Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur në një banesë në afërsi të qendrës së Durrësit.
Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur pranë shkollës “Bedrie Bebeziqi”, dhe i ishte vënë një shtëpie në atë zonë.
Koeçidenca është se tritoli është vendosur pranë banesës së Ilir Kociljas, personi i cili vrau më 14 shkurt fqinjin e tij, Halil Kokën.
Sakaq nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse akti ka lidhje apo jo me vrasjen e Kokës. Pritet njoftimi zyrtar i policisë e cila është në vendngjarje, por mësohet se nag shpërthimi nuk ka të plagosur vetëm dëme materiale.