Sinoptiokania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim, duke thënë se sot pritet të jetë dita e fundit që do të ketë reshje të dendura shiu në territorin e vendin tonë.
Sipas saj nga dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim të reshje dhe vendi do t’i mbetet reshjeve të dëborës. Gjithashtu Porja tha se në zonat malore temperaturat do të ulen deri në -4 dhe -5 gradë celcius dhe se do të ketë prezencë të ngricave.
“Do të thoja se sot është dita e fundit që ka edhe më shumë reshje. Ka një zhvillim të një celule nga ora 12:15, ku pritet që edhe jugu të ketë rrebeshe. Pas orë 18:00 do të kemi reshje por do të jenë të dobëta. Dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim total të reshje. Reshje dëborë në të gjithë shtrirjen lindore.