Një bari i zhdukur në Magnezi është gjetur i vdekur pas zjarrit në Velestinë, raportojnë mediat greke.
45-vjeçari Aristidis Kolioupa po përpiqej të shpëtonte kafshët e tij kur flakët rrethuan vendin. Ai ishte me vëllain e tij në stanin e deleve, por ky i fundit u largua kur pa zjarrin.
Ndërkohë që 45-vjeçari vendosi të qëndronte dhe t’i çonte kafshët më lart në mal.
Kamera e ERT kishte regjistruar 45-vjeçarin duke bërtitur me kohë për kafshët e tij. Në fakt, ai vetë shkoi për t’i shpëtuar pa asnjë masë paraprake.
Gazetarët dhe kameramanët u larguan nga vendi pasi një zjarr që po iu afrohej po i rrezikonte, ndërsa bariu nuk hoqi dorë.