Sunday, March 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U kap me ish-deputetin/ Miku i Mark Frrokut, tregon se dy pistoletat i gjeti në rrugë dhe po i çonte ti dorëzonte në polici

Editor by Editor
October 13, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
U kap me ish-deputetin/ Miku i Mark Frrokut, tregon se dy pistoletat i gjeti në rrugë dhe po i çonte ti dorëzonte në polici
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E mira dhe e keqja i
ndodhën në një ditë…
Miku i Mark Frrokut,
tregon se dy pistoletat
i gjeti në rrugë dhe po
i çonte ti dorëzonte në polici

Nga Elton Qyno

E mira dhe e keqja mund të ndodhin vetëm 1 herë në 100 vjet, por asnjëherë, jo të dyja në të njëjtën ditë.

Një fenomen i tillë krejt i “pazakontë” i ka ndodhur vetëm, Albert Prengës, njeriut të afërt të ish-deputetit të PKD-së, Mark Frroku, që sot gëzon një sërë biznesesh në zonën e “Misto Mames” dhe pallate tek “Unaza e Re.”

Albert Prenga, u arrestua nga forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Komisariatit nr.6 në Tiranë, teksa në makinën BMË-ë me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, u gjetën dhe sekuestruar dy armë zjarri me karrikatorë të mbushur me municion.

Prenga ka pranuar autorësinë e dy armëve, megjithëse ato nuk i janë kapur në trup por në strukturën e brendshme të makinës.
Para gjykatës së Tiranës, ku ai doli për tu njohur me masën e sigurisë, Albert Prenga, mbajti një dëshmi që habiti prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes.

Prenga mësohet të ketë pohuar se ditën kur është arrestuar nga policia, kishte gjetur në rrugë, dy armë zjarri pistoleta. Ai i ka marë ato dhe i ka futur duke I mbajtur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Sipas Prengës, qëllimi i tij ka qënë për ti çuar armët në polici dhe dorëzuar. Por një plan i tillë nuk është mundur të kryhet prej tij.
Ai ka treguar se teksa ka shkuar drejt komisariatit për ti dorëzuar dy armët e gjetura në rrugë, ka ndërhyrë policia duke bërë arrestimin e menjëhershëm të tij, dhe sekuestrimin e dy armëve të zjarrit.

Për gjyqtarin e çështjes dhe prokurorin, ky version i dhënë nga i arrestuari Prenga, është dukur shumë i çuditshëm dhe jo bindës për ti dhënë një masë më të butë sigurimi.

Nisur nga kjo situatë, por dhe faktit të kapjes në flagrancë me dy pistoleta e municion, Albert Prenga, është lënë në burg nga gjykata e Tiranës.

Avokatët e Prendit pritet të ankimojnë vendimin në Apel me shpresën e zbutjes së masës së sigurisë nga arrest në burg në “arrest shtëpie”.

Operacioni i arrestimit

Dy armë zjarri pistoleta, janë gjendur dhe sekuestruar në makinën tip foristradë BMË-ë me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.

Në momentin e ndërhyrjes për kontrollin e makinës, kanë marë pjesë efektivët e komisariatit Nr.6 në Tiranë dhe një skuadër “Shqiponja”.

Operacioni është koduar me emrin “Bulevardi”, ku në pranga ka rënë Albert Prendi, ndërsa sipas burimeve të policisë, ish-deputeti i PKD Mark Frroku nuk ka qënë në makinën e tij.

Prendi dyshohet se shërben si shofer personal i ish-deputetit Mark Frroku.

Blutë e Tiranës, gjatë kontrolllit të makinës në rrugën “Migjeni”, u konstatuan dhe sekuestruan dy pistoleta me karikatore dhe municion luftarak.

Albert Prendi, drejtonte makinën e ish-deputetit Frroku, dhe për pasojë autorësia ligjore e dy armëve i ka mbetur atij.

Por nga ana tjetër armët e zjarit janë sekuestruar jo në trupin e Prendit, po në strukturën e brendshme të makinës.

Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale ose jo.

Dhe nëse këto dy armë i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti.

Gjatë marjen në pyetje, Albert Prendi, ka pranuar autorësinë e dy armëve, duke u treguar punonjësve të policisë se pistoletat ishin të tij dhe se i kishte gjetur në rrugë.

Megjithatë sipas policisë autorësia e dy armëve do qartësohet vetëm pas daljes së përgjigjes së ekspertimeve daktiloskopike.
Kjo nuk është hera e parë kur Mark Frrokut, i kërkohet ti kontrollohet makina e tij personale.

