Thursday, December 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turqia në krizën më të rëndë të tregut të shtëpive

Editor by Editor
December 24, 2022
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Turqia në krizën më të rëndë të tregut të shtëpive
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia po përjeton një nga krizat e saj më të rënda të tregut të shtëpive në mesin e një ekonomie tashmë të rrënuar. Çmimet e larta kanë bërë që gjetja e banesave të përballueshme për të marrë me qira ose për të blerë të jetë një betejë e vështirë për shumë njerëz, veçanërisht për miliona turq.Hatixhe Erdalit i është dhënë një javë kohë për të liruar shtëpinë e saj me qira që do të shkatërrohet.

Duke punuar si pastruese, ajo dhe bashkëshorti i saj fitojnë paga minimale. Edhe me pagat e tyre të kombinuara, ata nuk mund të gjejnë asgjë brenda buxhetit të tyre në tregun e rritur të banesave të Stambollit.

“Kam gjetur një shtëpi, ishte 645 dollarë, një tjetër ishte 537 dollarë. Nuk mund ta përballoj… Çfarë do të ha e pi. Nëse moti do të ishte i ngrohtë, do të jetoja në një tendë, por as këtë nuk mund ta bëj. Nuk e di se çfarë do të bëj?”, thotë Hatixheja.

Trazirat ekonomike të nxitura nga inflacioni i mprehtë prej gati 85% e ka zhytur Turqinë në një nga krizat e saj më të rënda të tregut të banesave.

Çmimet e larta kanë bërë që gjetja e banesave të përballueshme për të marrë me qira ose për të blerë të jetë një betejë e vështirë për shumë njerëz, veçanërisht për miliona turq që fitojnë një pagë minimale mujore prej 295 dollarësh.

Ndërsa rritja e kostove të ndërtimit dhe inflacioni kanë rritur çmimet e banesave në mbarë botën, kriza e shtëpive në Turqi është përkeqësuar nga politika e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për uljen e normave të interesit pavarësisht inflacionit të lartë – e kundërta e veprimeve ekonomike tradicionale të ndërmara nga vende të tjera.

Kjo ka shtyrë shumë njerëz të investojnë në prona për të ruajtur kursimet e tyre kundrejt inflacionit në rritje.

Me mungesën e banesave, çmimet janë rritur.

Banka Qendrore e Turqisë ka ulur normat e interesit në 9% pavarësisht inflacionit që ekonomistët e pavarur thonë se arriti në 170.7% në nëntor.

Zoti Erdogan beson se kostot e larta të huamarrjes çojnë në çmime më të larta, ndërsa shumica e ekonomistëve thonë se rritja e normave të interesit është mjeti për të luftuar inflacionin.

Blerësit e huaj gjithashtu janë dyndur në tregun turk të pronave, të joshur nga lira turke që ka humbur rreth 28% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.

Ata gjithashtu kanë mundësinë të marrin nënshtetësinë turke përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme.

Sipas Institutit Shtetëror të Statistikave, midis janarit dhe nëntorit 2022, shitjet e shtëpive për të huajt u rritën me 20,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shumica e blerësve ishin shtetas rusë, të ndjekur nga iranianë, irakianë dhe ukrainas.

Sipas shifrave të bankës qendrore, kriza e rriti indeksin turk të çmimeve të banesave me gati 190% në shtator krahasuar me një vit më parë.

Rritja vjetore ishte 212% në Stamboll, qyteti më i populluar i Turqisë.

Inflacioni dhe rritja e çmimeve të banesave kanë çuar gjithashtu në rritje të paprecedentë të qirasë.

“Është hera e parë që po përjetojmë një gjë të tillë, që po shohim që çmimet të rriten kaq shumë. Çdo vit, ne shihnim një ndryshim prej 20% ose 25% rritje, por këtë vit, ai ka arritur në 200%”, thotë agjenti i pasurive të paluajtshme Kenan Altinay.

Në një përpjekje për të mbajtur çmimet nën kontroll, qeveria ka vendosur një kufi prej 25% në rritjen e qirasë, por pak pronarë i përmbahen rregullit ndërsa përpiqen të mbajnë të ardhurat e tyre në të njëjtin nivel me inflacionin.

Avokatja për çështjet e pronësisë Idil Bora thotë se gjykatat janë mbingarkuar me padi për dëbime për shkak të mosmarrëveshjeve për rritjen e qirasë.

“Gjykatat Civile të Paqes, të cilat janë të ngarkuara me trajtimin e këtyre rasteve, kanë ngarkesa aq të shumta saqë datat e seancave caktohen për pesë ose 10 muaj më vonë,” tha ajo.

Kjo i ka lënë njerëzit si Duygu Ataman Gunay të pasigurt për të ardhmen.

Me profesion arkitekte, Gunay është e shqetësuar se pronari i saj do të rrisë qiranë më shumë se sa mund ta përballojë kur të zgjasë kontratën muajin e ardhshëm.

“Nuk e di se çfarë na pret në janar. Ose qiraja jonë do të trefishohet ose pronari do ta nxjerrë shtëpinë në shitje”, thotë ajo.

Gunay thotë se kostoja e qirasë, ushqimit dhe veshjeve është rritur dy ose trefish dhe se punëtorët si ajo nuk kanë marrë rritje rrogash që të përballojnë ritmin e rritjes së çmimeve./VOA

Previous Post

Video-mesazhi për festat e fundvitit, klubi i njohur italian uron… shqip

Next Post

Nis “Big Brother VIP2”, zbulohet banori i parë i shtëpisë së famshme, ja kush janë opinionistët

Next Post
Nis “Big Brother VIP2”, zbulohet banori i parë i shtëpisë së famshme, ja kush janë opinionistët

Nis “Big Brother VIP2”, zbulohet banori i parë i shtëpisë së famshme, ja kush janë opinionistët

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

December 17, 2025
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025
“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

December 17, 2025
Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

Lajmi Fundit

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

by timoni.al
December 17, 2025
0

Real Madridi ka arritur një fitore të ngushtë ndaj Talaveras në Kupën e Mbretit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin...

Read moreDetails
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025
“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

December 17, 2025
Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

December 17, 2025
Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

December 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

December 17, 2025
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al