Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës!” Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro

Editor by Editor
September 25, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës!” Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Autoritetet italiane njoftuan një operacion të përbashkët të disa shteteve, përfshirë Shqipërinë, kundër një bande kriminale “me bazë në Shqipëri” të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës si dhe një bande tjetër italo-kineze, e cila dukej se ofronte shërbimin e “bankës” për këtë grup kriminal.

Prokuroria e Breshias në Italinë e veriut drejtoi hetimin dhe operacionin për arrestimin e të dyshuarve, në të cilin u angazhuan gati 400 karabinierë. Operacioni u krye në bashkëpunim me Europil, Eurujust dhe institucione të tjera dhe urdhërarrestet u ekzekutuan në Itali, Shqipëri, Zvicër e Poloni përkundrejt 61 të dyshuarve. Prokurorët sekuestruan gjatë operacionit edhe 60 milionë euro para dhe asete si dhe 360 kilogramë drogë, e cila, nëse do të shitej në treg, do të krijonte për strukturën kriminale një xhiro të përgjithshme prej 30 milionë eurosh.

Edhe ky është një nga hetimet e lehtësuara nga përdorimi nga eksponentë të krimit, të aplikacionit Sky ECC, një aplikacion që premtonte komunikim të sigurt dhe të papërgjueshëm, por që u sekuestrua nga autoritetet në Francë dhe që deri tani ka mundësuar goditjen e shumë grupeve kriminale, në shumë vende, por veçanërisht në Shqipëri. Hetimet vijuan nga viti 2020 deri në vitin 2024.

“Aktiviteti hetimor u krye përmes të dhënave të siguduara nga SKY ECC të cilat u ballafaquan nga përgjimet telefonike, telematike e mjedisore të kryera paralelisht krahas aktiviteteve hetimore më tradicionale,” thuhet në njoftimin e Guardia di Finanza.

“Në veçanti, grupi kriminal, me bazë në Shqipëri dhe me strukturë të pranishme në territorin kombëtar, ka importuar në Evropë drogë nga Amerika Latine përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave për ta sjellë në Itali përmes Spanjës e Holandës,” vijon më tej njoftimi.

Organizata kishte pesë baza logjistike operative të identifikuara në zonën e Italisë së veriut, në të cilat dorëzohej droga dhe administroheshin paratë e siguruara nga shitja e saj ndërsa një strukturë kriminale paralele, e cila u përshkrua nga hetuesit si grup italo-kinez, merrej me shërbimet shërbimet financiare, përfshirë transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.

Hetuesit gjetën një sasi të stërmadhe faturash me vlerë totale prej 375 milionë eurosh të përdorura për të qarkulluar paranë që në të vërtetë vinte nga trafiku i drogës. Kjo skemë, sipas hetuesve italianë, është novatore për krimin e organizuar pasi pakëson rreziqet e kapjes së parave cash nëpër pikat e kalimit kufitar si dhe duket sikur i kushton më pak përdoruesve.

Kapja nga autoritetet franceze të komunikimeve  të krimit përmes SKY ECC kanë mundësuar deri tani në Shqipëri operacionin Metamorfoza, atë të shtatë bandave apo hetimin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Durrës. Në rastin më të freskët, SPAK goditi falë Sky ECC organizatën kriminale të njohur si Vëllezërit Çopja, të cilët, nga baza e tyre në Dubai, qarkulluan dhjetëramilionë euro në Shqipëri për të kryer investime apo për të paguar vrasës në një konflikt të përgjakshëm që patën me një grup kriminal rival./ BIRN

Previous Post

“I ngjashëm me urdhrin e Maltës”/ Kulla zbulon “sekretet” e krijimit të shtetit Bektashi: Do të ketë pasaporta, banka, ndërsa kufijtë…

Next Post

Nuk humbet kohë/ Baba Mondi merr vendimin e parë për shtetin e ri, cakton ambasador

Next Post
Nuk humbet kohë/ Baba Mondi merr vendimin e parë për shtetin e ri, cakton ambasador

Nuk humbet kohë/ Baba Mondi merr vendimin e parë për shtetin e ri, cakton ambasador

Celibashi reagon për denoncimin e PD-së mbi “trenin bullgar”: Nëse provohet, kemi të bëjmë me vepër penale
AKTUALITET

Celibashi reagon për denoncimin e PD-së mbi “trenin bullgar”: Nëse provohet, kemi të bëjmë me vepër penale

by Editor
May 13, 2025
0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, reagoi sot nga ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës në lidhje me...

Read moreDetails
Zgjedhjet parlamentare/ “Garuesit nuk ishin në kushte të barabarta”, BE: Pati akuza të shumta për presion mbi votuesit, PS përdori burimet administrative

Zgjedhjet parlamentare/ “Garuesit nuk ishin në kushte të barabarta”, BE: Pati akuza të shumta për presion mbi votuesit, PS përdori burimet administrative

May 13, 2025
SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia e Shtetit dhe BKH po zbaton vendimet

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia e Shtetit dhe BKH po zbaton vendimet

May 13, 2025
Kandidatët preferencialë/ Orlando Rakipi kalon me vota deputetin “veteran” të PS! Blendi Gonxhja renditet i pari në listën e hapur të socialistëve

Kandidatët preferencialë/ Orlando Rakipi kalon me vota deputetin “veteran” të PS! Blendi Gonxhja renditet i pari në listën e hapur të socialistëve

May 13, 2025
Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës vijon, kush nga kandidatët e PD dhe PS ka marrë shumicën e votave

Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës vijon, kush nga kandidatët e PD dhe PS ka marrë shumicën e votave

May 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Celibashi reagon për denoncimin e PD-së mbi “trenin bullgar”: Nëse provohet, kemi të bëjmë me vepër penale

Celibashi reagon për denoncimin e PD-së mbi “trenin bullgar”: Nëse provohet, kemi të bëjmë me vepër penale

May 13, 2025
Zgjedhjet parlamentare/ “Garuesit nuk ishin në kushte të barabarta”, BE: Pati akuza të shumta për presion mbi votuesit, PS përdori burimet administrative

Zgjedhjet parlamentare/ “Garuesit nuk ishin në kushte të barabarta”, BE: Pati akuza të shumta për presion mbi votuesit, PS përdori burimet administrative

May 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al