Prokuroria e Posaçme ka kërkuar “arrest me burg” për disa persona të përfshirë në trafikimin e drogës. Hetimi, sipas SPAK, është kryer në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ku është provuar se shtetas shqiptar dhe gjermanë kanë trafikuar 912 kg marijuanë, me vlerë mbi 3 milionë e 370 mijë euro.
“Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro”, thuhet në njoftim.
Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Hetimet kanë zbuluar se pjesë e këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike janë 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë.
Si pasojë pas kontrolleve të kryera, SPAK ka sekuestruar:
- 3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;
- 300 (treqind) dollarë;
- 2 (dy) laptopë;
- 4 celularë;
- 1 DVR + Kamer;
- Bizhuteri të ndryshme;
- 1 (një) orë e markës Rolex
- 4 çanta te markave luksoze;
- 3 çelësa automjeti;
- Një automjet luksoz tip BMË X5;















