Një nga të mbijetuarit e tërmeteve vdekjeprurëse të mëngjesit të 6 shkurtit në Turqi tha dje të shtunën për agjencinë turke Anadolu se si e ruajti gjakftohtësinë, duke mbetur i bllokuar në rrënojat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për më shumë se 56 orë.
“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja… Kisha duhan me vete, po dredhja një cigare dhe pija duhan”, thotë Ziya Soner Tughtekin, i cili u shpëtua me djalin e tij 56 orë pas tërmetit shkatërrues. Ai dhe djali i tij mund të kenë dalë të gjallë nga rrënojat, por gruaja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.
“Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe u vranë në vend”, rrëfen ai. “Djali im Denis u bllokua dhe theu brinjët e tij”. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat me cigaren në gojë. “Kur më nxorën nga rrënojat, cigaren e kisha në gojë.
Më thanë ta hidhja, por nuk e bëra sepse kështu mbeta gjallë”, shtoi ai. Nuk e hoqi as në barelën me të cilën e morën nga rrënojat. Kujtojmë që numri i viktimave në Turqi dhe Siri nga tërmeti ka shkuar në mbi 46 mijë. Rreth 6 mijë janë raportuar në Siri ndërsa mbi 40 mijë në Turqi.










![45-vjeçari përplaset me të riun që ishte në motor, pas ikjes nga vendngjarja dorëzohet në komisariat shoferi i makinës
"Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë dorëzuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banor i Laçit. Ai, gjatë drejtimit të automjetit në qytetin e Laçit, ka përplasur një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, gjithashtu banor i Laçit, i cili, pas marrjes së [...]](https://timoni.al/wp-content/uploads/2025/11/45-vjecari-perplaset-me-te-riun-qe-ishte-ne-motor-pas-120x86.jpg)



![45-vjeçari përplaset me të riun që ishte në motor, pas ikjes nga vendngjarja dorëzohet në komisariat shoferi i makinës
"Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë dorëzuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banor i Laçit. Ai, gjatë drejtimit të automjetit në qytetin e Laçit, ka përplasur një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, gjithashtu banor i Laçit, i cili, pas marrjes së [...]](https://timoni.al/wp-content/uploads/2025/11/45-vjecari-perplaset-me-te-riun-qe-ishte-ne-motor-pas-360x180.jpg)