Një gjë e tillë ka ndodhur në Tetor të vitit 2014, kur një postobllok në Kamëz ka ndaluar automjetit e Frrokut, me qëllim për të ushtruar kontroll.

Kjo pasi policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, ishin duke zhvilluar operacionin “Viluni”, ku kërkonin të arrestonin trafikantin e drogës, Bardhok Pllanaj.

Pllanaj i fshihej policisë dhe kishte mundur të hipte në makinën e deputetit të kuvendit të asaj kohe, Mark Frroku.

Megjithëse policia kërkoi shoqërimin e Bardhok Pllanaj në polici, blutë janë ndaluar nga Frroku, i cili ka përdorur mekanizmin e imunitetit parlamentar dhe larguar më pas.

Ndërkohë uniformat blu të asaj kohe, që ishin urdhëruar të arrestonin Bardhok Pllanaj, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, qoftë dhe të ndjekin makinën e Mark Frrokut, me qëllim arrestimin e Bardhok Pllanaj.

Previous Post

“Dy kushërinjtë më shantazhonin në Instagram, s’po shkoja në shkollë”, zbardhet dëshmia e 16-vjeçares pas masakrës në Klos

Next Post

“I kërkonte foto nudo, vajza ra në koma nga depresioni”, rrëfehet xhaxhai i autorit të krimit në Klos: Si e shantazhonin mbesën dy kushërinjtë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Bastoni-Barcelona: E vërteta mes sirenave spanjolle dhe situatës aktuale të Interit

Bastoni-Barcelona: E vërteta mes sirenave spanjolle dhe situatës aktuale të Interit

March 29, 2026
Plagosen pronari i servisit për shkak të ngjyrës së papëlqyer të makinës, tre të dyshuar arrestohen.

Plagosen pronari i servisit për shkak të ngjyrës së papëlqyer të makinës, tre të dyshuar arrestohen.

March 29, 2026
Sulmi rus në afërsi të kufijve të BE-së dhe NATO-s, Spiropali: Kërkesë për masa të qëndrueshme ndërkombëtare dhe intensifikim të presionit ndaj Moskës.

Spiropali dërgon një mesazh të koduar një ditë pas përballjes me Ramën në Grupin e PS-së: Ruaje fytyrën nga drita, hijet do të mbeten pas.

March 29, 2026
Kategoria Superiore: Kleandro Lleshi shpall largimin nga Tirana

Kategoria Superiore: Kleandro Lleshi shpall largimin nga Tirana

March 29, 2026
Bastoni-Barcelona: E vërteta mes sirenave spanjolle dhe situatës aktuale të Interit
AKTUALITET

Bastoni-Barcelona: E vërteta mes sirenave spanjolle dhe situatës aktuale të Interit

by timoni.al
March 29, 2026
0

Alessandro Bastoni po kalon një periudhë të turbullt në karrierën e tij, duke u përballur me disa sfida siç janë...

Read moreDetails
Plagosen pronari i servisit për shkak të ngjyrës së papëlqyer të makinës, tre të dyshuar arrestohen.

Plagosen pronari i servisit për shkak të ngjyrës së papëlqyer të makinës, tre të dyshuar arrestohen.

March 29, 2026
Sulmi rus në afërsi të kufijve të BE-së dhe NATO-s, Spiropali: Kërkesë për masa të qëndrueshme ndërkombëtare dhe intensifikim të presionit ndaj Moskës.

Spiropali dërgon një mesazh të koduar një ditë pas përballjes me Ramën në Grupin e PS-së: Ruaje fytyrën nga drita, hijet do të mbeten pas.

March 29, 2026
Kategoria Superiore: Kleandro Lleshi shpall largimin nga Tirana

Kategoria Superiore: Kleandro Lleshi shpall largimin nga Tirana

March 29, 2026
Sulmi rus në afërsi të kufijve të BE-së dhe NATO-s, Spiropali: Kërkesë për masa të qëndrueshme ndërkombëtare dhe intensifikim të presionit ndaj Moskës.

Pas përplasjeve me ministren Ismailaj në mbledhjen e grupit të PS, Spiropali poston një mesazh të koduar në Facebook: Mbaje fytyrën nga drita, hijet do të mbeten pas.

March 29, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bastoni-Barcelona: E vërteta mes sirenave spanjolle dhe situatës aktuale të Interit

Bastoni-Barcelona: E vërteta mes sirenave spanjolle dhe situatës aktuale të Interit

March 29, 2026
Plagosen pronari i servisit për shkak të ngjyrës së papëlqyer të makinës, tre të dyshuar arrestohen.

Plagosen pronari i servisit për shkak të ngjyrës së papëlqyer të makinës, tre të dyshuar arrestohen.

March 29, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al