Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe fillimin e negociatave me Izraelin pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Nowl Barrot, i cili viziton Beirutin për të shprehur solidaritetin e Francës ndaj libanezëve. Aoun theksoi se ndalimi i përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut është prioritet kryesor, duke theksuar nevojën urgjente për një marrëveshje armëpushimi. Ai gjithashtu rikonfirmoi iniciativën për negociata të drejtpërdrejta me Izraelin.
Ministri Barrot, nga ana tjetër, nënvizoi se qëllimi i vizitës së tij ishte mbështetja për popullin libanez, i cili po përjeton një luftë të imponuar. Gjatë qëndrimit të tij, ai vizitoi një shkollë në Beirut që është shndërruar në strehë për persona të zhvendosur. Sipas Ministrisë së Jashtme franceze, bisedimet janë përqendruar në mënyrat për uljen e tensioneve dhe përfshijnë takime me liderë të tjerë libanezë, përfshirë kryeministrin Nawaf Salam dhe kryetarin e parlamentit Nabih Berri.















