Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka krijuar një platformë emocionuese për shqiptarët, duke ofruar shpresë dhe ndihmë në momente të vështira. Në premierën e fundit, Isli Dhimaku, vëllai i dy motrave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e Sarandës, tregoi se po përballet me leuçeminë. Ai u dërgua në Itali për mjekim, dhe me ndihmën e fondacionit Firdeus, prindërit e tij u gëzuan për herë të parë pas tragjedisë.
Historia e vogëlushes Solei, e cila lindi me probleme të rënda shëndetësore, u rikthye gjithashtu në emision. Kurimi i saj ishte shumë i kushtueshëm dhe e pamundur në Shqipëri, por thirrja në emision arriti të shpëtojë jetën e saj. Sot, nënë e bijë gëzojnë shëndet, një dëshmi se shqiptarët dinë të bashkohen për të ofruar shpresë.
Një tjetër lajm pozitiv erdhi për Sadikun, një djalë të vogël që vuante nga një sëmundje e rrallë që kërcënonte jetën e tij. Lutjet e tij u dëgjuan nga shqiptarët, dhe tani ai është në tratativë për mjekim të duhur.
Pjesa e tretë e emisionit trajtoi dramën e dy foshnjave, Roanit dhe Verës, të cilët sapo ishin lindur dhe po përballeshin me sëmundje të rrezikshme. Roani vuan nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive, ndërsa Vera ka një tumor në syrin e djathtë, që rrezikon të dëmtojë përjetësisht shikimin e saj. Prindërit e tyre bëri një thirrje të dëshpëruar për ndihmë për kurimin jashtë Shqipërisë, dhe shqiptarët u përgjigjën shpejt.
Ky emision, përmes histori të ndihmës dhe solidaritetit, vazhdon të jetë një dritë shprese për ata që kanë nevojë, duke treguar se bashkimi i shqiptarëve mund të bëjë ndryshimin e nevojshëm.















