Saturday, June 14, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“U strehua nga një grup kriminal në Lezhë”, të pathënat e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes

Editor by Editor
March 20, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“U strehua nga një grup kriminal në Lezhë”, të pathënat e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, trajtoi mbrëmjen e sotme atentatin me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash të premten e shkuar. Bejtja dyshohet se për një kohë të gjatë është strehuar tek grupi Noka në Lezhë.

Pjesë nga dokumentari:

Ai kishte kohë që rrinte i fshehur. Zërat thoshin se një bandë kriminale në veri të vendit, e kishte strehuar prej muajsh në gjirin e saj, në një bazë sekrete. Aty nga ku dilte rrallë, apo i shoqëruar nga njerëz të besueshëm. Kështu kishte qenë jeta për të që nga atentati i dytë në radhë që i ishte bërë, në fillim të vitit 2022, ku edhe mbeti i plagosur, nga ku kuptoi se ata që po kërkonin ta hiqnin qafe, nuk ishin mjaftuar vetëm me sulmin e parë të ndodhur ndaj tij 6 vite më herët, ku i vendosën një sasi eksplozivi në kofanon e makinës. Por po kërkonin me çdo kusht eleminimin e tij.

Ashtu sikurse tentuan pa sukses, edhe në pritën e tretë, në muajin korrik të vitit 2023. Ku edhe pse nuk e vranë, arritën të godasin familjen e tij të ngushtë, duke i lënë të vrarë në derën e banesës, kunatin dhe lënduar, dy fëmijët e vegjël në makinë. Por duket se privimi në një bazë të fshehur, po i rrinte ngushtë së fundmi Gentjan Bejtjas, dhe për këtë arsye ai vendosi të kthehet pranë familjes, në fshatin Larushkë. Aty, ku këtë herë qitësit nuk gabuan më, dhe e lanë të vrarë, pasditen e 15 Marsit, në ambientet e brendshme të banesës së tij. Vetëm pak minuta pasi ishte kthyer aty, pas shumë kohësh mungesë. Por përse Gentjan Bejtja, dikur një ish-punonjës burgu, ishte një objektiv kaq i lakmuar për armiqtë e tij?

Çfarë dinte ai për ngjarjet e shumta kriminale që kishin ndodhur në zonën e tij, por edhe përreth. dhe cila ishte përfshirja në disa prej tyre, që çoi edhe në mbylljen njëherë e mirë të gojës së tij? Është e vështirë në mos për të thënë e pamundur, që Gentjan Bejtja, të mos kishte dijeni për shumë nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, sidomos pas vitit 2013. Por po kaq e vështirë është të flasësh me siguri deri ku shkonte përfshirja e tij në këto ngjarje. Edhe pse fundi i ortakërisë së asaj që deri dje njihej si Banda e Niklës, dhe mëritë që pasuan midis krerëve të grupit, mund të kenë çuar edhe në atentatet e mëhershme ndaj tij, por edhe të fundit, ku mbeti i vrarë në oborrin e vilës së tij trekatëshe në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

“Më datë 15 Mars 2024, në fshatin Larushk, Krujë, është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi Gentjan Bejtja. Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur po të djegura, katër armë zjarri”, sqaronte policia.

Por për të mbetur fillimisht te atentati i fundit që i mori jetën Gentjan Bejtjes, është me interes për t’u parë edhe njëherë mënyra se si qitësit vepruan, dhe nëse kjo pritë meriton apo jo të quhet e sofistikuar. Dhe nëse babai i dy fëmijëve u nxor këtë herë në pritë dhe kush e tradhtoi? Ata të cilët po e mbanin të strehuar në një strofkull, dhe që nuk u duhej më, apo tradhtia erdhi nga brenda fshatit, aty ku ai kishte përplasjet me ata që dikur ishin miqtë, dhe me kalimin e kohës u kthyen në armiqtë e tij.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, pas atentatit të tretë që atij u bë më datë 4 korrik 2023, ku mbeti i vrarë në derën e vilës së tij në fshatin Larushk, kunati Ramazan Sino, dhe u plagos, djali i tij 13 vjeçar, Gentjan Bejtja që mendohet se kishte zbritur nga makina vetëm pak minuta para se të qëllohej, kishte vendosur të mos kthehej për disa kohë në banesë. Por kohët e fundit, ai kishte lënë arratinë dhe ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij, por këtë herë jo në banesën e tij, por në atë të prindërve, ku po strehohej së bashku me dy djemtë dhe bashkëshorten. Ai thuhet po kështu se kishte një javë që ishte zhvendosur në banesën e prindërve, vetëm pak metra larg të tijës. Sipas dëshmisë së dhënë nga babai i tij, Gentjani kishte bërë këtë zgjedhje, me qëllim që të ruhej nga një sulm i radhës.

