Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump: Putini dhe Zelenskiy duan paqe

Editor by Editor
February 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Trump: Putini dhe Zelenskiy duan paqe
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump tha se si Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskiy shprehën dëshirën për paqe, gjatë telefonatave të veçanta që patën me të dhe se zoti Trump ka urdhëruar zyrtarët më të lartë amerikanë që të nisin bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Komunikimet telefonike u zhvilluan pasi, më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se Ukraina do të duhej të hiqte dorë nga objektivi për anëtarësim në NATO dhe përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014.

Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e parë të tij në NATO.

Pasi bisedoi me zotin Putin për më shumë se sa një orë, zoti Trump tha se udhëheqësi rus, i cili nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 2022, mbështet dhënien fund të luftës dhe se ata kishin diskutuar për “arritjen e një armëpushimi në një të ardhme jo shumë të largët”.

“Ai do që lufta të marrë fund. Ai nuk do që lufta të ndërpritet dhe luftimet të rikthehen sërish pas 6 muajsh”, u tha zoti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se jemi në rrugën drejt arritjes së paqes. Mendoj se Presidenti Putin do paqe, Presidenti Zelenskiy do paqe, unë dua paqe. Thjesht dua që të mos shoh më njerëz të vriten”, shtoi Presidenti amerikan.

Zoti Trump ka deklaruar prej kohësh se synon që t’i japë fund luftës në Ukrainë, por pa dhënë hollësi se si mund ta arrijë këtë.

Më herët Kremlini tha se zoti Putin dhe zoti Trump kishin rënë dakord të takoheshin dhe se udhëheqësi rus e kishte ftuar presidentin amerikan që të vizitonte Moskën. Zoti Trump tha se takimi i tyre i parë “ndoshta mund” të ndodhë së shpejti në Arabinë Saudite.

Në një postim në platformën e tij sociale, zoti Trump tha se Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, shefi i CIA-s John Ratcliffe, këshilltari për siguri kombëtare Michael Waltz dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëhiqnin negociat për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti Trump dhe Presidenti Zelensky folën pas bisedës së zotit Trump me udhëheqësin rus. Zyra e Presidentit Zelensky tha se biseda zgjari rreth një orë.

“Pata një bisedë kuptimplotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Biseduam… për mundësitë për të arritur paqe, e diskutuam gatishmërinë tonë për të punuar së bashku… dhe kapacitetet teknologjike të Ukrainës… përfshirë dronet dhe industritë e avancuara”, shkroi zoti Zelensky në platformën X.

Presidenti Trump tha se Sekretari Rubio dhe Nën Presidenti JD Vance do të zhvillojnë bisedime lidhur me luftën, të premten, në konferencën vjetore mbi sigurinë, në Mynih, ku pritet të marrin pjesë zyrtarët ukrainas.

Thirrjet telefonike erdhën pas këmbimit të burgosurve, gjatë të cilit Rusia liroi mësuesin amerikan Marc Fogel nga Pensilvania, pas tre vitesh qëndrimi në burg nën akuzat për posedim droge.

Alexander Vinnik, një kriminel i dënuar rus, po lirohet në këmbim të zotit Fogel nga Rusia, sipas burimeve në dijeni të marrëveshjes që folën me kusht të mos identifikoheshin.

Vinnik u arrestua në vitin 2017 në Greqi me kërkesën e autoriteteve amerikane nën akuzat për mashtrim me kriptovaluta. Ai më vonë u ekstradua në Shtetet e Bashkuara ku pranoi fajin për pjesëmarrje në komplot për pastrim parash. Ai për momentin ndodhet në burg në Kalifoni, duke pritur transportin për t’u kthyer në Rusi, sipas zyrtarëve.

Presidenti Putin foli për herë të fundit me një president amerikan në shkurt të vitit 2022 kur pati edhe telefonatën me Presidentin Joe Biden pak pas të cilës urdhëroi futjen e mijëra trupave në Ukrainë.

