TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur te diga e Liqenit Artificial. Nga raportimet e para dyshohet për një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe punojnë për sqarimin e rrethanave. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.