TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, në një deklaratë për mediat ka reaguar lidhur me tenderin prej 465 mijë eurosh të firmosur nga kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani për mobilimin e zyrave të këtij institucioni.
Merja e ka cilësuar këtë tender si një shpenzim i pajustifikueshëm dhe një fyerje ndaj ndaj çdo qytetari që paguan taksa me shpresën se ato do përkthehen në shërbime.
Merja i bën thirrje Ristanit të japë llogari publike për tenderin. Gjithashtu i bën thirrje SPAK të nisë hetimet sa më shpejt mbi tenderin dhe ta shohë këtë rast si pjesë të një zinxhiri të gjatë abuzimesh në Bashkinë e Tiranës.
DEKLARATA E PLOTË:
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=414&slotname=7469482093&adk=228470304&adf=3012503865&pi=t.ma~as.7469482093&w=414&abgtt=6&rafmt=1&armr=1&format=414×414&url=https%3A%2F%2Fnavigo.online&fwr=1&rs=1&rh=250&rw=300&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&dt=1749288461512&bpp=38&bdt=322&idt=853&shv=r20250605&mjsv=m202506050101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3Dd13fc5430c807dcd%3AT%3D1748466047%3ART%3D1749287820%3AS%3DALNI_MbG55mBlszexE7CyLHzoWfmp-qjMw&gpic=UID%3D000010e19c98bd4d%3AT%3D1748466047%3ART%3D1749287820%3AS%3DALNI_Ma_mu9C519UZHwL5Ax_2RkKWwzGdQ&eo_id_str=ID%3Dae18b72f1e33ef8f%3AT%3D1748466047%3ART%3D1749287820%3AS%3DAA-AfjZa_qbCYwLJJnHXs8rS3U35&prev_fmts=0x0&nras=1&correlator=593854333998&frm=20&pv=1&u_tz=120&u_his=1&u_h=896&u_w=414&u_ah=896&u_aw=414&u_cd=32&u_sd=3&adx=0&ady=1824&biw=414&bih=710&scr_x=0&scr_y=0&eid=95360548%2C31092756%2C95353387%2C31092882%2C95362799%2C95362806%2C95363075%2C31092675%2C95360805&oid=2&pvsid=5508330919584274&tmod=1289375520&nvt=1&ref=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Fpolitike%2Ftender-465-mije-euro-per-mobilimin-e-zyrave-te-bashkise-pl–institu-i442996%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR6NPranAqVhRRfWOOz4LceARmRBrpHyVl9QK3Oav4skwo-JtZjhIvq-6rDeBA_aem_YXsqZJHDIsS99E44eecCvA&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C414%2C0%2C414%2C710%2C414%2C710&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=128&bc=31&bz=1&ifi=2&uci=a!2&btvi=1&fsb=1&dtd=893
Në një akt që flet qartë për mungesë totale përgjegjësie dhe respekti ndaj qytetarëve të Tiranës, kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, ka firmosur një tender marramendës prej 465 mijë eurosh për mobilimin e zyrave të bashkisë zyra që janë jo vetëm funksionale, por të pajisura tashmë me çdo nevojë logjistike.
Kjo nuk është më vetëm arrogancë, por krim institucional: në vend që të ndalet vjedhja e pandalshme që karakterizoi epokën Veliaj, e komanduar nga Edi Rama, zonja Ristani vazhdon të shpërdorojë fondet publike si të ishin buxheti i shtëpisë së saj personale.
Në një kohë kur çerdhet dhe kopshtet kanë mungesë ngrohjeje e mësuesish të kualifikuar, qindra familje në periferi vuajnë për ujë të pijshëm dhe rrugë të asfaltuara, qytetarët paguajnë taksa të larta por marrin shërbime minimale, kryetarja e komanduar vendos të shpenzojë gjysmë milioni euro për kolltuqe, tavolina, kasaforta dhe orendi të luksit të lartë.
Dhe për çfarë? Për të dekoruar zyrën e vet, si “mbretëreshë kalimtare”, pa votë dhe pa përgjegjësi! Kjo është vjedhje klasike me tender, ku fondet e qytetarëve kanalizohen në kompani të afërta me pushtetin, për qëllime personale apo për të mbushur arkën e korrupsionit politik.
Ne i kërkojmë Anuela Ristanit të japë menjëherë llogari publike për këtë tender dhe të publikojë, arsyetimin teknik për nevojën e mobilimit të ri, listën e objekteve të porositura dhe kostot përkatëse, emrin e subjektit fitues dhe lidhjet e tij me pushtetin.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje SPAK, të nisë hetimet pa vonesë mbi këtë tender dhe të shohë këtë rast si pjesë të një zinxhiri të gjatë abuzimesh në Bashkinë e Tiranës.
Ky nuk është vetëm një shpenzim i pajustifikueshëm është një fyerje ndaj çdo qytetari që paguan taksa me shpresën se ato do përkthehen në shërbime, jo në poltrona të rehatshme për zyrtarë që nuk kanë dalë asnjëherë para votës së popullit.
Bashkia e Tiranës është kthyer në një bankë private të korrupsionit. Dhe qytetarët nuk duhet të heshtin. Është koha që çdo tender i tillë të ndëshkohet me ligj dhe çdo zyrtar që shpërdoron fondet publike të largohet nga zyra me turp.