Monday, June 16, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të gjithë kundër njërit! Përplasja Sinomati-Harizaj ‘ndezi’ zjarre, Inez Hajrulla merr hak

Editor by Editor
January 18, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Të gjithë kundër njërit! Përplasja Sinomati-Harizaj ‘ndezi’ zjarre, Inez Hajrulla merr hak
0
SHARES
129
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati nuk është zbardhur ende! Mister ka mbetur nëse i riu është vrarë për shkak të ‘mëkateve’ të tij; të të atit; apo të mbiemrit që mbante që në lindje. Familja e tij, më konkretisht i ati, Sokol Sinomati i njohur edhe me nofkën e tij ‘Sokol Buzëderri’, kishte përplasje me një personazh të fuqishëm në Vlorë. Bëhej fjalë për Edison Harizaj, i cili u vra në nëntor të 2018.

Në emisionin “Në shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa shkresa sekrete që dëshmojnë përplasjen mes familjes Sinomati me “Faqedjegurin”. Pas ekzekutimit të këtij të fundit, drejtimin e grupit në Vlorë e mori Inez Hajrulla, i cili deri sa Edisoni ishte gjallë, luante rolin e krahut të tij të djathtë. I besohej gjithçka, e bënte çdo gjë për grupin. Derisa një ditë, rrethanat sollën që merrte drejtimin e grupit.

Përballë duket se nuk kishte kundërshtarë të lehtë, por disa nga emrat kryesorë që kontrollojnë qytetin dhe trafikun e drogës. Këtë e tregojnë edhe dokumentet e klasifikuara ‘Top Secret’, të cilat tregojnë se si Bernard Sinomataj, xhaxhai i viktimës Gëzim Sinomataj, dhe babai i këtij të fundit, Sokoli, i njohur me nofkën ‘Buzëderri’, janë mbajtur në përgjim nga Policia. Por nuk ishin të vetmit. Të dyshuar të tjerë ishin edhe  Armando Sulejmani, i njohur me nofkën ‘Çipuri’ dhe ‘Doqja’.

“Më 4 Dhjetor 2019, përmes një shkrese sekret Prokuroria e Durrësit, iu drejtua kompanisë celulare dhe kërkoi të dhënat për komunikimet e disa personave. Konkretisht, u kërkuan tabulatet e thirrjeve hyrëse dhe dalëse, si dhe mesazhet e shkëmbyera nga data 1 Nëntor 2018 deri më datë 8 Nëntor 2018. Të dhënat për vendndodhjen e celularit, emrin e qelizës, gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, për të njëjtën periudhë. Lista kryesohej nga emri i Fatmir Myfit Hyseni (Musai) lindur dhe banues në Vlorë, i datëlindjes 29 Korrik 1977, ndërsa pasohej nga Qamil Shurdhi, Spiro (Bernard) Sinomataj, Sokol Sinomataj, Armando Sulejmani i njohur me nofkën ‘Çipuri’, Eljus Thartori dhe Ermaldo Brahimaj,“-thuhet në shkresë.

Mesa duket skema “Los Pepes” (Të gjithë kundër njërit) është implementuar atje për herë të parë. Kokat e disa prej grupeve më të rëndësishme të qytetit u bënë bashkë për të zhdukur atë që deri në atë moment konsiderohej si i paprekshëm:Edison Harizajn, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze, me më shumë se 50 plumba. As mjeti i tij nuk e shpëtoi nga breshëria e kallashnikovit që u hodh mbi të.

Por edhe pas vdekjes së “Faqedjegurit” dhe arrestimit të Sinomatit, konfliti vazhdoi…

Veçse tashmë, emrat që përballeshin ishin Inez Hajrulla dhe Bernard alias Spiro Sinomataj, xhaxhai i viktimës.

I pari që u hodh në sulm ishte fisi Sinomati. Shënjestra ishte e qartë; bëhej fjalë për të eliminuar Inezin, i cili u shpëtoi disa atentateve, edhe pse shpërthimi i shkaktoi dëmtime në të dyja këmbët. Megjithatë u shpëtoi atentateve i gjallë. Por kjo nuk do të thotë që Bernard Sinomataj hoqi dorë, pasi dyshohet se ka paguar edhe herë të tjera vrasës me pagesë për të qëruar hesapet me Inez Hajrullan.

