Tedi Blushi deklaroi:
Përshëndetje!
Nuk mund të mos ndaj kënaqësinë e veçantë që sot në këtë takim tonë në Zall-Mner të Bashkisë së Kamzës, janë përfaqësues të tre brezave. Sidomos kemi shumë të rinj dhe të reja, çka provon se rinia qartësisht na mbështet dhe do të votojë në 11 Maj programin e shkëlqyer të Partisë së Lirisë, 5 Prioritetete për 4 milion shqiptarë plus.
Së pari, më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta të Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, i cili rreth 4 muaj e gjysmë më parë u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe të paligjshme nga horra me maska, të armatosur rëndë, pa asnjë dokument identifikimi, të cilët e shoqëruan në një automjet privat dhe që vijon të mbahet peng pa asnjë fakt dhe pa asnjë prove penale në izolim ekstrem, pikërisht në funksion të 11 Majit dhe për faktin se Narkoshteti ka tmerr nga të vërtetat e Ilir Metës që e kanë tronditur nga themelet këtë regjim kleptokrat dhe të inkriminuar në çdo qelizë.
Sot ne ndodhemi në një bashki, që pas Tiranës, është e dyta në nivel Qarku, sa i përket nivelit të tmerrshëm të korrupsionit, ku faktet për vjedhjen e përbindshme të taksave tuaja, ulërasin çdo ditë, por SPAK-u nuk lëviz as gishtin edhe pse provat janë aty edhe pse kallëzimet penale të Partisë së Lirisë janë aty edhe pse denoncimet, duke nisur nga krimet zgjedhore dhe deri tek abuzimet me tenderat janë aty, ende nuk kemi asnjë akuzë zyrtare të ngritur për këtë Kryetar Bashkie, që Kreu i Organizatës, ju e mbani mend, e ka cilësuar si gomar dhe ky është një epitet që Edi Rama ja ka vënë vet Rakip Sulit, pikërisht për faktin sepse kemi një Kryetar Bashkie që çdo ditë vjedh dhe që e ka filluar vjedhjen sipas edhe denoncimeve publike, duke vjedhur kalin e një njeriut të vet të afërt në Dibër, e për të vijuar tani me vjedhjen e përbindshme të taksave të qytetarëve të Kamzës.
Është e patolerueshme që në këtë bashki, e pesta në vend sa i takon numrit të banorëve, ta drejtojë vëllai siamez i Erjon Veliaj, I cili edhe pse u arrestua me shumë vonesë, sërish vijon të vjedhë taksat e qytetarëve të Tiranës, sepse edhe nga qelia po zhvat të paktën vetëm me aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës, për të cilin edhe bashkia e Kamzës është zhytur në borxhe dhe detyrime, po gllabëron të paktën 90 mijë euro në ditë.
Të ndalemi pak tek kryebashkiaku juaj, “vëllai siamez” i Erjon Veliaj, i cili ka shpërdoruar taksat e qytetarëve të Tiranës për trajtimin e mbetjeve të Bashkisë së Kamzës, një aferë që llogaritet në rreth te paktën 6 milionë euro dhe një aferë e cila në qoftë se do të ishte zbardhur, sot Rakip Sulin do ta kishim në një qeli me Erjon Velinë, i cili për fat të keq është amnistuar nga ky krim i përbindshëm.
Tanimë është fakt i konstatuar edhe nga vetë institucionet e regjimit se tenderat në Bashkinë e Kamzës vidhen në masën 40 deri 60%.
Sigurisht përmes procedurave të paligjshme dhe stërfryrjes së kostove reale të investimeve sikundër ne kemi faktuar në rastin e jo një shkolle por të disa shkollave apo sa u përket investimeve në infrastrukturë dhe këtu ju referohem edhe shumë segmenteve rrugore, shpenzime të cilat vetëm 2 apo tre vite me parë tejkaluan, pra vlera e tenderave tejkaloi dhe vet buxhetin e Bashkisë.
Pra nuk ka një dëshmi më tronditëse se kaq që provon dhe njëherë se fryrja e kostove të investimeve që tejkalojnë edhe vet buxhetin e Bashkisë së Kamzës është bërë për një qëllim, që këto para të përfundojnë në xhepat e vëllait siamez të Erjon Veliajt, që quhet Rakip Suli. Të mos harrojmë se Erion Veliaj
Dua tju kujtoj që Këshilltarët tanë në Bashkinë e Kamzës, të cilët i përgëzoj për betejën që kanë bërë në gjithë këtë periudhë në mbrojtje të interesit publik, kanë depozituar në SPAK kallëzime penale sa i përket abuzimeve me taksat tuaja.
Por më i rëndë është fakti dhe jo më kot e cilësoja si vëllain siamez të Erjon Veliajt, Rakip Sulin , është fakti se që ju e konstatoi çdo ditë se Bashkia e Kamzës, është e përmbytur nga mbetjet urbane edhe pse landfilli i Valiasit, që presupozohej do t’i jepte fund situatës me mbetjet urbane në këtë bashki, ende jo vetëm nuk i ka dhënë zgjidhje çështjes së mbetjeve, por përkundrazi, me vendim te Rakip Sulit, do të shndërrohet tani edhe në një terren per ndërtimin e pallateve edhe pse ajo zonë është denoncuar si një zonë që nëse do të ndërtohen pallate, pasojat do të jenë edhe më tragjike se ato të tërmetit të 6 viteve më parë.
