Friday, December 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, kush qëndron pas goditjes së SPAK-ut?

Editor by Editor
November 21, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, kush qëndron pas goditjes së SPAK-ut?
0
SHARES
337
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup i krimit të organizuar, i dyshuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës si dhe aktivitet kriminal në Shqipëri u godit mbrëmjen e së hënës nga Prokuroria e Posaçme, në një operacion të kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja ligjzbatuese.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cënim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, gjykata ka vendosur 11 masa sigurimi për anëtarët e grupit kriminal dhe zyrtarët e policisë, por vetëm katër prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Dhjetë prej masave të sigurisë janë “arrest me burg” për vepra penale të trafikimit të narkotikëve, grupit të struktuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

SPAK deklaroi se ka mundur të dokumentojë katër episode të trafikimit të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kg kokainë në Brazil, 166 kg marijuanë në Gjermani si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjithashtu, janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftim.

SPAK deklaroi gjithashtu se produktet e kësaj veprimtarie kriminale pastroheshin në Shqipëri dhe se ka dokumentuar disa pasuri, për të cilat ka kërkuar sekuestrimin.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Kjo është goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar, pas operacionit “Metamorfoza” në korrik të këtij viti, ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtues të policisë dhe prokurorisë.

Të dyja operacionet janë mundësuar nga informacionet e ardhura në Shqipëri nga drejtësia franceze dhe të koordinuara nga Europol dhe Eurojust. BIRN

Previous Post

Rrjeta e dekriminalizimit të drejtësisë dhe “Peshkaqeni Drogës” Tedi Malaveci

Next Post

Tensionet në Parlament, reagon ambasada Amerikane në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kuvendi miraton me 85 vota të favorizueshme kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, ndërsa opozita largohet nga salla.

December 11, 2025
Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

LAJME

by timoni.al
December 11, 2025
0

Me 85 vota pro dhe 3 kundër, Endrit Shabani është emëruar si Avokat i Popullit nga Kuvendi, duke u mbështetur...

Read moreDetails
Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

December 11, 2025
Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

December 11, 2025
Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

December 11, 2025
35 vjet nga themelimi i PD, Grida Duma shpreh urimin në 'Top Story': Ka kërkuar gjenialitet për të integruar fragmentet e historisë.

35 vjet nga themelimi i PD, Grida Duma shpreh urimin në ‘Top Story’: Ka kërkuar gjenialitet për të integruar fragmentet e historisë.

December 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kuvendi miraton me 85 vota të favorizueshme kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, ndërsa opozita largohet nga salla.

Kuvendi miraton me 85 vota të favorizueshme kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, ndërsa opozita largohet nga salla.

December 11, 2025
Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

December 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al