Ky i fundit, u kundërpërgjigj lehtë, vetëm sa për të dërguar një mesazh. Më 4 janar të vitit 2022, i vunë tritol mjetit të tij, që ndodhej pranë banesës. Asnjë nuk u dëmtua, veçse mesazhi i shkoi të zotit. Por Sinomati nuk hoqi dorë. Në muajin gusht të vitit 2023, në qytetin e Vlorës, Amarildo Nikolli nga Shkodra shkoi deri në Vlorë për të vrarë me pagesë Inez Hajrullan. Dorazi dyshohet se ishte paguar nga Bernard Sinomati. Por kësaj herë ishte pikërisht Policia ajo që e ndaloi vdekjen, që edhe kësaj here po i kanosej të riut nga Vlora.

“Sipas policisë, Amarildo Nikolli kishte marrë të gjitha të dhënat e duhura për Inez Hajrullan, krahun e djathtë të dikur kapobandës Edison Harizajt, apo njohur ndryshe si Edison ‘Faqedjeguri’, si dhe lëvizjet e tij në qytet.Pasi porositësi i vrasjes së Hajrulla nuk kishte besim për të gjetur një likujdues të tillë, brenda qytetit. Pasi mund të ishte lehtësisht më i identifikueshëm nga shënjestra dhe njerëzit që i qëndronin pranë. Dhe mesa duket Amarildo Nikolli (Xhanej) i plotësonte më së miri këto kritere. Kjo, jo vetëm pasi ishte i panjohur në qytetin e Vlorës, por kishte edhe një aktivitet të pasur kriminal jashtë vendit,“-thuhet në dosje.

Të njëjtën skemë duket se ka ndjekur edhe Hajrulla për të marrë hak. Edhe ai, rastësi apo jo, kishte gjetur një mjet të vjedhur në Shkodër për të transportuar vrasësit e Gëzim Sinomatit. Mbrëmjen e  datës 7 janar 2024, një plumb mjaftoi që t’i merrte jetën të riut, por nuk dihet nëse ishte i dedikuar për të…apo për të xhaxhanë, i cili gjithashtu ndodhej në banesë.

“Gëzim Sinomataj është nipi im. Pasi u kthye në Shqipëri për festat e fundvitit, ai ka qëndruar në shtëpinë time. Në mbrëmje, ai doli për të pirë një cigare. Vetëm pak minuta pasi ai kishte dalë në ballkon unë dëgjova një krismë. Kur unë dola e pashë të rënë në dysheme. Ai ishte goditur me një plumb në kokë,”-tregoi Bernard Sinomataj për Policinë pas ngjarjes.

Tashmë më shumë se kurrë, edhe pse në sipërfaqe gjithçka duket e qetë, situata po vlon. Nga njëra anë kemi një Inez, që po mbrohet nga kundërshtarët e tij. Në anën tjetër, një fis që ka humbur më të riun e familjes, ndoshta edhe më të pafajshmin, i cili të vetmin gabim që kishte, ishte mbiemri që mbante. Konflikti ka nisur, e nëse shteti nuk ndërhyn, edhe në Vlorë do të nisim që të numërojmë vetëm viktimat.

Previous Post

Burrat dhe gratë në Tiranë jetojnë më gjatë në Gjirokastër më pak

Next Post

Vrasja e Stiven Toshkësit, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, kërkon gjykimin e dy të rinjve

Next Post
Vrasja e Stiven Toshkësit, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, kërkon gjykimin e dy të rinjve

Vrasja e Stiven Toshkësit, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, kërkon gjykimin e dy të rinjve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Dosja “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, shkak, zëvendësimi i një avokati

June 16, 2025
Pastrim parash/ Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Pastrim parash/ Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025
Magazinerët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh!

Magazinerët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh!

June 16, 2025
SPAK refuzoi të hetojë Linda Ramën, Gjykata e Lartë i rrëzon vendimin

SPAK refuzoi të hetojë Linda Ramën, Gjykata e Lartë i rrëzon vendimin

June 16, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete
AKTUALITET

Dosja “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, shkak, zëvendësimi i një avokati

by Editor
June 16, 2025
0

TIRANA- Është shtyrë seanca në gjyqin për personat e tjerë e akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.  Bëhet me dije se shkak u...

Read moreDetails
Pastrim parash/ Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Pastrim parash/ Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025
Magazinerët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh!

Magazinerët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh!

June 16, 2025
SPAK refuzoi të hetojë Linda Ramën, Gjykata e Lartë i rrëzon vendimin

SPAK refuzoi të hetojë Linda Ramën, Gjykata e Lartë i rrëzon vendimin

June 16, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

EMRI/ U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në qeli administratorin e inceneratorit të Fierit

June 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Dosja “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, shkak, zëvendësimi i një avokati

June 16, 2025
Pastrim parash/ Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Pastrim parash/ Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al