Një shofer makine dyshohet se qëllimisht ka hyrë me makinë duke përplasur një turmë njerëzish në qendër të qytetit Evreux të Normandisë në orët e para të së shtunës, duke vrarë një person dhe duke plagosur pesë të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Incidenti ndodhi pas një sherri në një bar lokal rreth orës 4 të mëngjesit. Sipas policisë, “njëra nga palët e përfshira hipi në një makinë dhe, duke zhvilluar shpejtësi të lartë, u fut me makinë në turmën jashtë dyqanit ”. Kryetari i bashkisë së qytetit tha në një deklaratë në Facebook se incidenti kishte shkaktuar panik në zonë.
Policia ka arrestuar tre persona dhe rasti po hetohet si tentativë vrasjeje.
Sipas mediave lokale, viktima thuhet se ishte një burrë rreth të 30-ave , ndërsa të plagosurit në gjendje kritike janë dy burra, të moshës 31 dhe 52 vjeç.