Paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve që po kryeheshin në tunelin e Llogarasë, besohet se është bërë shkaku kryesor që prokurori i SPAK, Dritan Prençi, të ftojë për ta marrë në pyetje si person nën hetim, zv/kryeministren e Shqipërisë, Belinda Ballukun.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se rasti i hetimit të kësaj dosje ka marë spunto, nga një seri veprimesh të kryera ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberit, dhe 21 zyrtarëve të tjerë. Tashmë të gjithë këta persona janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë.
Ndërkohë një hetim tjetër paralel ka ecur njëkohësisht me çështjen e parë, pasi bëhet fjalët për një tender tjetër të paracaktuar nga zyrtarët e ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Siç mësohet bëhet fjalë për tenderin e dhjetorit 2021, ku Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.
Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”.
Mirëpo dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.
Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt (kompani të cilën ia ka blerë Evis Berberit), kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e unimeve për tunelin e Llogarasë.
Prokurorët e posacëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balloku.
Ndërkohë që prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group” ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale shtetases, Loreta Vallja.
Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj dhe Lami, në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.
Berberi, konsiderohej si krahu i djathtë i zv/kryeministren dhe Ministrës së Infrastrukturës Belinda Balluku.















