Thursday, March 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U nda nga jeta/ Kush është Dhimitër Anagnosti, Artisit i Popullit dhe regjisori i kryeveprave filmike

Editor by Editor
September 1, 2025
in AKTUALITET, JETË/STIL, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
U nda nga jeta/ Kush është Dhimitër Anagnosti, Artisit i Popullit dhe regjisori i kryeveprave filmike
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Regjisori dhe artisti i popullit shqiptar Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit. Anagnosti prej kohësh vuante nga një sëmundje dhe sot iu dorëzua përfundimisht. 

Kush është Dhimitër Anagnosti?

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë(1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Previous Post

Arti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta regjisori Dhimitër Anagnosti

Next Post

Tërmeti shkatërrues në Afganistan: Më shumë se 600 të vdekur nga katastrofa natyrore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kërcënimet e Trumpit nuk frenojnë Teheranin, iranianët sulmojnë për herë të dytë brenda disa orësh impiantin më të madh të gazit në botë.

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni përsëri Katarin, do ta ndëshkoj me veprime në fushën e gazit South Pars

Katër çerekfinalistët e fundit përcaktohen, Liga e Kampioneve merr formë; përballjet e ardhshme dhe orari i ndeshjeve.

March 18, 2026
Atletico kalon Tottenhamin dhe përgatitet për ‘derbin’ spanjoll me Barcelonën, pavarësisht fitores në Londër.

LAJME

by timoni.al
March 19, 2026
0

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se rafineria Ras Laffan në Katar, e njohur si më e madhja në botë për prodhimin...

Read moreDetails
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni përsëri Katarin, do ta ndëshkoj me veprime në fushën e gazit South Pars

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni përsëri Katarin, do ta ndëshkoj me veprime në fushën e gazit South Pars

March 19, 2026
Katër çerekfinalistët e fundit përcaktohen, Liga e Kampioneve merr formë; përballjet e ardhshme dhe orari i ndeshjeve.

Katër çerekfinalistët e fundit përcaktohen, Liga e Kampioneve merr formë; përballjet e ardhshme dhe orari i ndeshjeve.

March 18, 2026
Atletico kalon Tottenhamin dhe përgatitet për ‘derbin’ spanjoll me Barcelonën, pavarësisht fitores në Londër.

Atletico kalon Tottenhamin dhe përgatitet për ‘derbin’ spanjoll me Barcelonën, pavarësisht fitores në Londër.

March 18, 2026
"Fitimi arrin në 200 milionë euro në vit" / Aktiviteti i eskortave në Shqipëri, Karamuço përshkruan në Top Story: Studente të huaja vijnë gjatë verës dhe…

“Fitimi arrin në 200 milionë euro në vit” / Aktiviteti i eskortave në Shqipëri, Karamuço përshkruan në Top Story: Studente të huaja vijnë gjatë verës dhe…

March 18, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënimet e Trumpit nuk frenojnë Teheranin, iranianët sulmojnë për herë të dytë brenda disa orësh impiantin më të madh të gazit në botë.

Kërcënimet e Trumpit nuk frenojnë Teheranin, iranianët sulmojnë për herë të dytë brenda disa orësh impiantin më të madh të gazit në botë.

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni përsëri Katarin, do ta ndëshkoj me veprime në fushën e gazit South Pars

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni përsëri Katarin, do ta ndëshkoj me veprime në fushën e gazit South Pars

March 19, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al