Gjatë vitit të parë të luftës, Ukraina arriti t’i largonte forcat ruse nga lagjet përreth Kievit dhe rimori nën kontrollin e saj pjesë të mëdha të territorit të pushtuar nga Rusia.

Por Moska ka qenë në avantazh në fushëbetejë që nga kundërofensiva e dështuar e Ukrainës në vitin 2023, duke përparuar ngadalë por gradualisht në luftimet intensive që kanë shkaktuar vdekjen apo plagosjen e qindra mijëra ushtarëve nga dyjat palët dhe që ka shkatërruar qytetet ukrainase.

Rusia ka nën kontrollin e saj rreth një të pestën e Ukrainës dhe kërkon që Kievi të heqë dorë nga më shumë territore dhe që të deklarohet si pjesë e marrëveshjes paqësore si shtet neutral përgjithmonë.

Ukraina kërkon që Rusia të tërhiqet nga territoret e pushtuara dhe thotë se duhet të anëtarësohet në NATO apo t’i ofrohen garanci të ngjashme sigurie për ta parandaluar një sulm të sërish të Moskës.

Në diskutimet e fundit, Kievi duket se ka pranuar që nuk do të pranohet në NATO së shpejti dhe ka theksuar nevojë për përkrahje ushtarake si pjesë të një marrëveshjeje të paqes.

“Nëse Ukraina nuk është në NATO, do të thotë se Ukraina do ta ndërtojë NATO-n në territorin e saj. Prandaj na duhet një ushtri e madhe si ajo që ka Rusia sot”, deklaroi Zelensky në një intervistë për revistën ‘The Economist’, e cila u publikua të mërkurën.

“Dhe për këtë, ne na nevojiten armë dhe fonde. Dhe këto do t’ia kërkojmë Shteteve të Bashkuara”, tha ai, duke e përshkruar këtë si “planin B” të tij./VOA

Previous Post

Po ndien fundin e tij/ Rama nuk i ndalon sulmet ndaj SPAK, vazhdon të mbrojë Veliajn

Next Post

LIVE- Rama pas arrestimit të Veliajt: Çfarë janë të zgjedhurit nga populli mish për top?

Next Post
LIVE- Rama pas arrestimit të Veliajt: Çfarë janë të zgjedhurit nga populli mish për top?

LIVE- Rama pas arrestimit të Veliajt: Çfarë janë të zgjedhurit nga populli mish për top?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena

Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena

July 1, 2025
FOTO/ Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedoninsë së Veriut

FOTO/ Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedoninsë së Veriut

July 1, 2025
Albana Vokshi në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve! Si u kontrollua Vora nga krimi i organizuar nën heshtjen e shtetit

Albana Vokshi në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve! Si u kontrollua Vora nga krimi i organizuar nën heshtjen e shtetit

July 1, 2025
Nëna e Veliajt shkruan letër: Djali im i izoluar, familja po vuan shumë nga ky makth kafkian! Pse mbyll sytë Evropa?

AKTUALITET

Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena

by Editor
July 1, 2025
0

Vijon procesi i rinumërimit për Qarkun e FIerit, ku sa i përket subjekteve politike, KQZ ka përditësuar rezultatin për 361...

Read moreDetails
FOTO/ Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedoninsë së Veriut

FOTO/ Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedoninsë së Veriut

July 1, 2025
Albana Vokshi në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve! Si u kontrollua Vora nga krimi i organizuar nën heshtjen e shtetit

Albana Vokshi në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve! Si u kontrollua Vora nga krimi i organizuar nën heshtjen e shtetit

July 1, 2025
Nëna e Veliajt shkruan letër: Djali im i izoluar, familja po vuan shumë nga ky makth kafkian! Pse mbyll sytë Evropa?

Nëna e Veliajt shkruan letër: Djali im i izoluar, familja po vuan shumë nga ky makth kafkian! Pse mbyll sytë Evropa?

July 1, 2025
Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët!

Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët!

July 1, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena

Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena

July 1, 2025
FOTO/ Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedoninsë së Veriut

FOTO/ Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedoninsë së Veriut

July 1, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al