Detaje të reja janë zbuluar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Crans-Montana, ku humbën jetën 40 persona. Një video e filmuar gjatë natës së Vitit të Ri dokumenton një grup individësh, shumica e të miturve, në ambientet e klubit të natës Constellation, teksa konsumonin alkool. Pamjet, të regjistruara nga një mik i njërës prej viktimave, janë tani në analizë e sipër nga prokurorët, të cilët zhvillojnë hetime për akuzat e vrasjes nga pakujdesia.
Sipas informacioneve nga burime hetimore, videoja tregon jo vetëm praninë e të miturve, por edhe gjendjen e përgjithshme të ambienteve brenda klubit, si dhe fluksin e madh të njerëzve që lejoheshin të hynin. Kjo material filmik pritet të shërbejë si provë e rëndësishme në hetimin e ngjarjes.
Përveç videos, autoritetet kanë sekuestruar 12 telefona celularë të viktimave, të cilët do t’i nënshtrohen analizave teknike për të nxjerrë më shumë informacione rreth rrethanave dhe aktivitetit të viktimave përpara tragjedisë.
Prokurorët gjithashtu kanë vendosur të marrin në pyetje prindërit e viktimave, me qëllim që të zbardhin plotësisht ngjarjen tragjike dhe të kuptojnë më mirë rolin e secilit nga të përfshirët. Hetimet për këtë çështje janë ende në zhvillim, dhe autoritetet po përpiqen të sigurohen se të gjithë aspektet e incidentit do të shqyrtohen me kujdes.















