Monday, December 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Editor by Editor
May 6, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tender i fundit i Albpetrol për riparimin e një pusi nafte në zonën Cakran-Mollaj ka nxjerrë sërish në pah mënyrën skandaloze se si janë keqmenaxhuar dhe zhvatur prej dekadash pasuritë kombëtare të nëntokës në Shqipëri, shkruan skyweb.al.

Albpetrol shpalli tenderin për ndërhyrje në pusin CA-58, duke ofruar rreth 34.5 milionë lekë pa TVSH për riparimin e avarisë së rëndë të shkaktuar nga kompania koncensionare Stream Oil.

Pasi tenderi u shpall, kompania SuperStar-WB, në pronësi të Neshat dhe Bardhi Melit, paraqiti ankesë për probleme me dokumentacionin duke bërë që tenderi të anulohej. Bardhi Meli, ish-nëndrejtor i AKBN-së, është kapur më herët nga BIRN në konflikt të pastër interesi, duke bërë biznes me kompaninë Phoenix Petroleum ndërkohë që mbikëqyrte vetë aktivitetin e saj.

Sipas të dhënave të vetë Albpetrol, pusi CA-58 ishte funksional në momentin që iu dorëzua me kontratë koncensionare kompanisë Stream Oil.

Por në gusht të vitit 2014, Stream Oil e dorëzoi pasurinë me një defekt të rëndë në pus, bllokim i komunikimit midis shtresës dhe pusit për shkak të ngecjes së një pajisjeje (Packer) në thellësinë 2,458.8 metra.

Që prej asaj kohe, nga ky pus nuk ka dalë më asnjë litër nafte.

Si e shkatërroi Stream Oil pusin CA-58

Stream Oil erdhi në Shqipëri në vitet 2007-2008, kur qeveria shqiptare shpalli koncensione për disa prej vendburimeve të vogla dhe të mesme të naftës. Shoqëria, e kontrolluar fillimisht nga biznesmenë kanadezë e amerikanë dhe më pas e regjistruar në parajsat fiskale, mori në administrim disa vendburime, përfshirë atë të Cakran-Mollaj.

Por shumë shpejt, përveç mungesës së investimeve serioze në teknologji dhe mirëmbajtje, Stream Oil akumuloi borxhe të mëdha ndaj shtetit shqiptar dhe ndaj furnitorëve vendas.

Në vitin 2014, kompania e braktisi aktivitetin në Shqipëri duke lënë pas pasuri të dëmtuara dhe detyrime të papaguara. Albpetrol, edhe pse në rolin e monitoruesit, nuk ndërmori asnjë masë në kohë për të parandaluar dëmet.

Edhe përpjekjet e mëvonshme për të riparuar pusin dështuan për shkak të kompleksitetit të dëmit dhe kushteve të vështira nëntokësore.

Aktualisht, për të nxjerrë pusin CA-58 sërish në shfrytëzim, kërkohet një ndërhyrje tepër e sofistikuar, që po i faturohet sërish taksapaguesve shqiptarë.

Sipas Albpetrol, nëse avaria do të riparohej me sukses, pusi mund të prodhonte rreth 8 tonë naftë në ditë, me një cilësi më të lartë për shkak të qëndrimit të gjatë në gjendje të palëvizur.

Si u zhvat dhe u shit për skrap pasuria ARMO-s: Nga duart e shtetit te biznesmenët e parqeve diellore

Historia e pusetit CA-58 është vetëm një pjesë e së njëjtës skemë zhvatjeje të pasurive të Shqipërisë. Një tjetër rast flagrant është ai i ish-uzinës së përpunimit të naftës, ARMO.

Pas privatizimeve të dështuara dhe kalimeve të njëpasnjëshme, ARMO përfundoi fillimisht në duart e investitorëve shqiptarë, më pas të kinezëve, dhe në fund u sekuestrua nga banka Credins për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të kredisë.

Toka e ish-ARMO sot. Foto: Skyweb.al
Toka e ish-ARMO sot. Foto: Skyweb.al

Në vitin 2022, kompania Shijaku, pasi kishte përvetësuar asetet kryesore të ARMO-s, nisi çmontimin e uzinës dhe shitjen e saj për skrap. Pas çmontimit, Shijaku krijoi kompaninë GreeNNat, të cilës i transferoi tokën ku dikur ngrihej rafineria e Ballshit.

Në janar 2023, qeveria shqiptare miratoi ndërtimin e një parku fotovoltaik nga GreeNNat në ish-territorin e ARMO-s, pa asnjë procedurë gare dhe me të drejtën që kjo leje të transferohej tek një subjekt i tretë.

Pavarësisht që investimi nuk përfitonte nga mbështetje shtetërore, shteti vetë do të merrte vetëm 2% të energjisë së prodhuar.

Në vend që të ndërtonte vetë parkun, Shijaku vendosi të shiste GreeNNat bashkë me licencën për 1.95 milionë euro. Blerës ishin dy biznesmenët Marin Gjonaj dhe Agron Haxhiymeri, përmes kompanisë së re Infotelecom-Albsolar 3.

Sot, ndërkohë që panelet diellore vendosen mbi tokën e ARMO-s (Skyweb.al mëson se janë vendosur 75 Mega, priten edhe 25 Mega) , e zhvatur dhe abuzuar për vite nga politika dhe bizneset, pasuria kombëtare që dikur mbante ekonominë e vendit, është kthyer në një tjetër histori të trishtë të falimentimit të qëllimshëm dhe të shpërndarjes së pasurive në pak duar. /skyweb.al

Previous Post

Akuzohet për shpifje ndaj PS, procedohet kandidati i PD në Lezhë Gjin Gjoni

Next Post

“Demokratët të mos votojnë se hyjnë në gjynah me mbajt plakun e huaj rrugëve!” Rama nga Kavaja: Në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi

Next Post
“Demokratët të mos votojnë se hyjnë në gjynah me mbajt plakun e huaj rrugëve!” Rama nga Kavaja: Në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi

"Demokratët të mos votojnë se hyjnë në gjynah me mbajt plakun e huaj rrugëve!" Rama nga Kavaja: Në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League, duke ia dedikuar golin të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

AKTUALITET

Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League, duke ia dedikuar golin të ndjerit Diogo Jota.

by timoni.al
December 14, 2025
0

Mesfushori anglez Jordan Henderson hapi serinë e golave gjatë ndeshjes së Brentford-it kundër Leeds-it, duke i bërë një homazh mikut...

Read moreDetails
Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League, duke ia dedikuar golin të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025
Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al