Saturday, November 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump: Dua që Netanyahu të më sigurojë që në Gaza njerëzit të marrin ushqim

Editor by Editor
July 28, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trump: Dua që Netanyahu të më sigurojë që në Gaza njerëzit të marrin ushqim
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LINDJE E MESME- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri thirrje Izraelit që t’u sigurojë njerëzve ushqim. Duke folur të hënën në Skoci, Trump tha se SHBA-ja dhe vende të tjera po japin para dhe ushqim për Gazën, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet “të kujdeset, për ta menaxhuar” procesin e dërgimit të ushqimeve.

“Dua që ai të sigurohet që ata të marrin ushqim”, tha Trump. “Dua të sigurohem që ata të marrin ushqim”.

Nga Gaza kohëve të fundit kanë dalë imazhe të fëmjëve të kequshqyer, që kanë nxitur shqetësime për urinë në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta. Duket se komentet e Trumpit janë rezultat i këtyre imazheve, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – është në muajin e 21-të, teksa palët nuk janë afër arritjes së një armëpushimi.

Presidenti amerikan u pyet nëse pajtohet me deklaratat e bëra të dielën nga Netanyahu, kur ai tha se “nuk ka politikë të urisë në Gazë dhe nuk ka uri në Gazë”.

“Nuk e di”, u përgjigj Trump. “Duke u bazuar në atë që shohim në televizion, do të thosha nuk është bash kështu sepse ata fëmijë duken shumë të uritur”, tha ai.

Në dritë të intensifikimit të kritikave ndërkombëtare, ushtria izraelite gjatë fundjavës nisi lëshimin e ndihmave nga ajri, si dhe nisi pauza të kufizuara në luftime në tri zona të banuara të Gazës për dhjetë orë në ditë, në mënyrë që të ndihmojë me shpërndarjen e ndihmave. Të premten e kaluar, Trump foli për situatën në Gazë, pasi SHBA-ja dhe Izraeli tërhoqën ekipet negociuese nga bisedimet në Katar për një marrëveshje armëpushimi. Ai tha se Hamasi “me gjasë do të përndiqet” derisa të eliminohet.

Por, Trump të hënën u duk më i prirë për veprim, pas raportimeve për vdekje të shkaktuara nga uria dhe pas pamjeve të njerëzve, veçmas të fëmijëve dhe foshnjave, teksa banorët në Gazë po tentojnë të sigurojnë ushqim. Gjatë takimit me Starmer, Trump tha se SHBA-ja “do të ngrejë qendra ushqimore”, por nuk dha hollësi të tjera. Trump tha se Hamasi ka vjedhur ushqim dhe ndihma që ishin të dedikuara për njerëzit në Gazë, por kur u pyet nga gazetarët se çfarë përgjegjësie ka Izraeli për kufizimin e ndihmave në Gazë, ai tha se “Izraeli ka shumë përgjegjësi”.

Megjithatë, ai shtoi se Izraeli po ashtu është i kufizuar në veprimet e tij, teksa po tenton që t’i mbajë gjallë 20 pengjet që mbahen në Gazë. Kur u pyet nëse Izraeli mund të bëjë më shumë, Trump tha se “mendoj se Izraeli mund të bëjë më shumë”, por nuk dha më shumë detaje.

“Ne duhet të ndihmojmë në aspektin humanitar para së gjithash. Duhet t’i ushqejmë fëmijët”, tha ai.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, më shumë se 59.000 palestinezë janë vrarë dhe vendi me mbi 2 milionë banorë po përballet me krizë të thellë humanitare./ REL

Previous Post

Vrasja e dyshuar e 52-vjeçares nga i dashuri në Pogradec, historia e tyre raportohet të ketë nisur vite më parë

Next Post

Të shtënat me armë zjarri në një kazino në Reno të Nevadas, të paktën 2 viktima dhe disa të plagosur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tre viktima dhe dhjetra të lënduar nga stuhia Claudia në Portugali

Tre viktima dhe dhjetra të lënduar nga stuhia Claudia në Portugali

November 15, 2025
Tajvani… ‘vija e kuqe’! Kina këshillon qytetarët: Evitoni udhëtimet në Japoni, biletat e blera do të rimbursohen.

Tajvani… ‘vija e kuqe’! Kina këshillon qytetarët: Evitoni udhëtimet në Japoni, biletat e blera do të rimbursohen.

November 15, 2025
Krim familjar në Itali, 80-vjeçari godet me thikë gruan e tij 81-vjeçare

Një grua 81-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Via Pezza, Mesenzana, në provincën e Varese në Itali, me disa plagë të shkaktuara nga thika.

Krim familjar në Itali, 80-vjeçari godet me thikë gruan e tij 81-vjeçare Një grua 81-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Via Pezza, Mesenzana, në provincën e Varese në Itali, me disa plagë të shkaktuara nga thika.

November 15, 2025
Zelensky viziton Greqinë nën masa të forta sigurie dhe me orar të kufizuar; çfarë kërkon Presidenti ukrainas nga autoritetet greke?

Lajmi Fundit

Tre viktima dhe dhjetra të lënduar nga stuhia Claudia në Portugali

by timoni.al
November 15, 2025
0

Tre persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e stuhisë tropikale Claudia, e cila goditi Portugalinë,...

Read moreDetails
Tajvani… ‘vija e kuqe’! Kina këshillon qytetarët: Evitoni udhëtimet në Japoni, biletat e blera do të rimbursohen.

Tajvani… ‘vija e kuqe’! Kina këshillon qytetarët: Evitoni udhëtimet në Japoni, biletat e blera do të rimbursohen.

November 15, 2025
Krim familjar në Itali, 80-vjeçari godet me thikë gruan e tij 81-vjeçare

Një grua 81-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Via Pezza, Mesenzana, në provincën e Varese në Itali, me disa plagë të shkaktuara nga thika.

Krim familjar në Itali, 80-vjeçari godet me thikë gruan e tij 81-vjeçare Një grua 81-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Via Pezza, Mesenzana, në provincën e Varese në Itali, me disa plagë të shkaktuara nga thika.

November 15, 2025
Zelensky viziton Greqinë nën masa të forta sigurie dhe me orar të kufizuar; çfarë kërkon Presidenti ukrainas nga autoritetet greke?

Zelensky viziton Greqinë nën masa të forta sigurie dhe me orar të kufizuar; çfarë kërkon Presidenti ukrainas nga autoritetet greke?

November 15, 2025
Autobusi me 40 pelegrinë pëson aksident në përreth të Athinës, 12 të lënduar.

Autobusi me 40 pelegrinë pëson aksident në përreth të Athinës, 12 të lënduar.

November 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tre viktima dhe dhjetra të lënduar nga stuhia Claudia në Portugali

Tre viktima dhe dhjetra të lënduar nga stuhia Claudia në Portugali

November 15, 2025
Tajvani… ‘vija e kuqe’! Kina këshillon qytetarët: Evitoni udhëtimet në Japoni, biletat e blera do të rimbursohen.

Tajvani… ‘vija e kuqe’! Kina këshillon qytetarët: Evitoni udhëtimet në Japoni, biletat e blera do të rimbursohen.

November 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al