Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të varfër dhe të lumtur: Shoqëritë që sfidojnë tendencat e kënaqësisë së jetës

Editor by Editor
March 2, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Shendet
0
Të varfër dhe të lumtur: Shoqëritë që sfidojnë tendencat e kënaqësisë së jetës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një studim të kohëve të fundit, studiuesit pyetën 3000 njerëz që jetojnë në shoqëri të varfra dhe të vogla, për kënaqësinë që marrin nga jeta. Rezultatet zbuluan se e kanë të njëjtë me atë të njerëzve që jetojnë në vendet më të pasura. Një arsye e mundshme pse gëzimet e thjeshta si ndërveprimi shoqëror dhe jeta në natyrë luajnë një rol të jashtëzakonshëm në kënaqësinë që marrin nga jeta komunitetet e vogla, është se shumë prej këtyre shoqërive nuk fitojnë para me tepri.

Melanezët që jetojnë në rajonet Roviana dhe Gizo të Ishujve Solomon janë një nga popujt më të varfër në botë. Ata kanë një mënyrë jetese, ku i plotësojnë nevojat e tyre me peshkim dhe bujqësi. Herë pas here, shesin mallrat e tyre në tregun lokal për të blerë ushqime të përpunuara ose për të paguar tarifat e shkollimit të fëmijëve. Lukset e jetës moderne – telefonat inteligjentë, interneti, TV, dyshekët “me kujtesë” – janë të vështira për t’u gjetur. Por pavarësisht kësaj ekzistence të thjeshtë nga pikëpamja materiale, melanezët shprehen se janë më të kënaqur nga jeta, sesa banorët e Finlandës dhe Danimarkës, të cilët zënë rregullisht titujt e mëdhenj të gazetave, si popujt më të lumtur në botë.

Një nga gjetjet më interesante në studimin e lumturisë është lidhja midis të ardhurave, pasurisë dhe kënaqësisë nga jeta. Sa më shumë para të ketë dikush, aq më i kënaqur priret që të jetë. Sa më i pasur një vend, aq më të lumtur qytetarët e tij. Por, siç po mësojnë sot shkencëtarët, disa popuj e sfidojnë këtë tendencë. Popujt – shpesh indigjenë – që jetojnë në komunitete të vogla dhe të izoluara priren të jenë po aq të kënaqur me jetën e tyre, sa njerëzit që jetojnë në vendet më të pasura. Zbulimi i arsyes mund të na volisë të gjithëve.

Pasuria dhe kënaqësia nga jeta

Pikërisht ky objektiv frymëzoi studimet e botuara në revistën shkencore, “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Shkencëtarët nga Universitat Autònoma de Barcelona në Spanjë dhe Universiteti McGill në Kanada udhëtuan nëpër botë për të pyetur rreth 3000 pjesëtarë të 19 shoqërive të varfra dhe të vogla, me vendbanime në 18 vende të ndryshme. Ata vizituan Kumbungut në Gana, Laprakët në Nepal, Vavateninët në Madagaskar dhe Lonkuimajët në Kili, mes shumë të tjerëve. Udhëtimi shkencor u zhvillua në kuadër të një projekti më të madh, i fokusuar në ndryshimet klimatike, por studiuesit vlerësuan gjithashtu kënaqësinë e jetës së këtyre popujve të vegjël.

“Mesatarja e kënaqësisë nga jeta në mesin e 19 shoqërive të anketuara është 6.8 nga 10, edhe pse shumica e tyre kanë të ardhura vjetore prej më pak se 1000 dollarë amerikanë për person,” raportuan studiuesit. Vlerat kaq të larta të kënaqësisë nga jeta zakonisht shihen vetëm në vendet ku PBB për frymë tejkalon 40,000 dollarë në vit.

Atëherë, çfarë e shpjegon këtë kërcim drejt një niveli më të lartë lumturie? Antropologët perëndimorë që kanë vizituar komunitete të vogla, kanë zbuluar se në përgjithësi, këta njerëz marrin një kënaqësi të madhe nga aktivitete të thjeshta si dëgjimi i muzikës, shëtitjet ose thjesht relaksimi. Marrëdhëniet me miqtë dhe familjen, si dhe socializimi sjellin gjithashtu shumë gëzim. Anëtarët e komunitetit gjithashtu priren të vlerësojnë shumë kalimin e kohës në natyrë. Studime të shumta tregojnë se të qenit jashtë në habitate të paprekura nga zhvillimi përmirëson humorin, shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

​Një arsye e vetëkuptueshme pse gëzimet e thjeshta, si ndërveprimet sociale dhe të jetuarit në natyrë uajnë një rol të jashtëzakonshëm në nxitjen e kënaqësisë nga jeta në komunitetet e vogla, është se shumë prej këtyre shoqërive nuk fitojnë shumë para. Në studimet e mëhershme, anëtarët e të njëjtit ekip të Barcelonës dhe McGill vizituan shoqëri të tjera të vogla dhe krahasuan mirëqenien e tyre kolektive. Ata zbuluan se në komunitetet ku paraja luante një rol më të madh, nxitësit e lumturisë ndryshonin: njerëzit kalonin nga shijimi i aktiviteteve në kontakt me natyrën, tek prioritizimi i faktorëve socialë dhe ekonomikë. Paratë sillnin lumturi, dhe jo kënaqësitë e thjeshta të jetës.

