Kabineti izraelit ka vendosur të alokojë 827 milionë dollarë për blerje emergjente ushtarake, siç raportojnë mediat lokale. Ky hap vjen pas dy javësh operacionesh izraelito-amerikane të ndërmarra kundër Iranit.
Paketës i është dhënë miratimi gjatë një telekonference mes ministrave, të cilët theksuan rëndësinë e sigurisë dhe nevojën për një përgjigje të shpejtë ndaj situatës në terren. Një dokument nga Ministria e Financave, i publikuar nga disa media kombëtare, tregon se fondet do të përdoren për blerjen e municioneve, armëve të avancuara dhe mjeteve kritike luftarake, duke pasur parasysh agresivitetin e luftimeve.
Sipas gazetës Haaretz, detajet e përdorimit të këtyre fondeve nuk janë zbuluar, megjithatë, vendimi është parë si një masë të domosdoshme për të adresuar nevojat urgjente të sigurisë që kanë lindur.