Është gjithashtu fakt se edhe pse jemi 6 vite pas tërmetit tragjik, mbi 700 banorë sot janë nën qiell të hapur, sepse Bashlia e Kamzës i ka shpërdoruar fondet e rindërtimit.
Nuk ka asnjë justifikim se ku përfunduan fondet e rindërtimit për banorët e Bashkisë së Kamzës të cilët u prekën nga tërmeti dhe të cilët ende sot vijojnë të jenë pa shtëpi dhe kur ndërkohë nga ana tjetër ky kryetar bashkie vijon cdo ditë jo vetëm të mos e ketë fokusin tek banorët e kësaj bashkie, tek qytetarët, por dhe të anashkalojë cdo transparencë dhe llogari dhënie sa i përket ndihmës ekonomike që duhet të marrin dhe duhet të përfitojnë të gjitha ato kategori të cilat sot jetojnë në kushtet e një varfërie absolute.
Por meqënëse jemi tek çështja e varferise dhe pasojat që ka sjellë në 12 vite për pensionistin shqiptar keqqeverisja e Edi Ramës, më lejoni tju kujtoj dëshminë e ish- krahut të tij të djathtë Arben Ahmetaj, i cili faktoi me dokumenta me prova zyrtare, por edhe si dëshmitar okular i shumë aferave të Edi Ramës apo Kreut të Organizatës, sic ai e cilësoi dhe një prej këtyre fakteve ishte se ai konsumon në ditë një shishe verë 33 mijë euro, të barabarte me 14 vite pension minimal, pra cdo pensionist në Kamëz duhet të dijë se 14 vite pension të tijë, Edi Rama i pi në 1 ditë.
Pa llogaritur këtu dhe një tjetër fakt, që vetëm për kopshtin e perversitetit që ai ndërtoi brenda godinës së Këshillit të Ministrave dhe për të cilën u harxhuan 4 milionë euro, ky shpenzim luksi, perversiteti, është i barabartë me 50 mijë pensione minimale apo me 23 mijë e 500 pensione mesatare.
Më i rëndë akoma është fakti që nuk mund të ketë tallje, poshtërim më të madh për ata pensionistë që në dekada kanë kontribuar për zhvillimin e vendit, se sa fakti që Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël se sa Shqipëria, vetëm për pensionistët në Diasporë ndau 50 milion euro, kur ndërkohë për 791 mijë pensionist në Shqipëri për këtë vit, Edi Rama akordoi vetëm 16 milionë Euro.
Pra Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël, akordon 50 milionë euro për vetëm për pensionistët në Diasporë, ndërsa Edi Rama për 791 mijë pensionist në Shqipëri vetëm 16 milionë Euro.
Për këtë arsye por jo vetëm, sot pensionisti shqiptar, I Bashkisë së Kamzës dhe kudo në mbarë vendin, është më I varfër se në vitin 2013, kur “Rilindja ” erdhi në pushtet dhe dua tju kujtoj faktin se Edi Rama jo vetëm nuk ka indeksuar pensionet, as referuar rritjes real ekonomike apo rritjes së çmimeve, sot pra cdo pensionist duhet ta dije se një pension mesatar I qytetit i indeksuar plotësisht, do të duhej të ishte në masën 29 mijë e 400 lek në muaj dhe se sot Qeveria i ka borxh atij jo më pak se 104 euro në muaj ose 1248 euro në vit, shumë e cila nuk ka shkuar te pensionisti, por ka shkuar për tu vjedhur me aferat e përbindshme të kësaj Qeverije që fillojnë nga Inceneratorët që nuk ekzistojnë si ai i Tiranës, për të cilin bashkia e Kamzës vetëm me firmën e Erjon Velisë ka dhënë miratimin.
Seç punë kanë bashkia e Kamzës apo edhe e Kavajes të paguajë për Inceneratorin e Tiranës, këtë vetëm Erjon Veliaj e di.
Sepse në fakt ai që e di më mirë është shefi i tij, Edi Rama, pronari i vërtetë i Inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kjo është arsyeja se përse SPAK-u nuk e heton këtë aferë.
Është kjo arsyeja se përse SPAK e ka amnistuar Erjon Veliajn nga kjo aferë, sepse hetimi i saj na çon vetëm te Kreu i Organizatës, Edi Rama.
Për çështjen e bujqësisë, që gjithashtu është një nga prioritetet tona madhore dhe për të cilat Prof. Milo e sqaroi me shumë detaje dhe ka dhënë dhe një kontribut të madh në hartimin e këtij programi të shkëlqyer.
50 milionë Euro është bakshishi i dëshmuar nga ish- krahu i tij i djathtë, Arben Ahmetaj, që ju dha tunelit të Llogarasë, kur vetëm për bujqësinë kjo Qeveri akordoi për këtë vit, pra me buxhetin më të madh në historinë e vendit, 44 milionë Euro, një tjetër tregues se kjo Qeveri nuk e ka vëmendjen as te pensionisti dhe as te fermeri shqiptar.
