Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve aleate për dërgimin e anijeve ushtarake në Ndihmë të sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin e naftës në botë. Në një postim në platformën Truth Social, Trump theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të Iranit për ta bllokuar këtë kalim strategjik, Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që ngushtica të mbetet e hapur. Ai shprehu besimin se “në një mënyrë ose në një tjetër, Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti, në mënyrë të sigurt dhe të lirë.”
Tensionet në rajon kanë arritur nivele të larta, pas sulmeve në gjashtë anije në Gjirin Persik brenda një periudhe 48-orëshe. Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në një deklaratë të tijin të parë publike, theksoi se Irani do të vazhdojë përpjekjet për bllokimin e ngushticës.
Për më tepër, Trump ka deklaruar se objektivat ushtarake në ishullin iranian Kharg, qendër kryesore për eksportin e naftës, janë “shkatërruar plotësisht.” Nga ana tjetër, autoritetet iraniane paralajmërojnë se infrastruktura e naftës dhe energjisë e kompanive që bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara mund të “shndërrohet në një grumbull hiri.”
Ky zhvillim përfaqëson një rritje të gjithanshme të tensioneve në një nga zonat më të rëndësishme strategjikisht për ekonomi dhe energji, duke hedhur në dyshim stabilitetin e transportit të naftës në tregjet globale.















