Tirana vazhdon të përballet me sfida të mëdha në këtë sezon, pasi ardhja e trajnerit Orges Shehi nuk ka sjellë përmirësime të dukshme. Bardheblutë, pas dy humbjeve rradhazi në derbi, përfshirë një të Kupës, pësuan një tjetër disfatë në javën e 27 të Kategorisë Superiore. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, skuadra e Elbasanit, e drejtuar nga Gvozdenovic, ia doli të fitojë 1-0 ndaj Tiranës, duke e ngjitur vetën në kuotën e 49 pikëve, vendin e dytë në tabelë.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Ze Gomes, i cili shënoi në fundin e pjesës së parë. Edhe pse Tirana u përpoq të përgjigjej me intensitet në pjesën e dytë dhe duke rrezikuar me disa sulme, mungesa e fati i la pa realizuar. Një moment kyç ndodhi kur topi goditi tramversën, duke i mohuar bardhebluve shansin për të barazuar.
Kështu, ndeshja përfundoi me një fitore të rëndësishme për Elbasanin, i cili vazhdon të shikojë drejt objektivave për titullin në Kategorinë Superiore. Nga ana tjetër, Tirana mbetet në poshtën e klasifikimit, me vetëm 21 pikë, duke nënkuptuar nevojën për ndërhyrje të shpejtë dhe efektive për të rimarrë ritmin e saj.















