ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në plazhin në Montalto di Castro, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën duke luajtur në rërë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu kishte rënë në gropën afërsisht një metër e gjysmë të thellë, që kishte hapur së bashku me vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, dhe rëra e ka zënë poshte.
Gjatë momentit që fëmijët po hapnin gropën, babai po pushontë në çadër, ndërsa kur e kuptoi se djali i tij i madh ishte zhdukur, filloi menjëherë kërkimet.
Pushuesit e tjerë filluan menjëherë të gërmonin nën rërë, në vendin e treguar nga vëllezërit dhe motrat e 17-vjeçarit. Zjarrfikësit dhe karabinierët, mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe një ambulancë ajrore u ul gjithashtu në plazh, por ishte shumë vonë.
I riu u shpall i vdekur në vendngjarjë nga mjekët. Nuk është e qartë nëse rojet bregdetare ishin të pranishme në plazhin publik, ndërkohë karabinierët kanë nisur hetimet për rrethanat e tragjedisë.