Ditën e sotme në “BBVA” u dha lajmi se banorja e shtëpisë, Valbona Mema është larguar nga shtëpia.
“Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi këtu. Familja është më e rëndësishme se një lojë. Motra ime ka nevojë për mua pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë ju dhe @bigbrotheralb_vip”, shkroi ajo krahas videos.















