AUSTRI- Një shqiptar është arrestuar me 8 vjet burg pasi u fut në një komisariat në Linzit i armatosur me qëllim për të vrarë policët që ndodheshin në krye të detyrës. Shqiptari Arlindo M. në shtator rreth orës 02:40 hyri në komisariat i armatosur me një hanxhar me gjatësi tehu prej 47.3 centimetra me qëllim që të vriste të gjithë policët aty. Prokurorja publike kërkoi në fillim njëmbëdhjetë vjet burg.
Më tej bëhet me dije se shqiptari ka goditur dritaren e policisë rreth 50 herë dhe bërtiti se ishte atje për të vrarë policët dhe nuk do të ndalonte derisa të vdiste vetë. Sipas akuzës ai fjalë për fjalë ka bërtitur: “Unë do të ju vras, Allahu Ekber, Allahu Ekber, dhe do të shkoj drejt te Zoti!” Një polic në fund i dha fund situatës së rrezikshme dhe mundi të mposhtte Arlindon dhe ta arrestonte atë.
Në banesën e tij, hetuesit gjetën prova konkrete të radikalizimit të tij, si një flamur i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) i pikturuar në mur. Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata ka marrë parasysh se nga sulmi nuk është lënduar askush tjetër përveç të pandehurit. Arlindo M., i cili vuan nga një çrregullim personaliteti, ka humbur punën pak kohë para krimit dhe po ashtu ishte prishur edhe martesa e tij.