea Traverso, drejtor për qëndrueshmërinë financiare në UEFA, theksoi se Premier League prodhon një çerek të të ardhurave totale të klubeve europiane, dhe se kjo rritje do të udhëhiqte ngjitjen e talentëve futbollistikë drejt Anglisë. Sipas raporteve, 40% e futbollistëve më të vlefshëm të botës janë tashmë në Premier League, një trend që pritet të vazhdojë.
Megjithatë, Premier League ka hedhur poshtë kritikat lidhur me rregullat e reja. Richard Masters, shefi Ekzekutiv i ligës, pretendon se modeli i ri synon të rrisë konkurrencën brenda kampionatit, duke ofruar mundësi për klubet që nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane për të investuar dhe ulur diferencat financiare me klubet më të pasura.
Kjo situatë përbën një sfidë të re për klubet evropiane dhe vendos një tension të ri në ekuilibrin e futbollit në kontinent.















