Thursday, November 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trau në parkun e Divjakës, reagon Ministria e Mjedisit: Bileta do jetë 50 lekë dhe do të aplikohet vetëm për turistët

Editor by Editor
November 17, 2022
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
Trau në parkun e Divjakës, reagon Ministria e Mjedisit: Bileta do jetë 50 lekë dhe do të aplikohet vetëm për turistët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt sot në Divjakë, ku banorët kundërshtonin vendosjen e traut poër të hyrë në park.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ministria sqaron se bëhet fjalë për një biletë në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Sipas ministrisë kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.

Një tra i tillë sipas Ministrisë është vendosur edhe në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët.

Sqarim mbi Biletarinë elektronike në Parkun e Divjakës

Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar.

Aksesi i kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave, do të ndihmojë edhe në menaxhimin efektiv e të qendrueshëm në këtë zonë të mbrojtur mjedisore. Vendosja e kontaktit të drejtëpërdrejtë i të gjithë vizitorëve me stafin e parkut, do të ndihmojë këta të fundit për të orientuar fluksin turistik dhe sjelljen e vizitorëve në përputhje me zonimin dhe rregullat e parkut, si dhe do të bëhet i mundur përcaktimi i saktë i numrit të vizitorëve dhe turistëve, regjistrimi i mjeteve motorike dhe gjenerimi i të ardhurave.

Rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ajo është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.

Investimi po kryhet në kuadër të projektit “Rritja e qendrueshmërisë financiare të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri”, mundësuar nga UNDP.

Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.

Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët.

Në mbështetje të VKM-së nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, do të bëhet edhe caktimi i vlerës së tarifës për hyrjen në park nëpërmjet këtij sistemi elektronik.

Referuar ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, neni 56, pika 2, citohet se: “Ministria, AKZM-ja dhe pushteti lokal nxitin dhe përkrahin nisma, projekte, programe e veprimtari, që synojnë përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore ose që ndikojnë pozitivisht në to”.

Përcaktimi i vendeve të aksesit të kontrolluar në parqet e menaxhuara, për përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që të sigurojë ruajtje në ekosistemet e mbrojtura natyrore dhe për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë.

Previous Post

Shtohen akuzat për Alqi Bllakon, ja si komunikonte me Klodian Zoton për inceneratorin e Elbasanit

Next Post

EMRI/ Merrte 800 paund në javë, burgoset “kopshtari” shqiptar në fermën e kanabisit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Koreja e Jugut përdor qeset e çajit për të fshehur drogën, zbulimi i rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike, paketat janë pajisur me gjurmues.

November 13, 2025
Norvegjia nën hetim për shpërndarjen e videot intime me të mitur, ndërkohë futbollisti bashkohet me ekipin kombëtar.

Berisha: Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët, leja e zgjerimit të fushës së depozitimit për mbetjet e ngurta u dha 8 muaj pas vendimit

"Një histori martesore me një të panjohur" / Komedia italiane nxjerr në skenë teatrit "Zihni Sako" në Gjirokastër

“Një histori martesore me një të panjohur” / Komedia italiane nxjerr në skenë teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër

Lajmi Fundit

by timoni.al
November 13, 2025
0

Banorët e ishullit turistik Jeju në Kore të Jugut kanë zbuluar shpërndarjen e pakove të vogla që ngjajnë si çaj...

Read moreDetails
Norvegjia nën hetim për shpërndarjen e videot intime me të mitur, ndërkohë futbollisti bashkohet me ekipin kombëtar.

Norvegjia nën hetim për shpërndarjen e videot intime me të mitur, ndërkohë futbollisti bashkohet me ekipin kombëtar.

November 13, 2025
Berisha: Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët, leja e zgjerimit të fushës së depozitimit për mbetjet e ngurta u dha 8 muaj pas vendimit

Berisha: Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët, leja e zgjerimit të fushës së depozitimit për mbetjet e ngurta u dha 8 muaj pas vendimit

November 13, 2025
"Një histori martesore me një të panjohur" / Komedia italiane nxjerr në skenë teatrit "Zihni Sako" në Gjirokastër

“Një histori martesore me një të panjohur” / Komedia italiane nxjerr në skenë teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër

November 13, 2025
Berisha: Banda që ekzekutoi Danin kishte në kontroll të plotë aeroportin e Rinasit në rrafshin e sigurisë

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Koreja e Jugut përdor qeset e çajit për të fshehur drogën, zbulimi i rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike, paketat janë pajisur me gjurmues.

Koreja e Jugut përdor qeset e çajit për të fshehur drogën, zbulimi i rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike, paketat janë pajisur me gjurmues.

November 13, 2025
Norvegjia nën hetim për shpërndarjen e videot intime me të mitur, ndërkohë futbollisti bashkohet me ekipin kombëtar.

Norvegjia nën hetim për shpërndarjen e videot intime me të mitur, ndërkohë futbollisti bashkohet me ekipin kombëtar.

November 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al