Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Thomas Friedman: Lufta e Putinit është një krim kundër planetit

Editor by Editor
September 29, 2022
in AKTUALITET, Mendim i Lire
0
Thomas Friedman: Lufta e Putinit është një krim kundër planetit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Thomas Friedman, The New York Times

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Nuk mund të kishte një periudhë më të mirë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Vladimir Putin. Por momenti aktual është, përkundrazi, jashtëzakonisht i vështirë, sepse po largon vëmendjen dhe burimet globale nga menaxhimi i ndryshimeve klimatike.

Dhe kjo, në një moment jashtëzakonisht kritik, ndërsa njerëzimi është në dekadën e fundit për të menaxhuar ndikimet ekstreme klimatike që tani janë të pashmangshme dhe për të shmangur ato ndikime që mund të bëhen të pamenaxhueshme, sipas Thomas Friedman.

Fatkeqësisht, ajo që ndodh midis Ukrainës dhe Rusisë nuk është vetëm mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sulmi rus ndaj Ukrainës është lufta e parë e vërtetë botërore. Dy të tretat e njerëzve tani mund ta shikojnë luftën në celularët e tyre ndërkohë që pothuajse të gjithë në planet janë prekur ose do të preken nga kjo luftë ekonomikisht, gjeopolitikisht dhe, ndoshta më e rëndësishmja, mjedisore.

Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave në botë. Ajo është gjithashtu eksportuesi më i madh i naftës. Ndërsa mbi 25% e drithërave në botë eksportohet nga Rusia dhe Ukraina, duke siguruar bukë për miliarda njerëz, si dhe elbi, luledielli dhe misri.

Për shkak të luftës dhe sanksioneve që pasuan si pasojë e saj, çmimet e këtyre produkteve janë rritur. Në të njëjtën kohë, megjithatë, për të mbuluar mungesat,  janë rritur presionet për shpyllëzimin e zonave pyjore të paprekura më parë (për shembull në Amazon) që mund të shfrytëzoheshin si fusha shpimi ose minierash, si kullota ose si tokë për të mbjellat.

Fatkeqësisht, siç thekson Friedman, sa më shumë pyje të shkatërrojmë, aq më shumë do të largohemi nga përmbushja e objektivave të dakordësuara në Paris për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5 gradë Celsius, raporton abcnews.al.

“Goditjet e ofertës që filluan në Ukrainë dhe Rusi po shndërrohen në goditje të kërkesës në mbarë botën, duke prekur pyjet që më përpara ishin të paprekura dhe janë burime potenciale të furnizimit për shumë produkte bujqësore, arin, naftën, gazin natyror dhe lëndë drusore,” tha ekonomisti John Ride i organizatës joqeveritare.

“Kudo që shikoj, shoh kompani kineze që kërkojnë tokë për prodhim bujqësor,” thekson Hindou Oumarou Ibrahim nga Çadi, Afrika Sub-Sahariane.

Brazili bleu plehra me vlerë 3.5 miliardë dollarë nga Rusia vitin e kaluar. Megjithatë, vëllimi përkatës i importit është ulur ndjeshëm këtë vit për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve.

Kështu, sapo filluan të ndiheshin mungesat për shkak të luftës, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, miratoi legjislacionin që lejonte Brazilin të prodhonte më shumë pleh. Por edhe në vetë Ukrainën, e cila është gjithashtu e famshme për pyjet e saj, dëmet  tashmë janë shumë të mëdha.

Sipas një raporti të publikuar nga OECD korrikun e kaluar, për shkak të aktivitetit ushtarak rus, 900 zona pyjore të mbrojtura dhe një sipërfaqe totale prej përafërsisht 1.2 milionë hektarësh janë shkatërruar në Ukrainë, që korrespondon me afërsisht 30% të të gjitha zonave pyjore të mbrojtura në Ukrainë.

Gjithashtu Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina së bashku prodhojnë afërsisht 25% të tregtisë botërore të drurit. Megjithatë, për shkak të luftës dhe sanksioneve, vendet e tjera prodhuese të lëndës drusore tani po nxitojnë të mbulojnë mungesat duke lehtësuar ligjet për mbrojtjen e mjedisit.

Vetë Kievi thuhet se ka hequr një rregullore që ndalon prerjet në pyjet e mbrojtura gjatë pranverës dhe fillimit të verës në mënyrë që të mbledhë para për luftën.

Në gjysmëshekullin e fundit, sipas ekonomistit John Ride, vendet në botë kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj për të mbrojtur mjedisin  ndërsa mbrojtja e tokës është dyfishuar në mbarë botën që nga viti 1990.

Dhe tani, një njeri fillon një luftë vrastare në zemër të prodhimit të drithërave dhe papritmas të gjitha ato përparime zhduken, përfundon Thomas. Friedman në artikullin e tij, thekson se lufta e Putinit nuk është vetëm një krim kundër Ukrainës dhe njerëzimit, por edhe një krim kundër planetit tokë.

Previous Post

Gazeta franceze heton Al Khelaifi, presidenti i PSG-së “dridhet” nga shkrimi i “Liberation”

Next Post

“Kopshti ‘Turgut Ozal’ s’ka asgjë antiligjore’, ish-ministri i Arsimit: Rama synon të adoptojë modelin Erdogan!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al