“Ditën e ngjarjes, Gentjani ndodhej në banesën tonë, ku është marrë me punë të ndryshme. Ai kishte një javë që ishte kthyer në fshat, dhe jetonte bashkë me fëmijët dhe bashkëshorten në banesën tonë. Rreth pasdites, ai doli nga banesa dhe u drejtua drejt të vetës, që është pranë nesh. Por vetëm pak minuta pasi doli ne dëgjuam krisma të shumta armësh dhe vrapuam të shikonim se çfarë kishte ndodhur. Më tej babai i Gentjan Bejtjas tregoi se me të shkuar në banesën e djalit të tij, ai e gjeti atë në grahmat e fundit, ose gati të pajetë. Edhe pse u përpoqën t’i japin ndihmën e parë, kjo ndihmë rezultoi e kotë. “Sapo mbërritëm në banesën e Gentjanit, pamë që trupi i tij ishte në serën që ndodhet në krah të shtëpisë. E nxorëm deri në oborr, dhe u përpoqëm t’i japim ndihmë, por ishte e kotë. Pasi djali kishte ndërruar jetë”, shprehet babai.

Në pyetje lidhur mbi ngjarjen u mor edhe bashkëshortja e Gentjan Bejtjas. Por, në kushtet e tronditjes së fortë psikike, ajo nuk mundi të japë asnjë detaj me rëndësi për grupin hetues. Që ka vendosur ta marrë edhe njëherë në pyetje, sapo gjendja e saj psikologjike të jetë më e qëndrueshme.

Previous Post

FOTO/ Xhensila konfirmon ndarjen nga Besi me postimin e fundit? 

Next Post

Ishte nën shënjestër derisa e vranë, ish-prokurori: Pse Gentian Bejtja nuk u bë i penduar i drejtësisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

June 14, 2025
“6000 ushtarë, tanke dhe avionë luftarakë”/ Çfarë pritet nga parada ushtarake e Trump në Uashington? 

“6000 ushtarë, tanke dhe avionë luftarakë”/ Çfarë pritet nga parada ushtarake e Trump në Uashington? 

June 14, 2025
Tensionet dhe shtetrrethimi vijon në Los Angeles/ Analiza: Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Tensionet dhe shtetrrethimi vijon në Los Angeles/ Analiza: Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

June 14, 2025
Irani sulme me raketa ndaj Izraelit, humbin jetën 2 persona, plagosen më shumë se 20 të tjerë

Irani sulme me raketa ndaj Izraelit, humbin jetën 2 persona, plagosen më shumë se 20 të tjerë

June 14, 2025
Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2
AKTUALITET

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

by Editor
June 14, 2025
0

Big Basta do të jetë finalisti i tretë i Ferma Vip, në finalen e madhe të 20 qershorit. Këtë herë...

Read moreDetails
“6000 ushtarë, tanke dhe avionë luftarakë”/ Çfarë pritet nga parada ushtarake e Trump në Uashington? 

“6000 ushtarë, tanke dhe avionë luftarakë”/ Çfarë pritet nga parada ushtarake e Trump në Uashington? 

June 14, 2025
Tensionet dhe shtetrrethimi vijon në Los Angeles/ Analiza: Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Tensionet dhe shtetrrethimi vijon në Los Angeles/ Analiza: Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

June 14, 2025
Irani sulme me raketa ndaj Izraelit, humbin jetën 2 persona, plagosen më shumë se 20 të tjerë

Irani sulme me raketa ndaj Izraelit, humbin jetën 2 persona, plagosen më shumë se 20 të tjerë

June 14, 2025
Pse produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Pse produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

June 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

June 14, 2025
“6000 ushtarë, tanke dhe avionë luftarakë”/ Çfarë pritet nga parada ushtarake e Trump në Uashington? 

“6000 ushtarë, tanke dhe avionë luftarakë”/ Çfarë pritet nga parada ushtarake e Trump në Uashington? 

June 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al