Konkluzioni, sipas zbatuesve të këtij studimi, është se kënaqësia nga jeta “nuk kërkon norma të larta të konsumit të gjërave materiale, të lidhura përgjithësisht me të ardhura e larta monetare”. Pasi plotësojmë nevojat themelore si njerëz – si strehimi, ushqimi dhe siguria – gëzimin mund ta gjejmë tek njerëzit dhe vendet përreth nesh.

Previous Post

Bëhuni gati dhe hapni zemrën! Diçka e madhe po vjen për ju

Next Post

Prokuroria regjistron procedim për zjarrin në Urgjencën e QSUT-së

Next Post
Prokuroria regjistron procedim për zjarrin në Urgjencën e QSUT-së

Prokuroria regjistron procedim për zjarrin në Urgjencën e QSUT-së

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Frutat me pesticide, tonelata në treg/ 18 tonë pjeshkë dhe rrush nga jashtë, të ndaluara nga BE, asgjosen vetëm 28 kg.

Frutat me pesticide, tonelata në treg/ 18 tonë pjeshkë dhe rrush nga jashtë, të ndaluara nga BE, asgjosen vetëm 28 kg.

September 25, 2025
"Ai ka njohuri më të thella për zgjedhjet e manipuluara se kushdo tjetër", batuta dhe ironi në takimin mes Trumpit dhe Erdoganit.

“Ai ka njohuri më të thella për zgjedhjet e manipuluara se kushdo tjetër”, batuta dhe ironi në takimin mes Trumpit dhe Erdoganit.

September 25, 2025
Takimi i Trumpit me Erdoganin, shmang tensionet e panevojshme

Takimi i Trumpit me Erdoganin, shmang tensionet e panevojshme

September 25, 2025
Spiropali takon Richard Grenell në New York, detajohen bisedat e tyre

Lajmi Fundit

Frutat me pesticide, tonelata në treg/ 18 tonë pjeshkë dhe rrush nga jashtë, të ndaluara nga BE, asgjosen vetëm 28 kg.

by timoni.al
September 25, 2025
0

Fermerët europianë po abuzojnë me përdorimin e pesticideve, duke përdorur “pompat me helme” për të rritur rendimenteve të tyre në...

Read moreDetails
"Ai ka njohuri më të thella për zgjedhjet e manipuluara se kushdo tjetër", batuta dhe ironi në takimin mes Trumpit dhe Erdoganit.

“Ai ka njohuri më të thella për zgjedhjet e manipuluara se kushdo tjetër”, batuta dhe ironi në takimin mes Trumpit dhe Erdoganit.

September 25, 2025
Takimi i Trumpit me Erdoganin, shmang tensionet e panevojshme

Takimi i Trumpit me Erdoganin, shmang tensionet e panevojshme

September 25, 2025
Spiropali takon Richard Grenell në New York, detajohen bisedat e tyre

Spiropali takon Richard Grenell në New York, detajohen bisedat e tyre

September 25, 2025
Konkurrenti i “Përputhen” bën një zbulim tronditës: Një deputet shqiptar më propozoi 100 mijë euro për të pasur marrëdhënie intime.

Konkurrenti i “Përputhen” bën një zbulim tronditës: Një deputet shqiptar më propozoi 100 mijë euro për të pasur marrëdhënie intime.

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Frutat me pesticide, tonelata në treg/ 18 tonë pjeshkë dhe rrush nga jashtë, të ndaluara nga BE, asgjosen vetëm 28 kg.

Frutat me pesticide, tonelata në treg/ 18 tonë pjeshkë dhe rrush nga jashtë, të ndaluara nga BE, asgjosen vetëm 28 kg.

September 25, 2025
"Ai ka njohuri më të thella për zgjedhjet e manipuluara se kushdo tjetër", batuta dhe ironi në takimin mes Trumpit dhe Erdoganit.

“Ai ka njohuri më të thella për zgjedhjet e manipuluara se kushdo tjetër”, batuta dhe ironi në takimin mes Trumpit dhe Erdoganit.

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al