Saturday, November 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U arrestua në Sarandë, kush është Ervis Cukali i përfshirë në zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit

Editor by Editor
July 12, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
U arrestua në Sarandë, kush është Ervis Cukali i përfshirë në zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit
0
SHARES
81
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksion si në filma u zhvillua nga policia e Sarandës mbrëmjen e dijshme, ku si rezultat u arrestuan tre të rinj, Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali.

Të rinjtë u ndaluan teksa udhëtonin me mjetin luksoz Porsche Panamera, ndërsa gjatë ndalimit Endri Doku u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit, si dhe për të hedhur armën e zjarrit që kishte me vete.

Teksa dy emrat e parë rezultojnë pa precedentë penalë, Ervis Cukali është një emër i njohur për policinë.

Ky i fundit në vitin 2023 u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i Albi Meçinit, i cili është arrestuar si i dyshuar për rrëmbimin e bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë. Sipas policisë Cukali dyshohej se do të kryente vrasje për llogari të një grupi kriminal.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim me akuzat për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Kush janë të zhdukurit?

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Si u zbardh zhdukja e Theodhorit e Sulovarit në Sarandë?

Hetimet e ndjekura për zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë, çuan në parandalimin e një ngjarje kriminale në Fier, për të cilën ishin përgatitur mbi 21 kilogramë lëndë plasëse e montuar për shpërthim në distancë.

Kjo sasi eksplozivi iu gjet shtetasit Albi Mecini, me precedentë të mëparshëm kriminal, teksa po lëvizte në aksin rrugor Mbrostar-Fier. Ato ishin të vendosura pranë makinës së tij, në dy çanta të montuara me celularë dhe nëpërmjet një mekanizmi shpërthimi do të bëhej i telekomanduar.

Pas arrestimit të tij, nga kontrolli në zonë, Policia gjeti edhe këtë makinë, brenda të cilës ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë, e cila dyshohet se do të përdorej për largim nga vendi i ngjarjes dhe asgjësim të provave.

Për këtë ngjarje u shpallën në kërkim edhe Arafat Manërkolli, 27 vjeç dhe Ervis Cukali 25 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me Albi Mecinin, kishin siguruar kushtet për një vrasje në Fier. Për shënjestren e atentatit, policia u tregua e rezervuar në dhënien e detajeve.

Policia e Fierit dhe ajo e Vlorës ranë në gjurmët e planit për atentat teksa po e hetonin Albi Mecinin si një prej pjesëmarrësve në rrëmbimin dhe zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në qytetin e Sarandës në prill të këtij viti.

Në këtë krim ai dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin Sebastjan Lataj, 25 vjeç. Për të dy, gjykata e Sarandës ka nxjerrë masa sigurie, për shtetasin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Operacioni policor është në vijim dhe pritet që policia të japë detaje të tjera në lidhje me mënyrën se si u zhdukën dy personat në Sarandë dhe shkaqet e ngjarjes. Hetimet janë përqendruar edhe në gjetjen e trupave të dy të zhdukurve.

Previous Post

Protesta në Suedi kundër Izraelit : Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë

Next Post

Ndërroi jetë në Shqipëri/ DW publikon intervistën e Werner Daum në 2010: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

November 7, 2025
Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

November 7, 2025
Di Matteo synon blerjen e ekipit të Riminit, biznesmeni i njohur për lidhjet me mafien: Kamorra si një opsion jetese…

Di Matteo synon blerjen e ekipit të Riminit, biznesmeni i njohur për lidhjet me mafien: Kamorra si një opsion jetese…

November 7, 2025
Kryeministri grek Mitsotakis tregon interes për Djokoviç, duke e ftuar atë të jetojë në Greqi, ndërsa ndjek nga tribunat turneun që serbi zhvilloi në Athinë.

Lajmi Fundit

Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

by timoni.al
November 7, 2025
0

Armando Broja, sulmuesi shqiptar, po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij, e cila ka ndikuar edhe në...

Read moreDetails
Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

November 7, 2025
Di Matteo synon blerjen e ekipit të Riminit, biznesmeni i njohur për lidhjet me mafien: Kamorra si një opsion jetese…

Di Matteo synon blerjen e ekipit të Riminit, biznesmeni i njohur për lidhjet me mafien: Kamorra si një opsion jetese…

November 7, 2025
Kryeministri grek Mitsotakis tregon interes për Djokoviç, duke e ftuar atë të jetojë në Greqi, ndërsa ndjek nga tribunat turneun që serbi zhvilloi në Athinë.

Kryeministri grek Mitsotakis tregon interes për Djokoviç, duke e ftuar atë të jetojë në Greqi, ndërsa ndjek nga tribunat turneun që serbi zhvilloi në Athinë.

November 7, 2025
Diddy zëshohet duke konsumuar alkool në burg, megjithatë premtimet për sjellje të përgjegjshme dhe ndryshim vazhdojnë.

Diddy zëshohet duke konsumuar alkool në burg, megjithatë premtimet për sjellje të përgjegjshme dhe ndryshim vazhdojnë.

November 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

Armando Broja vazhdon të përballet me vështirësi, pasi as në ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham-it nuk e gjen veten si lojtar i zgjedhur.

November 7, 2025
Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

Piza pret kthimin në garë, ndërsa Gilardino arrin fitoren e parë në Serie A.

November 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al