Sikundër nuk e ka vëmendjen as te arsimi, të cilin ne e kemi një krye prioritet dhe fondet e të cilit këtë vit kanë qenë 0, sa i përket rritjes reale që duhet të kishim dhe kjo ka vetëm një shpjegim, se kjo Qeveri po bën gjithçka për të shpopulluar vendin nga të rinjtë dhe të rejat, sepse duke mos financuar arsimin, Qeveria nxit shpopullimin.
Ndaj dhe për ne arsimi dhe investimi në kapitalin njerëzor janë një tjetër kryeprioritet madhor, sepse ne besojmë se vetëm nëpërmjet investimit në arsim, do të mund të ndalim shpopullimin.
Gjithashtu një tjetër problematikë e konstatuar dhe që ju e hasni cdo ditë dhe sidomos fermerët e kësaj bashkie, lidhet me faktin se prodhimi vendas është shpallur armik nga kjo Qeveri, jo vetëm vitet e fundit, por besoj ju e mbani mend nismen e “Ballkanit të Hapur “, që nuk synonte gjë tjetër vecse falimentimin e fermerit shqiptar, por edhe me nënfinancimin dhe me mos financimin e duhur që kjo Qeveri ka parashikuar edhe për këtë vit për ta.
Megjithatë ne besojmë se duke mbështetur fermerin shqiptar, duke nxitur prodhimin vendas dhe produktet Made in Albania, Shqipëria do të jetë, pas 11 Majit me Partine e Lirisë në qeverisje, një fuqi e vërtetë eksportuese, sepse sot ne eksportojmë vetëm 8% të PBB, kur ndërkohë Maqedonia fqinje që nuk ka as det, që nuk ka as këto resurse të jashtëzakonshme dhe këto pasuri natyrore , eksporton 57% të PBB.
Pra ne kemi një program shumë konkret, koçiz, ambicioz, plotësisht të realizueshëm, plotësisht të financueshëm, nëpërmjet të cilit ne do te ndalojmë shpopullimin, përmes politikave që nxisin në fakt lindshmërinë dhe mbështesin dhe ka në fokus nënat dhe familjet e reja.
Jo vetëm duke ju garantuar pagat e nënave në masën 100% për dy vite mbas lindjes, por edhe duke ulur taksat në pagë dhe të ardhura për nënat me dy apo më shumë fëmijë, si dhe duke garantuar kredi për ciftet e reja ku interesat I paguan Shteti.
Jo vetëm kaq por edhe duke ju ofruar shtepi cifteve te reja sipas modelit hungarez nëpërmjet krijimit të fondeve të banesave për çiftet e reja.
Me të drejtë ju do pyesni, dakord programi është i shkëlqyer, por ku do i gjeni ju paratë për ti vënë në jetë këto premtime?
Vetëm sipas të dhënave të institucioneve shtetërore, në një mandat Edi Rama vjedh 13 miliardë euro që përfundojnë në xhepat e tij sigurisht, sepse ai është Kreu i Organizatës, përfundonin deri dje në xhepat e Erjon Velisë dhe në xhepat e të gjithë Ministrave lubi të kabinetit të tij qeveritar.
Duke ndaluar dhe duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë, duke I prerë duart korrupsionit, 23 miliard euro janë të mjaftueshme për të vënë në jetë këtë program.
Ndaj unë do ju ftoja të gjithëve të vrapojmë, ta kthejmë natën në ditë, në këto pak muaj që na kanë mbetur drejt 11 Majit, në mënyrë që të prezantojmë këtë program derë më derë, për të trokitur në cdo zemër dhe për ti dhënë përgjigjen që meriton këtij regjimi, armikut më të madh të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, por edhe fatkeqësisë më të madhe që I ka ndodhur Kombit tonë.
Një thirrje kam dhe për të gjithë ata shqiptarë në Diasporë, të afërm tuaj , që të nxitojnë këto ditë për ti regjistruar, në mënyrë që të mos e humbasin mundësinë historike që ata kanë për herë të parë për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit dhe për të ndëshkuar me votë pikërisht atë që I detyroi ata, mbi 1 milionë shqiptarë të braktisin vendin në këto 12 vite.
Të mos harrojnë në 11 Maj se kush ishte arsyeja që ata u detyruan të largohen nga vendi.
Se kush ishte arsyeja qe ka zhvlerësuar me gati 50% remitancat që ata sjellin për prindërit e tyre.
Se kush është arsyeja që i varfëroi prindërit e tyre në Shqipëri, që sot mbijetojnë me pensione dhe paga mizerabël në vendin me te varfer te Kontinentit dhe që vit mbas viti thellon varfërinë tek shqiptaret dhe sot jemi ne ato kushte kur me shumë se ngjysma e popullsisë jeton ne kushtet e një varfërie absolute.
Ndaj është shumë e rëndësishme të mobilizohemi me fort dhe të shpërndajmë kudo këtë program për ti dhënë përgjigjen që meriton, Narkoregjimit.















