Ndërsa ditët kalojnë, shpresat për të mbijetuarit zbehen. Por megjithatë ka raste që mbushin me gëzim.
Tipike është shembulli i Yagiz Ulas, një vajzë e porsalindur vetëm 10 ditëshe, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay së bashku me nënën e saj. Si nëna ashtu edhe foshnja ishin nen rrenoja për plot 90 orë, por arritën të qëndronin gjallë derisa shpëtimtarët i gjetën.
Lajmi për shpëtimin e foshnjës dhe nënës bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë prej tyre shprehën mirënjohjen për shpëtimtarët që nuk kanë reshtur përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë.















