Një oficer i Policisë Metropolitane që ruante kryeministrin britanik, është akuzuar për sulme të mëtejshme seksuale ndaj viktimës së trembëdhjetë. David Carrick, 47 vjeç, i cili tani përballet me gjithsej 53 akuza, do të dalë në gjykatë në Londër javën e ardhshme.
Carrick fillimisht u akuzua në tetor 2021 për përdhunimin e një gruaje që thuhet se i kishte dërguar mesazh në aplikacionin e takimeve Tinder, përpara se ta takonte personalisht në një pijetore në St Albans, Herts.
Ai u akuzua për 13 vepra të tjera nëntorin e kaluar pasi u shfaqën tre viktima të tjera të pretenduara. Në mars, nëntë vepra të tjera, duke përfshirë gjashtë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra, u pretendua se kishin ndodhur midis 2009 dhe 2018.
David Carricku pezullua menjëherë nga forca pasi u arrestua fillimisht nga oficerët e policisë së Hertfordshire në tetor të vitit të kaluar.
Akuzat e reja, të gjitha në lidhje me një viktimë të 13-të të pretenduar, janë gjashtë akuza për përdhunim, një akuzë për burgim të rremë (izolim i një personi tjetër pa pëlqimin e tij), një për sulm të pahijshëm dhe posedim të një arme zjarri me qëllim për të shkaktuar frikë.
Një zëdhënës i Policisë së Met tha: “Akuzat kanë të bëjnë me incidentet që pretendohet se kanë ndodhur në vitin 2003 që u raportuan në polici në korrik 2022. Ne e kuptojmë se këto janë akuza jashtëzakonisht serioze dhe shqetësuese.”















