Sunday, May 25, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e brendshme

Editor by Editor
November 15, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e brendshme
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

mandatin në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti, ai po përgatit terrenin dhe po bën plane për politikën e brendshme të katër viteve të ardhshme.

Fjalimi i fitores në natën e zgjedhjeve 2024.

“Arsyeja që bëmë histori sot është se ne do të rregullojmë gjithçka në vendin tonë”, tha ai.

Përparësia kryesore e zotit Trump është problemi i emigracionit.

“Do të duhet t’i mbyllim kufijtë. Ne duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë. Ata mund të kthehen, por duhet ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të ligjshme”, është shprehur ai.

Zoti Trump i bëri për vete votuesit me premtimin për dëbime masive të miliona emigrantëve pa dokumente. Ekspertët thonë se kjo do të kushtonte miliarda dollarë dhe do të kërkonte një organizim, gjë për të cilën nuk janë dhënë detaje.

Por Tom Homan, që zoti Trump e caktoi për të mbikqyrur kufirit tha se do të përqendrohej tek punëdhënësit, jo në komunitete.

Përparësia e dytë është ulja e inflacionit.

“Dhe pas rikthimit më të madh politik në historinë amerikane, ne do të realizojmë rimëkëmbjen më të madhe ekonomik në historinë amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump-it”, thotë Nënpresidenti i zgjedhur, JD Vance.

Zoti Trump ka premtuar politika për vendosjen e tarifave për mallrat e huaja dhe eliminimin e taksave për bakshishet dhe pensionet.

Përparësia e tretë është reformimi i qeverisë.

“Amerika na ka dhënë një mandat të pashembullt dhe të fuqishëm”, thotë Presidenti i zgjedhur Trump.

Me këtë mandat, ai emëroi pronarin e Teslas dhe Space X, Elon Musk dhe ish-rivalin e tij në garën brenda partisë Vivek Ramaswamy, në krye të një nisme për ta bërë qeverinë më efikase dhe për të reduktuar burokracinë dhe shpenzimet.

Një Senat dhe Dhomë Përfaqësuesish me shumicë republikane do të thotë që gjasat janë për konfirmime të shpejta për të emëruarit për sekretarët e Shtetit, Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, administratorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ambasadorët në Kombet e Bashkuara dhe Izrael dhe të tjerë. Këto janë vetëm disa nga 4000 postet qeveritare që do të plotësojë zoti Trump.

Në afro 70 ditë, presidenti i zgjedhur merr detyrën dhe administrata e tij e dytë do të ketë marrë formë. Një gjë është e qartë që tani: Ajo do të duket shumë ndryshe nga vitet e mandatit të zotit Biden./VOA

Previous Post

Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Pejë, autori la takim me viktimat në rrjete sociale

Next Post

Ernest Muçi lë pas problemet muskulore, stërvitet normalisht me skuadrën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Atentati ndaj shqiptarit të kërkuar për vrasje në Shqipëri/ Jepet pretenca në Belgjikë

May 25, 2025
Xhevdet Troplini dhe Visi Pojës/ Detaje të reja nga përgjimet: Hyri në treg i fortë që në 2010, tani kontrollon Durrësin…

E rëndë në Greqi/ U mblodh me shokët për festën e beqarisë, 30-vjeçari mbytet në det një javë para dasmës

“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon edhe burgjet e spitalet! Fituese e disa tenderave

AKTUALITET

Atentati ndaj shqiptarit të kërkuar për vrasje në Shqipëri/ Jepet pretenca në Belgjikë

by Editor
May 25, 2025
0

BELGJIKË- Zyra e prokurorit publik të Halle-Vilvoorde kërkoi të premten dënime me burg kundër tre personave që dyshohet se janë përfshirë...

Read moreDetails
Xhevdet Troplini dhe Visi Pojës/ Detaje të reja nga përgjimet: Hyri në treg i fortë që në 2010, tani kontrollon Durrësin…

Xhevdet Troplini dhe Visi Pojës/ Detaje të reja nga përgjimet: Hyri në treg i fortë që në 2010, tani kontrollon Durrësin…

May 25, 2025
E rëndë në Greqi/ U mblodh me shokët për festën e beqarisë, 30-vjeçari mbytet në det një javë para dasmës

E rëndë në Greqi/ U mblodh me shokët për festën e beqarisë, 30-vjeçari mbytet në det një javë para dasmës

May 25, 2025
“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon edhe burgjet e spitalet! Fituese e disa tenderave

“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon edhe burgjet e spitalet! Fituese e disa tenderave

May 25, 2025
Analiza e REL: Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Atentati ndaj shqiptarit të kërkuar për vrasje në Shqipëri/ Jepet pretenca në Belgjikë

Atentati ndaj shqiptarit të kërkuar për vrasje në Shqipëri/ Jepet pretenca në Belgjikë

May 25, 2025
Xhevdet Troplini dhe Visi Pojës/ Detaje të reja nga përgjimet: Hyri në treg i fortë që në 2010, tani kontrollon Durrësin…

Xhevdet Troplini dhe Visi Pojës/ Detaje të reja nga përgjimet: Hyri në treg i fortë që në 2010, tani kontrollon Durrësin…

May 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al