Monday, February 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump në samitin në Zvicër: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Trump në samitin në Zvicër: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të hënën në Kananaskis të Kanadasë, me synim të gjetjes së një gjuhe të përbashkët për luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Pjesëmarrës në takim janë liderë prej Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, si dhe ata të Bashkimit Evropian. Në hyrje të samitit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se largimi i Rusisë prej atij që dikur ishte G8, një dekadë më parë, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë, ka qenë gabim.

“Ka qenë gabim i madh”, ka thënë Trump, duke shtuar se beson që Rusia nuk do ta pushtonte Ukrainën më 2022, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të ishte përjashtuar.

“Putini flet me mua. Ai nuk flet me askënd tjetër, nuk është i kënaqur. Mund t’ju them se ai nuk flet me asnjë njeri që e ka lënë anash, e ka përjashtuar, dhe unë pajtohem me të”, ka thënë Trump. Trump ka biseduar të shtunën me Putinin dhe ka sugjeruar se lideri rus mund të luante rol ndërmjetësues në mes të Izraelit dhe Iranit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka hedhur poshtë këtë ide, duke thënë se Moska nuk mund të jetë negociatore, sepse e ka nisur një luftë kundër Ukrainës. Zyrtarët evropianë kanë thënë se shpresojnë që të shfrytëzojnë takimin e së martës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe atë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, në samitin e javës së ardhshme, që të bindin Trumpin të ketë qasje më të ashpër ndaj Moskës.

“G7 duhet të ketë synim që të na bashkojë sërish, që në Ukrainë të ketë armëpushim dhe paqe afatgjatë, dhe sipas meje, është në pyetje nëse presidenti Trump është gati të shtyjë përpara sanksione më të ashpra kundër Rusisë”, ka thënë Macron. I pyetur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, presidenti amerikan ka thënë se Teherani ka dhënë sinjale se është gati për të negociuar.

“Iranianët do të dëshironin të bisedonin, por do të duhej të vepronin më herët. Ata duhet të arrijnë marrëveshje, sepse është e dhimbshme për të dyja palët”, ka thënë ai nga Kanadaja, kur është pyetur për ndonjë shenjë shtensionimi nga Irani.

“Irani nuk është duke e fituar luftën, ata duhet të bisedojnë, të bisedojnë menjëherë, para se të bëhet vonë”, ka thënë presidenti amerikan. Izraeli e ka nisur ofensivën kundër Iranit më 13 qershor, duke sulmuar shënjestra iraniane, përfshirë qendra bërthamore, ka vrarë figura të larta ushtarake, shkencëtarë bërthamorë, si dhe ka goditur qytete dhe qendra të naftës dhe gazit natyror.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shteti që udhëheq ai i ka përpara tri synime: eliminimin e programit bërthamor iranian, eliminimin e kapaciteteve për prodhim të raketave balistike dhe eliminimin e boshtit të terrorizmit, duke iu referuar grupeve militante të përkrahura nga iranianët në Lindje të Mesme. Si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 224 persona në Iran, sipas autoriteteve iraniane. Në anën tjetër, nga kundërsulmet iraniane në Izrael është raportuar për 24 persona të vrarë./ REL

Previous Post

Shfrytëzoni këto ditë sa më shumë, parashikimi i horoskopit për sot

Next Post

E rëndë në Gjermani/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur, e futi në lavatriçe

Next Post
E rëndë në Gjermani/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur, e futi në lavatriçe

E rëndë në Gjermani/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur, e futi në lavatriçe

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

February 15, 2026
“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

February 15, 2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka triumfues, Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që gëzon Milanin dhe Juventusin.

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka triumfues, Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që gëzon Milanin dhe Juventusin.

February 15, 2026
Prokuroria e Përgjithshme e SHBA-së publikon një listë prej 305 emrash të personave publikë, duke përfshirë Trump, Starmer, Bill Gates dhe Kim Kardashian, të lidhur me dosjen Epstein.

KRYESORE

Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

by timoni.al
February 15, 2026
0

Vedat Muriqi vazhdon të tregojë përformanca të shkëlqyera në La Liga, duke u afirmuar si një nga golashënuesit më të...

Read moreDetails
“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

February 15, 2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka triumfues, Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që gëzon Milanin dhe Juventusin.

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka triumfues, Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që gëzon Milanin dhe Juventusin.

February 15, 2026
Prokuroria e Përgjithshme e SHBA-së publikon një listë prej 305 emrash të personave publikë, duke përfshirë Trump, Starmer, Bill Gates dhe Kim Kardashian, të lidhur me dosjen Epstein.

Prokuroria e Përgjithshme e SHBA-së publikon një listë prej 305 emrash të personave publikë, duke përfshirë Trump, Starmer, Bill Gates dhe Kim Kardashian, të lidhur me dosjen Epstein.

February 15, 2026
“Brikena nuk është lojë”, Mateo shpjegon strategjinë e tij në shtëpinë e BBVA: Nuk e mendoj, por...

“Brikena nuk është lojë”, Mateo shpjegon strategjinë e tij në shtëpinë e BBVA: Nuk e mendoj, por…

February 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

February 15, 2026
“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

February 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al