Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apendesitit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Mjeku Arben Gjata tha në një deklaratë për mediat se kryeministri është operuar rreth orës 2 të mëngjesit me laparoscopi.
“Gjendja e kryeministrit është e stabilizuar dhe brenda 24 orëve mund të dalë nga spitali”, tha mjeku.