Taulant Balla: PS do t’i fitojë zgjedhjet vendore të 2023 dhe ky nuk është provokim por fakt sepse ne kemi dëshmuar si një parti e cila është forcë apo fuqi ndryshimi edhe në bashki ku ne jemi rikthyer në qeverisje pas shumë vitesh. Më lejoni të marr shembullin e bashkisë së Kamzës ku janë bërë punë që nuk ishin bërë gjatë 30 viteve. Ne në grupin parlamentar të PS kemi marrë një informacion nga grupi i ekspertëve që angazhuam. Ekspertët që angazhuam pasi morën në konsideratë të gjitha propozimet dhe morën në konsideratë të gjithë propozimet e deritanishme, na kanë sugjeruar që mes propozimeve të ardhura, për zvogëlim apo rritje të numrit.
Në këtë kontekst konkluzioni i ekspertëve është që ne t’i qëndrojmë kësaj ndarje territoriale. Qndrimi ynë është se ndarja me 65 bashki dhe 12 qarqe është më e mira e mundshme.
Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se aksesi rrugor Kakavijë–Janinë, veçanërisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar...
Read moreDetails















